Fully, 15-16 tetor(medvegja.net)
Shoqata Humanitare “Medvegja”, edhe kësaj here përfaqësoi për dy ditë me radhë kombin tonë. Dita e parë ishte e veçantë, sepse përveçse që ishte prezent edhe kryetari i komunës së Fully, i pranishëm ishte edhe kryetari i partisë CVP z.Christophe Darbellay, i cili me të ardhur në mesin e medvegjasëve, ndër të tjera tha: “Rroftë Medvegja, rroftë flamuri, rroftë populli shqiptarë”.
Shoqata Humanitare “Medvegja” me qendër në Fully të Valisit, gjithnjë e më shumë, e pranueshme në mesin e miqëve tanë zviceranë edhe ate në festat e tyre tradicionale.
Se ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në paraqitjen e kulturës, traditës dhe historisë sonë kombëtare para miqëve zviceranë, ky fakt nuk e duron arsyetimin, sepse mjafton të prezentoni në festat kombëtare apo të tjera tradicionale qoftë të zviceranëve apo komuniteteve tjera që jetojnë në këtë pjesë të Zvicrës dhe do ta shihni, se SHH “Medvegja”, gëzon autoritet të madh, duke ardhur afër tyre, kryetarë komunash, ministra, drejtorë shkollash dhe kryetar partish me nivel të lartë zviceranë.
E shtuna dhe e diela, ishte edhe një vulë tjetër, ishte edhe një argument tjetër, kur të tjerët janë në gjum të dimrit, edhe pse tash më jemi në stinën e vjeshtës, kjo shoqatë po lobon më së miri, për ti treguar edhe njëherë miqëve tanë zviceranë, se Medvegja është shqiptare, Medvegja ka qenë shqiptare dhe do të jetë shqiptare, si dhe kombi ynë në përgjithësi është paqësorë, tolerantë dhe mikëpritës, e padyshim shumë i vjetër në këtë planet.
Festa e gështenjave, është festë tradiconale e kësaj pjese zvicerane, ku i tërë qyteti Fully paralizohet për të mirë, për të festuar këtë festë, që daton me dekada dhe simbolizon një verë të bereqetshme dhe frymëzim për të punuar edhe më shumë dhe për të qenë bashkë gjithnjë, padyshim race, gjuhe, feje apo kombi, por me rëndësi, që të jesh njeri i mirë dhe punëtorë. Që në hyrje të qytetit shiheshin policë kantonal zviceranë, që kishin rezervuar rrugë alternative, për të hyrë në qytet, që të mos ketë pengesa për parakaluesit e shumtë, por me tu afruar ne tek kjo patrullë e policisë, i njoftuam se jemi të ftuar nga SHH” Medvegja”, ata menjëherë na drejtuan rrugës kryesore, ku e kishim pasur edhe parkun e rezervuar, pra edhe këtu shihet, se kjo shoqatë humanitare, është shembulli më i mirë i mirëkuptimit. Kryetari i SHH “Medvegja” z.Zenel Neziri, një bëmirës i madh, patriot me plotë kuptimin e fjalës, ishte me emocione të shumta pozitive, duke pritur e përcjellur zviceranë dhe popuj tjerë që jetojnë në këtë pjesë të Zvicrës, duke i treguar për historinë tonë kombëtare, traditën dhe kulturën, ku ishte vendi i posaçëm i komunitetit tonë që të përfaqësojnë veten.

Flamuri ynë kombëtarë valonte përballë atij zviceran dhe aty afër ishte edhe i shtetit tjetër mik të kombit tonë Britanisë dhe nuk u durua pa i thënë këto fjalë z.Neziri: “A shihni, në mes të Zvicrës, ku nuk kemi lindur, valon lirshëm flamuri ynë kombëtarë, e atje, ku kemi të parët tanë, atje ku kemi lindur, nuk lejohet të vendoset flamuri e të mos flasim më shumë, kjo vërtetë është rrënqethëse dhe ne u jemi mirënjohës këtij shteti”. Në vendin e caktuar, ku i takonte SHH”Medvegja”, ishin të pranishëm disa nga veprimtarët tanë të shoqatës humanitare, të cilët, kishin sjellur gatime të ndryshme nga kuzhina jonë shqiptare, që shumë zviceranë vinin dhe i shijonin.
