Fully 20 qershor(medvegja.net)
Në mbrëmjen e së shtunës, mbajti koncertin e 15 me radhë humanitarë, koncert tradicional i përvjetshëm në kuadër të Turnirit të futbollit. Si edhe herave tjera edhe kësaj here, këtë manifestim të madh sportivo-kulturoro-argëtues e humanitarë, e nderuan shumë personalitete zvicerane, në mesin e tyre edhe kryetari i komunës, kryetarë partish zvicerane, deputetë kantonal, veprimtarë, sportistë e miqë zviceranë. Kësaj here, nga Medvegja, e nderuan me pjesmarrje edhe dy intelektualët, veprimtarët e njohur për këto treva dhe më gjerë, si Prof.Rexhep Abazi, MSc.Ramadan Beqiri,Prof.Fadil Mustafa.
Kryetari i shoqatës humanitare “Medvegja”, z.Zenel Neziri, i ndihmuar nga kryesia dhe anëtarët e kryesisë e dashamirës të shumë të sportit, shkëlqyeshëm mbajtën koncertin mbrëmë, ku ishin të pranishëm mbi 2000 bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare.
E veçanta e kësaj mbrëmjeje humanitare ishte, se si zakonisht, u zhvillua në natyrë në mes të qytetit Fully dhe muzika shqipe gumëzhoi tërë natën. Artist të mbrëmjes argëtuese ishin Remzije Osmani me vëllaun e saj Nexhat Osmani si dhe artistat e mëdhenjë Stupcat, ku i argëtuan të gjithë të pranishmit.
Para fillimit të programit argëtues, SHK”Medvegja” me një program të shkëlqyer, i fascioni të gjithë të pranishmit dhe me duartrokitje i dhanë mbështetje, kësaj shoqërie dhe drejtuesve të saj e në veçanti shqiponjave të reja e të rinjëve që po rriten dhe edukohen larg atdheut. Të gjithë të pranishmit u ndanë të kënaqur me programin e servuar nga kjo shoqatë dhe artistët në fjalë.

Ndeshja e zhvilluar në mes të deputetëve të kantonit të Valisit dhe veteranëve të Medvegjës

Shaban Uka,Fadil Selmani,Vedat Osmani,Ismet Selmani ,Xhevat Neziri
Ndërsa sot e diel, 20 qershor, po zhvillohet edhe në këto momente sa jemi duke raportuar turniri i futbollit, ku po garojnë shumë ekipe, ose saktësisht 48 ekipe të formuara nga bashkëkombas të të gjitha trevave shqiptare. E rëndësishmja e këtij turniri që po zhvillohet, është se lojërat po zhvillohen fer play dhe nuk ka ndonjë incident.
Organizatorët e këtij manifestimi, kanë menduar për të gjithë të pranishmit, duke u përkujdesur edhe për ushqime tradicionale shqiptare dhe me pije të lloj llojshme. Edhe pse në tërë Zvicrën është një mot i ligë, me riga të shiut, këtu në Fully si mbrëmë ashtu edhe sot, nuk ka shi, kjo tregon shpirtëçiltërsinë e kësaj shoqate, ku të ardhurat e këtij manifestimi siç dihet i dedikohen skamnorëve, jetimëve e invalidëve të luftës. Të pranishëm, edhe këtë vit ishin ekipi i TV Diaspora-RTK, agjencia e lajmeve Albanian Media Center “AMC” dhe Medvegja.net Web Portal . /D.H/ALBANIAN MEDIA CENTER (AMC-Zürich)




