RSS

Shoqata Humanitare Medvegja në Zvicër reagon ndaj raportit te Dick Marty

23 Dhjetor 2010

-Lajmet-



Shoqata Humanitare Medvegja në Zvicër
Case Postale 219
1926 Fully
23 Dhjetor 2010

K O M U N I K A T – R E A G I M

Lënda : AKUZAT APSURDE Të DICK MARTY ( DIK MARTIQ )

Shoqata Humanitare MEDVEGJA në Zvicër reagon ashpër ndaj Raportit apsurd të Europarlamentarit Dik Martiq dhe shprehim indinjatën tonë të thellë për akuzat apsurde drejtuar kundër Kryeministrit të Kosovës në dorheqje Z.Hashim Thaqi dhe UçK-së.

Akuzat e tipit Martiq, s’janë asgjë tjetër pos vazhdimësi të akuzave të filluara nga ish kryeprokurorja e TPI Karla Del Ponte e cila siç dihet pas përfundimit të mandatit të saj, për tu resursuar me kriminelët për të cilët ishte e detyruar të mbante padi e akuza, shkoi në Beograd dhe bëri at që bëri, epilogu i së ciles u pa shumë shpejt. Këto akuza rivazhdojnë fill pas largimit fizik të mikut të përhershëm të Kombit Shqiptarë i ndjeri Z.Riqard HOLLBRUK që nai rikujton momentin kur ju drejtua Z.Havier Sollana(sekretar i Natos n’at kohë) dhe me buzëqeshje i tha diplomacia mori fund, tani fjalën e ka Nato, ku ky i fundit u përbi tri herë dhe i mbeti fjala në fyt, por mëm në fund qe i detyruar ta shpallë kampanjën e bombardimeve mbi qarqet ushtarake serbe në ish jugosllavin e mbetur.

E kur disa vite më pas e pamë që i njejti ishte avokat i Sërbisë dhe këshilltarë e mik i denjtë, s’duhet kërkuar më shumë për ta kuptuar se akuzat për të ashtuquajturat ”trafikim me organe njerzore” sot vinë pikërisht nga një KOMUNIST i përbetuar e i mbveshur me petkun e demokracis, vinë pikërisht në momentin kur pritet të fillojnë bisedimet teknike me Sërbine dhe kur Kosova ka dalë nga zgjedhjet e brishta të 12 dhjetorit dhe është në pritje të formimit të Qeverisë dhe Institucioneve tjera përkatëse.
Pra vinë nga Martiqi i cili ishte kategorik kundër Pavarsisë të Kosovës, mirpo qëndrimi i tij n’at kohë u balejua me 10 vota për e 5 kundër në Komisionin Parlamentarë Zvicëran për politik të jashtme.

Si ekskluzivitet për herë të parë po e njoftojmë opinioni e gjërë Shqiptarët, se më 17 shkurt kur u shpall Pavarsia e Kosovës, SHH Medvegja në Zvicër mbajti një manifestim Festivë të paparapara deri më tani në Fully dhe mysafir specjal patëm një anëtarë të Komisionit Parlamentarë Zvicëran për Politik të mbrenshme i cili para përfundimit të manifestimit, organit drejtues të shoqatës me shkrim nai solli qëndrimin e tij pro Pavarsis të Kosovës dhe partis që përfaqëson si kryetar i saj, që njëherit është parti vendimarrëse në politikën Zvicërane . Komisioni në fjalë përbëhet prej 9 anëtarëve dhe në votën finale 5 ishin pro Pavarsisë të kosovës e 4 kundër, që nënkupton se Dik Martiqit Kryetar parlamentar i politikës së jashtme si mbeti hapësir për ta penguar Pavarsin e Kosovës… sepse në Zvicër kur një organ tejet i rëndësishëm siç është KPPMZ prononcohet pro një çështje, atëherë tradicionalisht edhe KPPJZ ndjek hapat identik.

Të nderuar Bashkatdhetarë në Kosovë e më gjërë.

Ju jeni dëshmitarë që SHH Medvegja në Zvicër ka qenë, është dhe do të vazhdoi të jetë ç’do herë me Kosovën. Si OJQ kemi përkrahë e ndihmue proçeset e kohës dhe bëjmë pjesë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, arsye për çka nuk mund ti mbyllim sytë para akuzave monstruoze të mafias komuniste ndërkombëtare.
Në radhë të parë për hirë të ndërgjegjjes së shkylqyer Shqiptare, miqve dhe përkrahësve të shumtë të Kombit si dhe ndaj Zvicres si një shtet i dëshmuar mik i popullit Shqiptarë. Prandaj qëndrimi i Martiqit s’korrespodon as për së afërmi me politikën dhe qëndrimin e Zvicres e cila ishte një ndër shtetet e para që e pranoi Pavarsin e Kosovës, prandaj çdo her kur preket imazhi i jonë i shkëlqyer duhet të reagojmë si Kombë. Në t’njejtën kohë duhet ta kemi të kjart se akuzat e lartëpërmendura kanë qëllime të rrezikshme për çka jemi të mendimit se ka ardhë koha të kërkojmë llogari nga secili që prek në ndërgjgjegjen e Kombit.

