Edhe shoqata jonë humanitare me kryesinë e saj dhe me anëtarët nga katër anët e Zvicrës, reagojmë kundër këtij raporti të z.Marty. Ne kemi përcjellur me shumë interes të gjitha reagimet kundër këtij raporti. Shoqata jonë humanitare, e ka pritur këtë lajma apo “bum” lajm që ka bërë në të gjitha mediat zvicerane dhe ato ndërkombëtare si në atak mbi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Ne bashkatdhetarët që jetojmë në Zvicër, jemi ndjerë shumë të ofenduar dhe shpresojmë, që ky shtet mik historikisht i joni, pra siç është Zvicra, të mos e prish imazin e mirë që e kanë ndaj nesh. Por, jam shumë i bindur, se zviceranët janë mësuar me lloj lloj lajmesh edhe më herët, se Serbia dhe regjimi i saj, bënte lloj lloj informacionesh, për të dëmtuar imazhin e shqiptarëve. Ne e kemi Zvicrën atdhe të dytë dhe e kemi respektin ndaj këtij shteti dhe kombit të saj.
Ne si komb kemi përjetuar luftëra të shumta, duke humbur shumë, por gjithmonë jemi mbrojtur dhe nuk kemi bërë asnjëherë padrejtësi. Lufta e fundit, tregon se regjimi i Millosheviqit ka bërë masakra para syve të botës e këtë e kanë parë të gjithë. Shumë persona ende janë të pagjetur.
Marty është dashur të merret me këto gjëra dhe jo me këtë që e ka raportuar. Na mbahen djemtë në burgjet serbe pa asnjë faj, vetëm e vetëm se janë shqiptarë. Ndaj Raportit të Dick Martyt, duhej vepruar institucionalisht nëpërmjet një padie profesionale dhe reagimi shtetëror serioz. Në këto momente , na duhet të jemi më të bashkuar nëmesveti.
Të bëjmë qeverinë e re të Kosovës dhe të ecim me punë dhe t’ia japim dorën atyre që e meritojnë dhe që punojnë me zemër për të mirën e atdheut. U dha ky raport, kur mbaruan zgjedhjet, lideri i AAK-së në Hagë, djemtë e Preshevës në burgjet serbe, e shumë e shumë probleme tjera dhe doli ky raport.
Ne shpresojmë shumë, se ky raport do të del zero zero fakte, sepse luftëtarët tanë kanë luftuar pët tu mbrojtur.
Ne nuk kemi shkuar në Beograd të luftojmë, por jemi mbrojtur. Në ate shtëpi që po thuhet në Shqipëri „E verdhë“, është e pamundur të bëhen ato që po thuhet apo po aludohet.
Ashtu, po thonë edhe ekspertët e mjekësisë. Ne shpresojmë shumë, se do të jemi fitues edhe gjatë kësaj. Më se e besueshme, se argumente z.Marty nuk do të ketë fakte, mundet të ketë letra nga Serbia dhe propaganda e saj, që në prag të bisedimeve me Serbinë, të dëmtohet proçesi.
Nuk po duam të ndalemi në histori, sepse e dijmë të gjithë, por Serbia është munduar dhe po mundohet, që t’na gjejë në gjum. E ka të kot edhe kësaj here, sepse ne dijmë dhe duam të jemi bashkë dhe ti përballojmë këtyre fortunave të rënda, që kanë kuzhinë diku larg, atje tek Karpatet e Rusisë, nga atje, që vijnë dhe Medvegja jonë mbetet e zbrazët, maltretohen djemtë tanë në Preshevë, e Bujanoc e Medvegjë, përbuzen të drejtat tona, nuk e kemi të drejtën e flamurit, e shumë e shumë padrejtësi tjera.
Ne përshëndesim edhe ambasadorin e Kosovës z.Naim Malaj, i cili ka reaguar menjëherë dhe ka dhënë disa shkrime në mediat zvicerane, që vërtetë jemi gëzuar shumë, që tash e kemi edhe shtetin e Kosovës e ambasadën tonë. Me këtë rast, duhet të jem gjakëftoftë ashtu siç kemi qenë gjitmonë, që të mos dërgojmë ujë në mullirin e armikut dhe drejtësia do ta thotë fjalën e vet.
Me këtë rast, mendojmë, se shteti shqiptarë, duhet ta ndrisë zërin edhe më shumë dhe Kosova, e miqtë tanë ndërkombëtarë.
Në lidhje me këtë raport, kanë reaguar shumë personalitet të botës, sepse janë mësuar me këto gjëra. Prandaj, përmes këtij reagimi, i drejtohemi të gjithë miqëve tanë ndërkombëtarë, që të bëjnë të pamundurën dhe të mos bien pre e provokimeve dhe t’na ndihmojnë në këtë situtë.
Në emër të SHH „Lugina e Preshevës“, Fazli Musliu, nënkryetarë i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ me qendër në Gossau



24 Dhjetor 2010
-Lajmet-