Shoqata humanitare “Medvegja” me qendër në Fully të Zvicrës, kremtoi madhërisht 97 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, si dhe festoi ditën e Kurban Bajramit
Zenel Neziri: “Kremtojmë 97 vjetorin e shtetit shqiptarë dhe me zemër jemi në Medvegjë”
“Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Kjo datë emblematike në memorien e kombit tonë na shërben që asnjëherë mos i harrojmë gjurmët e së kaluarës sonë të lavdishme. Me krenari të madhe dhe besim të plotë uroj që këtë ditë ta kremtojmë në paqe dhe të ardhme më të mirë për të gjithëve. Përkulem me nderim dhe respekt të veçantë para kujtimit të atdhetarëve të mëdhenj të kombit tonë, nga të gjitha viset shqiptare, të cilët, në themelin e shtetit vendosën jetën, dijen, pasurinë dhe gjithçka që kishin, të atyre atdhetarëve që sakrifikuan dhe luftuan me pushkë dhe me pendë për lirinë dhe pavarësinë e vendit”-tha ndër të tjera z.Neziri.
Fully, nëntor(medvegja.net)
Shoqata humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Valisit-Zvicër, nga të gjithë njihet si ambasadore e denjë apo ministre e jashtme e Luginës së Preshevës, sepse zëri i saj është dëgjuar sa herë që është kërkuar në atdhe dhe është shembull për të gjithë, se si duhet të jemi të bashkuar dhe se si kemi suksese kur jemi unik dhe kur respektohemi mes veti. Me një anëtarësi të gjerë dhe me organizim shembullor edhe sivjet, kjo shoqatë, kremtoi datëlindjen e shtetit shqiptarë në Fully të Valisit, në Medvegjën e dytë, që njihet ky vend nga shumë bashkatdhetarë, sepse në këtë pjesë të Zvicrës, janë shumë familje nga Medvegja. Salla ku u kremtua kjo festë ishte Democratik në qendër të Fully, Demokratik, sepse Medvegja, gjithnjë është për demokraci dhe për unitet e punë, për një të ardhme të mirë. Ishin mbledhur me qindra medvegjas, në mesin e tyre edhe bashkatdhetarë nga treva të ndryshme të atdheut, për të festuar me medvegjasit 97 vjetorin e shtetit shqiptarë dhe festën e Kurban Bajramit. Si gjithmonë edhe kësaj here, punë të madhe kishte bërë arqitekti i kulturës së kësaj ane z.Musa Neziri, i cili me shqiponjat e vërteta të artit, SHKA “Medvegja”, prezentoi një program të shkëlqyer. Kryesia e shoqatës, si z.Zeneli, Fadili, Namani etj, përcillnin çdo gjë që ecte në këtë ambient, vetëm e vetëm, që të kalojë mirë ky program.

Është shembull i së mirës, kjo shoqatë, sepse asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem në sallë apo jashta saj, qoftë me ndikim të alkoholit apo për çështje tjera. Skena ishte e përgatitur shumë bukur, ishte flamuri kombëtarë, ai i shtetit mik të kombit tonë Zvicrës dhe flamuri i Republikës së Kosovës. Nuk munguan edhe portrete të heronjëve tanë të luftës dhe të diplomacisë, si Skënderbeut, Ismail Qemajlit, Prof.Dr.Ibrahim Rugova, Nënë Tereza, Adem Jashari. Në katër anët e sallës, shihej nga një moto: “Mirë se erdhët, të festoni me medvegjasit”. Programi filloi me intonimin e hymnit kombëtarë dhe më pastaj fjala e rastit, e hapjes së programit iu dha, kryetarit të shoqatës z.Zenel Nezirit, i cili falë një angazhimi të madh që është duke bërë, i cili po prezenton Medvegjën në takime të shumta që organizohen në Zvicër e më gjerë, i cili nuk kursen kohën, kilometrat e as shëndetin, vetëm e vetëm, të jetë në takime të ndryshme që organozohen nga bashkëkombasit tanë, pavarësisht nga cila trevë vjenë, i njofton dhe ia argumenton atyre, se Medvegja, është dhe do të mbetet me zemër dhe shpirt pjesë e trungut ilir. Z.Neziri, e hapi programin me këto fjalë: “Përshëndetje e nderuara kryesi e shoqatës, të nderuar anëtarë, zonja dhe zotërinjë, miqë të respektuar zviceranë. Më lejoni që të përshëndes edhe ekipin e TV Diaspora si dhe gazetës së diasporës “Kosova e re”, të cilët, gjithmonë janë gjendur në mesin tonë. 97 vjetë të shtetit shqiptarë, 97 vjetë gëzim dhe hare, 97 vjetë krenari kombëtare. Sonte ne medvegjasit, të përkrahur edhe nga bashkëkombasit tanë nga Kosova, Maqedonia dhe Bujanoci e Presheva, jemi mbledhur për të festuar këtë festë kombëtare. Na vjenë era e vendlindjes sonë atje në Medvegjë, atje që sot nuk vendoset lirshëm flamuri kombëtarë, nga atje që presin ditë më të mira, presim që flamuri kombëtarë të valojë ashtu si duhet.
