N J O F T I M
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore me seli në Preshevë organizon Tribunë me temë : “ÇËSHTJA E VALLES POPULLORE SHQIPTARE NË PRESHEVË DHE NË RRETHINË”
Në tribunë do të shqyrtohen dhe trajtohen aspekte të valles burimore shqiptare në këtë rajon : Shkup, Kumanovë, Gjilan, Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë.
Tezat e temës :
1.Vallja popullore shqiptare sipas ndarjes rajonale/Shkup, Kumanovë, Gjilan, Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë/
2.Histori e valles
3.Lirika dhe epika e valles
4.Vallja dhe muzika
5.Vallja dhe kënga
6.Festivali i Këngës dhe Valles Popullore Shqiptare në Preshevë
7.Gjurmimi, evidentimi dhe regjistrimi i valleve
8.Vallja në mes të tradiconales dhe modernes
9.Raporti i grupeve amatore dhe profesioniste
10.Vallet e burrave, të grave dhe të përziera
Referatet dhe kumtesat duhet të jene 6 faqe, ndërsa për botim 12 faqe, në rradhorin 12.
Tribuna do të organizohet një/1/ ditë, më 24 dhjetor të vitit 2010.
Faza e parë përgatitotre e Tribunës do të zgjasë deri më 15 dhjetor 2010, afati i fundit i paraqitjes së referateve dhe kumtesave.
Për programin e Tribunës dhe informacione të tjera do të jemi në kontakt.
Paraqitja e referateve dhe kumtesave elektronike bëhet në adresë :
shtkkpresheve@yahoo.com ; bibliotekapresheve@yahoo.com dhe xhemaledin_s@hotmail.com
apo adresën : Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë /17523/
rr.Mara Llonçar, pn/Biblioteka/
SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË


18 Nëntor 2010
-Lajmet-