Shoqata Humanitare “Medvegja”, edhe kësaj here përfaqësoi për dy ditë me radhë kombin tonë. Dita e parë ishte e veçantë, sepse përveçse që ishte prezent edhe kryetari i komunës së Fully, i pranishëm ishte edhe kryetari i partisë CVP z.Christophe Darbellay, i cili me të ardhur në mesin e medvegjasëve, ndër të tjera tha: “Rroftë Medvegja, rroftë flamuri, rroftë populli shqiptarë”. Me z.Darbellay patëm rastin të bashkëbisedojmë, ku ai vërtetë kishte respekt të veçantë për gjithë shoqatën humanitare “Medvegja” e sidomos për kryetarin Zenel Neziri, të cilët ai tha, se përfaqësojnë më së miri kombin shqiptarë dhe unë e marr si shembull të mirë gjithmonë këtë shoqatë, ne jemi gjithmonë në festat që organizohen nga kjo shoqatë dhe vërtetë jemi shumë të kënaqur me punën që bëjnë dhe janë me plot kuptimin e fjalës të integruar në shoqërin tonë.
Unë me kënaqësi do të marr pjesë gjithmonë në festat që organizohen nga SHH “Medvegja”, kuptohet atëherë kur jam i lirë.” Në shenjë respekti, kryetari i SHH “Medvegja”, cakrroi gotat e gëzimit me z.Darbellay, ku të pranishëm ishin edhe publicisti, njëherit pionieri i gazetarisë shqiptare Mr.sc. Llukman Halili si dhe ambasadori i Paqes Mr.sc. Dashnim Hebibi. Përpos prezenetimin të kuzhinës sonë shqiptare para të pranishmëve, SHH” Medvegja” u prezentua edhe me program artistikë nga Shoqëria Kulturo Artistike “Medvegja” me drejtim të Musa Nezirit. Veshja kombëtare shihej në katër anët e këtij qyteti, ndërsa nga aportalantat për disa orë me radhë, herë pas here, i njoftonte të pranishmit, se së shpejti, Medvegja, prezenton një program të pasur kulturo artistikë. Me të ardhur koha e programit, u mblodhën me qindra zviceranë, për të përcjellur programin e SHH “Medvegja”, të cilët, në shenjë kënaqësie dhe falënderimi, i duartrokitën disa herë të rinjtë e të rejat nga Medvegja.
E pamundur të përshkruhet me fjalë ky prezentim i shkëlqyer i medvegjasëve, por kjo tregon edhe njëherë, se mërgimtarët medvegjas, nuk do ta harrojnë asnjëherë Medvegjën dhe zëri i Medvegjës është në zemrat e miqëve më të mirë zviceranë dhe do të punohet edhe më shumë, që të mos harrohet Medvegja. Për më shumë flasin fjalët./Besnik HEBIBI, Fully/



23 Tetor 2011 at 9:52 am
Eshte kenaqesi e madhe kur mesojme per nje aktivitet te tille kulturor. reprezentativ dhe kombetar te vellezerve dhe motrave, mergimtare nga Medvegja.Mbase keta jane ambasadoret me te mire te shqiptareve dhe jane ata te cilet ne menyren me dinjitoze, me pune , me ndere, me sinceritet dhe me guxim po e prezentojne shqiparine ne boten demokratike te perendimit.
Une nga zemra uroj bijte dhe bijat e shqiptareve te Medvegjes qe te vazhdojne keshtu pa u ndalur dhe pa u stepur neper te gjitha sfidat e jetes.
Por, i kisha lutur qe perveq prezantimit te denje ne kete bote demokratike te bejne hapa ne lidhjen e perendimit me Medvegjen per te investuar ne zhvillimin e saj. Te behen ure lidhese ne mes te resurseve financiare dhe te kapitalit dhe te resurseve njerezore e naturore te Medvegjes dhe Kosoves Lindore.
Pergezoj ne vecanti stafin udheheqes te SH.H. Medvegja dhe te Sh.K.A. Medvegja, me ne krye z.Zenel Nezirin e te tjeret.