Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë, ka shënuar sot ditën e saj të themelimit
Raincë-Preshevë 24 maj 2011(medvegja.net)
Të pranishëm në këtë manifestim përpos nxënësve, arsiomtarëve, udhëheqës të shkollës ishin edhe qytetarë të shumtë të fhsatit Raincë, ish arsimtarë të kësaj shkolle, misafirë të ndryshëm si dhe përfaqësues të pushtetit lokal të Komunës së Preshevës. Manifestimi e sotëm kushtuar kësaj shkolle e hapi drejtori Avni Ibrahimi, i cili paraqiti një historiat të shkurtër të shkollës që ai drejton, që nga hapja e saj e deri në ditët e sotme.
Ndërkaq më pastaj u ndanë edhe shpërblime për nxënësit më të mirë të shkollës “Zenel Hajdini” që kanë qenë pjesëmarrës në gara komunale, si dhe mirnjohje për personalitete që kanë ndihmuar këtë shkollë, kurse nxënësit kishin pregaditur edhe një program kulturoro – artistik.
Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” është hapur në vitin 1953, si shkollë tetëvjeçare në gjuhën shqipe dhe serbe, ku radhitet ndër shkollat e para fillore të themeluara në komunën e Preshevës, me përfshirjen e të gjithë nxënësve të fshatit raincë, dhe të një numri që erdhën nga fshatrat Letovicë, Nasalc, Bilaç, Samolic dhe disa fshatrave tjerë të afërta me Raincën. Në vitin 1978 në shkollë mbeten vetëm 3 nxënës serb dhe po atë vit ndërpritet mësimi në gjuhën serbe. Prej vitit 1967 kjo shkollë e ndryshon emrin nga ai i mëparshmi “Bratsvo” në atë të tanishmin që mban edhe sot me krenari të heroit kombëtarë “Zenel Hajdini”.
RTV Presheva


26 Maj 2011 at 9:53 pm
Edhe shkolla fillore ne fshatin Tupall e cila mban emrin e herojit ZENEL HAJDINIT sod me 24 maj festoj diten e shkolles.