22 Qershor 2010 at 7:23 am
Diaspora e Medvegjes eshte shume e organizuar dhe aktive. Si e tille Ajo luan nje role te madhe per ceshtjet me madhore te Kombit:prosperitetin e dy shteteve tona, afirmimin e vlerave historike e kulturore ne Bote dhe ruajtjen e traditave dhe gjuhes tone te bukur, te kthjellte dhe t’embel.Natyrisht, punon shume edhe per qendrimin dhe kthimin e Shqiptareve ne Trojen e shejte Shqiptare- ne Medvegje.
Nje numer i madhe i Medvegjasve, te shperndar neper Bote, nuk pati mundesi dhe kenaqesi te marrin pjese ne kete Tubim madheshtor, por, “Medvegja.net”,me reportazhen dhe fotografite e mrekullueshme nga manifestimi, mundesoi qe te ndjehet ajo atmosfere e jashtezakonshme te cilen e imponoi pjesemarrja e mbi 2 000 njerezve, e artisteve te medhej te Kombit, mysafiret si dhe perfaqesuesit e Medvegjes- veprimtaret dhe profesoret.
Eshte kenaqesi te mesosh se ata pak nxenes qe shkollohen ne shkollat Shqipe ne Medvegje (shpresojme se shume shpejt do te ket edhe me shume- si dikur), i edukojne dhe arsimojne mesues, arsimtare, por, edhe intelektual me tituj akademik te profesorit dhe magjistrit.
Dashuria ndaj Vendelindjes, me se miri kultivohet edhe permes aktiviteteve, sic ishte ky i organizuar ne Zvicer, nga SHH “Medvegja”.
23 Qershor 2010 at 2:52 pm
Shum Nje Pune Te Mir Keni Be Edhe Ju Si Forum Edhe Shoqata Humanitare MEDVEGJA Por Kisha Pas Deshir Me Dit Se Per Qka Dhe Kur Do Te Shfrytezohen Ato Mjetet e Mbledhura
27 Qershor 2010 at 10:38 pm
Në Gjenevë më 27 qershor 2010.
Përshëndetje Bashvendas të nderur, një përshëndetje të veçant për Gurbetqarin dhe për Diarin. Sa i përket Gurbetqarit kam përshtypje se qenka mirë i njoftuar me aktivitetin e SHH Medvegja dhe i shprehi falëminderime për analizën reale që e bëri në komentin e tij, ndërsa Diarit në pika të shkurta mund ti them se sa i përket mjeteve të tubuara jo vetëm nga ky aktivitet, SHH Medvegja zbaton plan-programin e saj nga organi drejtues konformë rekomandimeve dhe vendimeve të aprovuara në forumet e rregullta që mban kjo shoqatë. E siguroi at edhe të gjithë të tjerët se në SHH Medvegja punohet me transparenc totale dhe me pikëpërshmëri zbatohen aktet normative të aprovuara nga organi suprem që janë pikërisht anëtarët e rregullt të kësaj shoqate. Ju me siguri jeni të njoftuar se kemi kontribuar aty ku është paraqit nevoja,me mjete dhe forma që nai imponoi koha.Për medvegjën jemi angazhuar në vazhdimësi,ndërsa pas shpërnguljeve etnike “nën heshtje” Medvegjën e kemi prioritet i prioriteteve dhe jemi duke dëshmuar konkretisht në kët drejtim.Besojmë shumë dhe jemi optimist në kët drejtim, se pos tjerash edhe Zoti i madhë do ti bekoi të gjithë Shqiptarve kudo që jemi,e në veçanti Medvegjën dhe Medvegjasit Iliro-Dardanë, edhe pse për momentin jetojmë në ato rrethana që nga Bota demokratike cilësohen si apsurde. Nga shumë analist dhe veprimtar të dalluar të kësaj ane,Medvegja trajtohet me prioritet dhe është cilësuar si pjesa më e brisht e hapësirës Shqiptare, për ç’ka vite me radhë jemi duke u përpjek që proçesi i jonë të ketë një kontinuitet të vazhdueshëm.Dhe kemi poashtu bindjen si dhe përkrahjen e gjërë në kët drejtim.Ne vetëm nuk dëshirojmë të biem në kundërthënje dhe keçëkuptime me vëllazërit tonë të gjakut, se sa për tjerët as që na brengos mendimi,qëllimi dhe veprimi i tyre, sepse ne s’ju kemi frigue as regjimit të kryekasapit të Ballkanit, e mos të flasim për të tjerët.Me nderime Fadil Selmani, Gjenevë-Zvicër.
28 Qershor 2010 at 9:51 pm
Shum Mir Fadil Por Un Vetem Nje Pytje Dua Ta Bej a Keni Ndihmuar Ndonje Shqipetar Te Kthehet Ne Medvegj Shpresoj Qe Ta Keni Ber Kete Gje.
29 Qershor 2010 at 11:20 pm
Gjenevë më:29 qershor 2010.
Po Z.Diar kemi ndihmuar disa Familje në programin e kthimit, njëkohësisht e financojmë udhëtimin e nxënësve Shqiptarë në Shkollën e Mesme në Medvegjë dhe kemi qenë pikërisht inicues për hapjen e Shkollës në fjalë.Në kët drejtim kemi gjetë përkrahje të gjithanëshme,ndërsa angazhim dhe përkrahje konkrete kemi posaqërisht nga Intelektualët e Medvegjës. Njëherit ndihmojmë rregullisht Familjet që jetojnë në Medvegjë me mjete matriale, ndihmat për momentin shpërndahen nga një komision i SHHM, i cili drejtpërdrejt bënë shpërndarjen e ndihmave dhe është nën patronazhin e SHH Medvegja. Me nderime Fadil selmani
30 Qershor 2010 at 7:30 pm
Ehh Zoti e Shperbleft Punen Tuaj …
18 Korrik 2010 at 12:23 pm
Ashtu rastësisht i lexova disa komente. Thënë shkurt, Shoqata humanitare “Medvegja” është shembulli më i mirë i të gjithë shqiptarëve, se si duhet punuar bashkë drejt qëllimeve të mëdha. Kjo shoqatë lirisht mundemi të themi se është emblemë e humanitetit në Zvicër e më gjerë. Jo më pak se dy dekada veprimtari, ndihma të ndryshme e në lloje të ndryshme, si në Shqipëri, Kosovë Lindore, Maqedoni,Kosovë e ku jo… Në çdo cepë të tokës mëmë. E përshëndes për fjalët modeste që i ka dhënë në këto komente z.Fadili i cili me shpirt e zemër është për këtë shoqatë, bashkë me të gjithë kryesinë dhe anëtarët. Unë kam përcjellur këtë shoqatë dhe ka notën 10 më të mirën të mundshme, për çdo organizim. Ku ka më të mirë, se sa edhe vetë kryesia paguan biletën e koncertit dhe paguan pijet vetë. Vërtetë është no koment. Nuk është mirë të diskutohet me fjalë boshe për këtë shoqatë, sepse dita e mirë shihet në mëngjes. Sa e sa burra të mëdhenj zviceranë, personalitet e respektojnë këtë shoqatë dhe kjo shoqatë është duke ngritur zërin për Medvegjën, sepse të tjerët po flejnë dhe kjo po shihet. Perendia i shpërbleftë të gjithë ata që punuan për Medvegjën dhe që po punojnë. Respekte shpirtërore, dashnim hebibi-zvicër