Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë e shënoi ditën e saj
Tupallë, 27 maj 2011(medvegja.net)
Me intonimin e himnit të flamurit kombëtar shqiptar, mësimdhënësit dhe nxënësit e Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë e shënuan Ditën e Shkollës, 24 Majin. Si çdo vit, edhe kësaj here në mënyrë të veçantë është shenuar Dita e Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë. Pasi e intonuan himnin kombëtar, nxënësit e shfaqën edhe një program kulturor e artistik. Ndërkohë, një fjalë rasti e mbajti drejtori i shkollës, zotëri Sheqir Aliu, i cili i përgëzoi nxënësit dhe punëtorët për këtë ditë të veçntë. Për dallim nga herët e tjera, kësaj radhe nuk pati mysafir të ftuar.
Në fund, për nder të Ditës së Shkollës, që përkon edhe me ditëlindjen e Heroit të Popullit Zenel Hajdini, u mbajt edhe një koktej rasti



28 Maj 2011 at 9:25 pm
SHKOLLES FILLORE ,,ZENEL HAJDINI” NE TUPALLE SI DHE DREJTORIT SEBASHKU ME PUNTOR DHE NXENES URIME-URIME DITA E SHKOLLES NGA BASHKSIA LOKALE E TUPALLES
28 Maj 2011 at 9:36 pm
MERZIA ME KAPLOJ
PER VENDLINDJEN TIME
SI DHE PER SHKOLLEN
KU KAM BER MESIME.
U LINDA, U RRITA
NE FSHATIN TUPALLE
ATY KAME MESUAR
SHKRONJEN E PARE.
29 Maj 2011 at 6:58 am
Sokol Halimin, kryetarin e Bashkesise lokale-Tupalle, koha do t’a mbaje ne mend:
– si kryetare te suksesshem;
– si kryetare qe drejton kete Bashkesi lokale ne kohe shume te veshtire per Tupallasit dhe per te; dhe
– si, deri tani, te vetmin “kmet” te ketij fshati te famshem dhe te dashur qe shkruan poezi (madje poezi te bukura kushtua Vendlindjes).
Ju lumte Z-ti Kryetar dhe deshiroj qe, gjate mandatit Tuaj (pra shume shpejte) kjo vater e edukimit dhe arsimimit te femijve Shqiptare- Shkolla fillore “Zenel Hajdini”, te shenoje Diten e saj me shume me shume nxenes e arsimtare dhe me shume prinder, qytetare te Tupalles dhe rrethines dhe me shume mysafire.Atehere, merzine per Vendlindjen (qe me Ty e ndajme te gjithe)dhe ku te gjithe kemi mesua “germen e pare” do t’a kaploje gezimi, krenaria e lumturia.
29 Maj 2011 at 7:00 pm
zotri gerbetqar ju faleminderoj per ket shkres, por krenohem qe jetoj ne tupalle dhe mundem te theme se ne tupalle ne jemi te gatshem qe ta ndihmojm gjdo te interesuar qe ka deshir te bej ndonje hap per vendlindje e jo me prapavi politike .
mundem tju tregoj se ne gjdo vit me mjete te 1 majit keta nxenes te shkolles i shetisim ne nje eskurzion 1 ditor dhe nxenesit i kan tegjitha hargjimet e paguara.
ne kemi qen me nxenes ne prekaz kemi vizituar varrin e komandantit legjendar ADEM JASHARIT si dhe vorrin e kingjit e kemi qene edhe ne lugin dmth ne preshev dhe bujanovc.
edhe ket vit sigurisht i qojme nxensit naper republik te kosoves ne eskurzion nje ditor dhe tegjitha hargjimet i mbulon kshilli organizativ i nje majit.
sa i perket poezis une zemra me dhem per vendlindje dhe kam diku 260 poezi te pregaditura krejt per medvegjen dhe per tegjitha fshatrat shqiptare te medvegjes.
NE KOMUN TE MEDVEGJES DHE FSHATRAT NE RRETHIN
PUNOJN SHKOLLAT SHQIPE
GJITH BOTA E DINE.
SERBIA E VOGEL
ME TENTIM TE MADH
MUNDOHET ME DHUNE
SHKOLLAT SHQIPE TI NDAL.
RESPEKT PER TEGJITH