Me zemër dhe shpirt e di se të gjithë jeni në Medvegjën tonë, por ne do të jemi edhe në të ardhmen krenarë për Medvegjën tonë, nuk do ti shesim tokat tona atje, por do ti ruajmë. Ndiej kënaqësi të veçantë që me rastin e festës së 28 Nëntorit – Dita e Flamurit, në emër të kryesisë së shoqatës humanitare “Medvegja” dhe në emrin timin personal, t’ju uroj të gjithëve këtë festë si dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e gëzuar për popullin shqiptar, një rast për kremtim për njerëzit liridashës, mekanizëm ky i cili na siguron ardhmërinë, vetëdijësimin, na siguron që ta duam dhe respektojmë më shumë njëri tjetrin. Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Kjo datë emblematike në memorien e kombit tonë na shërben që asnjëherë mos i harrojmë gjurmët e së kaluarës sonë të lavdishme. Me krenari të madhe dhe besim të plotë uroj që këtë ditë ta kremtojmë në paqe dhe të ardhme më të mirë për të gjithëve. Përkulem me nderim dhe respekt të veçantë para kujtimit të atdhetarëve të mëdhenj të kombit tonë, nga të gjitha viset shqiptare, të cilët, në themelin e shtetit vendosën jetën, dijen, pasurinë dhe gjithçka që kishin, të atyre atdhetarëve që sakrifikuan dhe luftuan me pushkë dhe me pendë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Kujtojmë të gjitha luftërat dhe heronjtë e kombit tonë, ata njerëz që e bënë historinë tonë nga veprat e të cilëve jemi frymëzuar e do të frymëzohemi. Sot, kur ne kremtojmë 97 vjetorin e kësaj date të rëndësishme të historisë së popullit tonë, në Luginë të Preshevës vazhdojnë burgosjet e shqiptarëve, maltretimeve.
Sot, kur ne duhet të kremtojmë Ditën e Flamurit, në Medvegjë, flamuri kombëtar përdoret për të varrosur viktimat e politikës antishqiptare. Sot, kur e dijmë të gjithë që në Cepotin, në afërsi të Bujanocit dhe pak kilometra nga Medvegja, u ndërtua baza më e madhe ushtarake serbe me shumë ushtarë dhe armatim të rëndë, tregon qartë para faktorit ndërkombëtarë, se Serbia ende është me ideologjinë e kryekriminelit Millosheviq.
Nga ky vend, ia përkujtoj edhe deputetit të parlamentit të serbisë, kryetarit të PVD-së, z.Riza Halimi, që të ngrejë zërin si duhet në parlament për këto kërcënime që po i bënë Serbia, kur dihet se në Medvegjë ka pak banorë autokton nga dhuna dhe shkeljet e të drejtave elemenetare të qytetarëve dhe nëse nuk i dëgjohet zëri, e ka orbligim moral nëse ka dhe kombëtarë, që të largohet nga ai petk i deputetit serb. Me këtë prezentim të deputetit Halimi në parlamentin serb i tregon të gjithëve, se ne jemi të durojmë dhe të na shkelni, të mos përdhunohet vota e lirë e qytetarëve që ja kanë dhënë të jetë atje dhe të përfaqësojë si duhet.
Në këto momente gëzimi, të përshëndesim edhe banorët e medvegjës, që sot janë në Medvegjë dhe e festojnë këtë festë, jo si ne, por nëpër shtëpi. Të nderuar të pranishëm, me Kosovën tonë të pavarur dhe me shtetin tonë amë Shqipërinë, shpresojmë, se një ditë do të bëhet mirë edhe në Luginë të Preshevës, do ti vije dita e lirisë një ditë, ashtu siç e meriton atdheu ynë.
Nga ky vend, nga ky shtet mik i vendit tonë, u jemi mirënjohës komunës së Fully, shtetit zviceran, që na ka përkrahur dhe po na përkrah, perendia e bekoftë. Të nderuar të pranishëm, edhe njëherë, gëzuar dhe të festojmë deri në mëngjes. Perendia na bekoftë si komb në përgjithësi dhe i bekoftë miqtë tanë ndërkombëtarë. Gëzuar, Medvegjë, gëzuar Bujanoc, e Preshevë, gëzuar Kosovë e Shqipëri, Malci e Çamëri, diaspora është me Ju. Dhashtë zoti, që sa më shpejt të festojmë këtë ditë të madhe lirshëm në Medvegjën tonë të Peonis Dardane”. Fjalimi i z.Zenel Nezirit, u mirëprit me duartrokitje të shumta. Moderimi i këtij programi ishte në nivelin e duhur. Shoqata humanitare “Medvegja”, është duke punuar në maksimum që edhe rininë ta aktivizoj sa më shumë në kulturë, kështu që të rinjtë dhe të rejat, të ndihmuar edhe nga artistë të këngës së bukur dhe instrumentist në moshë, për dy orë me radhë, mbajtën programin e pastërt me kulturë shqipe, këngë, valle dhe pjesë artistike duke luajtur pjesë dramatike të historisë, rolin e Ismail Qemajlit. Shkolla plotësuese shqipe e kësaj ane e drejtuar nga aktivisti i njohur për të gjithë z.Sefedin Krasniqi e i ndihmuar nga bashkëshortja e tij, dhanë një program me fëmijët e shkollës shqipe, me poezi dhe recitale e këngë, gjë që dëshmuan, se ABC-ja po mësohet shkëlqyeshëm në diasporë, por z.Krasniqi, iu drejtua masës me disa fjalë, duke iu bërë thirrje prindërve që ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe, sepse është patriotike në këto momente, që gjuha amtare, tradita dhe historia jonë të mësohet nga rinia jonë dhe jo ajo të harrohet.
Këngë pas kënge, valle pas valles, ku nuk mundesh të dallosh asnjë anëtarë të SHKA “Medvegja”, për paraqitje të mirë, sepse të gjithë ishin të mirë, si me këngë, valle dhe pjesë teatrale.
Vlenë të veçohet edhe nga grupi i vajzave, pjesa e një valleje me uniforma të ushtrisë çlirimtare, që vërtetë emocioni masën dhe u duartokit shumë. Referati për këtë datëlindje të shtetit amë Shqipërisë, ishte përgatitur nga sekretari i shoqatës z.Fadili, ku vërtetë ishte zgjedhur pjesë pas pjese nga historia jonë kombëtare deri tek dita e pavarësisë, por nuk u la pa u përmend, edhe e ardhmja e Medvegjës, Bujanocit dhe Medvegjës, që këto troje etnike shqiptare, me sy e zemër janë nga Kosova jonë. Në fund të takimit, i përshëndeti edhe publicisti e gazetari Mr.Llukman Halili medvegjasit dhe ia uroi ditën e pavarësisë, ku z.Halili gëzon autoritet të madh edhe në mesin e medvegjasëve. Si zakonisht edhe kësaj here, fjala iu dha edhe publicistit Dashnim Hebibi, ku i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i përgëzoi për këtë përvjetor të madh. Në këtë takim festiv, morën pjesë edhe anëtarë të kryesisë së Bashkësisë shqiptare St.Maurice dhe Lavey. Mbrëmja vazhdoi me këngë dhe valle deri në orët e para të mëngjesit.
Programi i përgatitur nga SHKA “Medvegja” edhe njëherë dëshmoi, se Shoqata Humanitare “Medvegja”, vërtetë është duke punuar në maksimum me sinqeritetin më të madh.
Vlenë të përmendet, se deri në fund të programit kishte buzëqeshje dhe festë, ku cakërrohej gota e gëzimit. Në fund të mbrëmjes festive, z.Zenel Neziri, kryetar i shoqatës Humanitare “Medvegja” e përmbylli këtë manifestim festiv me fjalët uruese: “Edhe njëherë gëzuar dhe mirupafshim në vitin 2010, të jemi edhe të bashkuar dhe të punojmë edhe më shumë, që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të mos harrohen nga shteti amë Shqipëria, si dhe nga shteti më i ri në botë Kosova. Edhe njëherë, ua bëjmë me dije armiqëve të kombit tonë, se shqiptarët e Medvegjës, asesi nuk do ta harrojnë Medvegjën dhe asesi nuk e kemi ndërmend ti shesim tokat tona, por do ti lëjmë ashtu siç janë, por do të vijnë ditët tona, që edhe Shqiponjat do të qelin folenë, ashtu sikurse kanë qelur gjithmonë. Mirupafshim dhe gjitha të mirat”.
Dashnim Hebibi
Foto: Disa pamje nga manifestimi festiv kushtuar 97 vjetorit të shpalljes së shtetit amë Shqipërisë




2 Dhjetor 2009
-Lajmet-