Manifestim madhështor për hirë të 28 Nëntorit në Zvicër
Fully,22 Nëntor(medvegja.net)
Shoqata e Pavarur Humanitare MEDVEGJA,si gjithmon, mban manifestim madhështor kushtuar festës së Flamurit Kombëtar 28 Nëntorit.Manifestimi mbahet më 26.11.2011 me fillim në ora 19:00 ,në sallen POLYVALENTE,afër stadiumit të FC Fully.
Me këtë rast,siq na njofton Zenel Neziri,kryeatar i shoqatës MEDVEGJA me seli në Fully të Zvicrës,do të ketë një program të begatshëm Kulturore e Artistikë.Ai përmes Portalit Informativ medvegja.net ju bën thirrje të gjithë bashkëkombasve për një pjesmarrje masive,,në këtë mënyrë përkrahen projektet tona në Medvegjë,,tha ndër të tjera zotri Neziri.
Të pranishmit në këtë manifestim madhështor,do ti argëtojnë : Shoqëria Kulturore Artistike MEDVEGJA,këngëtaret e mirënjohura shqiptare MOTRAT BUNJAKU.Gjithashtu do të ketë një program edhe nga shkolla shqipe në Martigny të Zvicrës.Musafir special i kësaj mbrëmje do të jetë këngëtari i mirënjohur nga Medvegja FADIL FETAHU.
Si gjithmon,këtë manifestim do t’a përcjellin edhe medijat e shkruara dhe elektronike : RTK-TV Diaspora,Zëri,medvegja.net,presheva.com e shume të tjera.
Ju mirëpret Shoqata e Pavarur Humanitare MEDVEGJA në Fully-Zvicër.



22 Nëntor 2011
-Lajmet-