Na frystron pa masë levatimi që vazhdimisht po i bëhet sërbisë, e cila në vend se ta ulin kokën dhe të kërkojnë falje pubike për gjenocidin e bërë mbi Popullin Shqiptarë (gjenocid i cili në forma të ndryshme po vazhdon se një shekull e gjysmë) përfshirë këtu kompenzimin matrial si çdo tjetër regjim kriminel që u dënua deri më sot, ajo akoma vazhdon t’na provokoi dhe nënçmoi edhe pse akoma na e ka të uzurpuar mbi të tretën e teritorit të saj… thjesht si Kombë jemi të vetëdishëm mbi qëllimet finale të akuzave në fjalë, për çka përkrahja e jonë për Institucionet e Kosovës është logjike, se kur prek mbi Kosovë është një soi si të prekësh në syrin tonë pamvarsisht se sa ne aderojmë në filozofin e udhëheqësis aktuale të Kosovës.

Në anën tjetër mendojmë se duhet shfrytëzuar të gjitha metodat demokratike të protestimit dinjitoz, dhe tani kur këtu në Zvicër kemi Ambasadën dhe përfaqësit tjera duke pasë parasysh numrin e madhë të bashkatdhetarve që jetojnë këtu mbi 300.000 mijë, ky potencial duhet shfrytëzuar. Në kët drejtim jemi të gatshëm ta kryejm at që kërkohet prej nesh .

Institucionet përkatëse në Kosovë besoi se e kanë kuptuar që ka ardhë koha e duhur ti thojnë STOP Sërbisë dhe t’mos bien pre e provokimeve të Martiqëve,për ta zbehur pozitën në bisedimet e ardhëshme teknike, se deri më tani gjarpërin e kemi prek vetëm në bisht e kur at e prek në bisht kuptohet se të kafshon, që nënkupton goditje direkte në kokë në mënyrë që t’ipen shpjegime të hollësishme për të gjitha çështjet e hapura përfshir këtu edhe ilegalitetin e vetë shtetit të Sërbis aktuale, sepse siç e thekësuam më parë, ajo sot për sot është e shtrirë dhe shfrytëzon ilegalisht mbi një të tretën e teritorit të uzupruar dhe okupuar me dhunë. Andaj mjaft me politik defanzive se mund t’ju garantojmë se ajo është tepër e vetëdishme se Kosova ka marrë fund për Sërbinë njëher e përgjithmon dhe fokusimin aktual e bënë pikërisht që Shqiptarët disi t’mos vetëdijësohen e të mos kërkojnë as më shumë e as më pakë sesa çka na takon.
Një prej strategjive tjera është reagimi i shpejt,real dhe dinjitoz në mënyrë që opinioni i gjërë të njoftohet me kohë, sepse shpifjet dhe intrigat e Martiqit s’korrespodojnë as për së afërmi as me qëndrimin e opinionit publik ndërkombëtarë.
Në kët kontekst e përkrahim drejtësin ndërkombëtare dhe vendore për hetime të çfardo lloi supozimi ( edhe pse paraprakisht e dimë epilogun për të ashtuquajturat trafikim me organe njerëzore), por dikush duhet të japin llogari se është ligj i demokracis. Ne po ashtu me mundësit tona jemi kaherë kundër çdo lloi dukurie negative dhe kushë është ai njeri normal që me mundësit e veta s’tenton ta pengoi kët dukuri e mos të flasim për organe kompetente dhe instanca tjera që janë të ngarkuara për këto dukuri. Si përfundim pysim? kush është ai që mund t’na bindin se Martiqi s’është i aplikuar ndoshta edhe me pedofili pasi që me çdo kusht po e kryen punën e sllavizmit, sepse nga logjika e shëndoshë e njeriut s’mund të kuptohet ndryshej…

Duke shpresuar se një herë e përgjithmon do t’marin fund akuzat apsurde, pranoni përshëndetjet dhe konsideratat vëllazërore të nderuar bashkatdhetarë.

Me nderime nga Administrata e SHPH Medvegja në Zvicër, Fadil Selmani Sekretar

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply