
Svircë-Medvegjë, 13. VIII. 2010 (medvegja.net)
Një delegacion i Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër, i prirë nga kryetari Zenel Neziri, e ka vizituar familjen e Adem Ramës në Svircë të Medvegjës.
Me këtë rast, delegacioni i shoqatës u njoftua nga kryefamiljari i familjes së posakthyer me problemet që ka hasur pas kthimit, në veçanti me problemet ekonomike me të cilat kjo familje ballafaqohet.
Me këtë rast u shtrua nevoja për punësimin e ndonjë anëtari të kësaj familjeje, në ç’mënyrë do të mundësohej një jetë më normale.
Kryetari i shoqatës, z. Zenel Neziri shprehu konsideratën e tij dhe të shoqatës që ai drejton për t’i dalë në ndihmë çdo familjeje që kthehet në Medvegjë. Me këtë rast, familjes Rama iu premtua një ndihmë prej 1000 eurosh, mjete këto që do të shërbejnë për blerjen e një lope për qumësht, në radhë të parë.

z.Zenel Neziri,kryetari i shoqatës Medvegja në Zvicër
Z. Ademi, kryefamiljari i kësaj familje, shprehu falënderimet e përzemërta për shoqatën “Medvegja” në Zvicër. Njëherësh ai falënderoi për vizitën e dytë brenda një kohe shumë të shkurtër.
Vlen të theksohet se familja e Adem Ramës është kthyer në Medvegjë para 2 muajve, ndërkaq është vendosur në Svircë, afër xhamisë së Siarinës, dhe ka 8 anëtarë, ndërkaq më parë shoqata “Medvegja” ia kishte ndarë një shumë simbolike prej 200 Chf.

14 Gusht 2010 at 10:23 pm
ehhh shyqyr nashta po kthehet najnjo por prioritet i joni eshte qe njeher per njeher tia sigurojm nje jet normale familjes rama.
18 Gusht 2010 at 7:22 pm
Eselamu alejkum
Duhet bërë ç’mos që të gjithë të kthehen në trojet e veta shekullore.Përshëndetje nga Bujanoci.
Ues selamu alejkum