RSS

SHKA “Medvegja” në “Festën e Pesë Kontinenteve”

26 Qershor 2010

-Lajmet-

SHKA “Medvegja” në “Festën e Pesë Kontinenteve”

Prezantim i denjë i kulturës shqiptare

Martigny/Zvicër, 26 qershor 2010(medvegja.net)

SHKA “Medvegja”, me seli në Fully të Zvicrës, mori pjesë në “Festën e Pesë Kontinenteve”, me ç’rast u shfaqën vlerat kulturore dhe artistike të shqiptarëve, në një manifestim me karakter mbarëbotëror

Në qytetin e Martigny të Kantonit të Valaisit, tash e shumë vjet organizohet manifestimi tradicional “Festa e Pesë Kontinenteve”, nën patronatin e Komunës Martigny. Deri më tani në këtë festë kanë marrë pjesë shumë shtete nga Afrika, Evropa, Azia, Amerika dhe Australia.
Mirëpo, ky vit pa dyshim se është i veçantë për shqiptarët që jetojnë në Zvicër, ngase është hera e parë që në një festë me përmasa të tilla merr pjesë edhe një shoqëri kulturore artistike shqiptare.

Ishte kjo shoqëria kulturo-artistike “Medvegja”, me seli në Fully, e cila e përfaqësoi denjësisht, jo vetëm Medvegjën dhe shqiptarët nga kjo trevë, por mbarë kombin shqiptar.
E drejtuar nga zotërinjtë Sadik Baftiu, Musa Neziri e Sadri Pajaziti, kjo shoqëri dëshmoi dhe shfaqi vlerat kulturo-artistike para mijëra njerëzve të pranishëm të kombeve të ndryshme, si ambasadore e denjë e kulturës shqiptare në Zvicër.
Kryetari i shoqatës humanitare “Medvegja” në Fully të Zvicrës, z. Zenel Neziri, në kuadër të së cilës vepron kjo shoqëri kulturo-artistike, deklaroi për medvegja.net se ndihet krenar që më në fund u krijua mundësia që edhe shqiptarët të dëshmojnë para botës se janë komb që dinë të krijojnë vlera të mirëfillta.

- Shoqëria kulturo-artistike “Medvegja”, me seli në Fully, pak para nisjes për në “Festën e Pesë Kontinenteve”

- Defileu nëpër qytet i pjesëmarrësve me flamurin kombëtar dhe atë të Zvicrës

- Publiku i shumtë i përcolli me vëmendje të gjitha pikat e interpretuara

- Vallet dhe këngët me çifteli ishin pika mbresëlënëse për të pranishmit e shumtë

- Valle tërheqëse nga një grup vajzash

Shkruan: Burim Uka/medvegja.net

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply