Shpërngulja e shqiptarëve nga Medvegja, dita ditës është duke u rritur

Medvegjë,26 qershor 2011(medvegja.net)
Në Komunën e Medvegjës, në bazë të dhënave të vitit 1999, kanë jetuar afër 4500 shqiptarë, kurse tash janë jo më shumë se 600. TV Presheva, ka vizituar disa nga vendbanimet ku jetojnë shqiptarët, kurse banorët e paktë që kanë mbetur, gjendjen e konsiderojnë mjaftë të vështirë. Ismet Aliu. Është një ish i shpërngulur, i cili në vitin 2005, është kthyer ne vendlindjen e tij, por që nga ajo kohë e deri më tash, askush nuk e ka ndihmuar.
Banorët e mbetur në Medvegjë, kanë një apel për vëllezërit nga Presheva dhe Bujanoci. Porosia e tyre është mos na harroni sepse sado pak ata thonë se ju jeni shumicë. Ata ndjehen edhe të indinjuar nga fjalët që dëgjojnë se Medvegja tashmë është harruar.
Ndërsa sa I përket liderëve të tyre politik në Medvegjë, ata tashmë kanë humbur besimin tek ta, sepse asnjë e mir nuk i ka ardhur, sidomos në përmisimin e jetës së shqiptarëve. Ata një mundësi e kanë, atë të kushtëzimit të kryetarit, sepse pikërishtë këshilltarët shqiptarë, e mbajnë në këmbë koalicionin, pa votën e tyre bie pushteti.
RTV Presheva


28 Qershor 2011 at 7:15 am
Me te vertete jeta e shqiptarve ne medvegj nuk eshte e mier dhe kemi mbet te vetmuar, por qka eshte me e keqja qe disa lider kane interes me na shperngul edhe neve qe kemi mbete.
Ne krenohemi qe jetojme ne vendlindje dhe deri sa te jete nje shqiptar ne medvegj me jetu sigurisht eshte ma mire.
Kta te tv presheves si uri kan kalue ne tupalle dhe ne menyr te mshefur kane ber disa inqizime kame ndegjuar dhe kane shku.
Kshilltaret tone vetem shkojne per nje meditje dhe te shtyhen ne mes veti ne kuvend dhe ta knaqin armikun, kurse nuk kane vlefte asnje.
Ne si bashksi lokale po flas kemi ber projekte te ndryshme per tu ndihmuar qytetarve tone ne tupalle dhe kemi arrit qe gjdo famile ka pas nje perkrahje te vogej nga donatoret.
Qka do me then qe gjdo famile e tupalles ka marre ndonje ndihme ne vler prej500 euro nga undpija ose CHF-i kur kta donator ishin ne medvegj para nje viti apo dy.
Bashksia lokale e tupalles eshte aktive dhe gjdo her jemi ne disponim per ti ndihmuar qytetaret ku kemi obligi.
Ne si bashksi lokale kemi hy ne radhet e bashksive lokale ne te cilat do te kete investime nga nderkombetaret ne projekte te ndryshne
28 Qershor 2011 at 1:57 pm
Sokol shpresoj te kete proekte nga nderkombetaret te ket projekte per kthim dhe tu krijohen kushtet per kthim ne Kosov jan kthyer 100 familje serbe te financuara nga qeveria e Kosoves pse nuk kthehen vetem 10 familje shqipetare ne medvegj nga qeveria e serbis tu ndertohen shtepive.
28 Qershor 2011 at 9:44 pm
Zotri dijar ne komun te medvegjes kshilltaret tane kane arrit me ne ti parashofin 2 milion dinare per kthim ose 20 mi euro por nuk ka shpreh vullnetin askush sikurse une dhe disa qe jemi kthyer por ne jena kthyer pa ndihmen e askujt dhe fal zotit nuk kam nevoj per ndihme.
Ne te tupalles gjdo njerit qe u kthye jemi munduar ti ndihmojm ne kushte tona dhe mundesi.
Ne kemi ndihmuar edhe njerz te cilet kan hyre gabimishte ne kapi ku dje kemi pas nje rast dhe une e ismeti i kemi ber pagesat per mos ti derguar ne bur te leskovcit dhe gjdo shqiptar qe ka deshir te kthehet po flas per Tupalle ne i ndihmojme ne kushtet tona.
Tju tregoj se kemi raste me argument se egzistojn disa qe vine lajmrohen si te kthyer e nga komuna i marrin si ndihm nga 30 mi dinar ose 300 euro e shkojn per prishtin.
Ne kushtet me te veshtira ne ne tupalle e kemi mbrojt shkollen ne tupall me 9 nxenes per mos te mbyllet kurse sod shqiptaret e padisin dhe bejne qmos per ta mbyllur.
SHkolla jon e tupalles eshte paditur dhe ju ka pru ispekcioni nga beogradi nga disa njerz qe po e quajn veten profesor dhe lider dhe mundem tju tregoj se njeri nder ta i ka shperngul mbi240 famile me traktor nga 400 marka gjermane e sod e quan veten patriot dhe padit neper gjygje si pershembull mue me pat padit por koha do te tregon dhe krejt do te dalin ne ledin.
29 Qershor 2011 at 3:53 am
Eshte mire qe shkruhet per shpernguljen e Shqiptareve te Medvegjes, qofte edhe keshtu- me nje informate te shkurte. Por, nuk eshte mire dhe nuk eshte reale qe ky problem, me i madhe per Medvegjasit, te thjeshtesohet dhe te vleresohet njeanshem. Nga teksti i publikuar,por, edhe nga “komentet” mund te kuptohet se fajtore per spastrimin etnik te Shqiptareve te Medvegjes qenkan vet Shqiptare. Pra, ata qe jane shperngulur me dhune dhe keta pak qe kane mbetur e qe “po i shperngulkan edhe me shume” dhe “ata qe po i pengojkan bashkesite lokale qe te nderprejne shpernguljen”.
Eshte jo reale dhe cinizem qe per spastrimin e Medvegjasve nga pronat dhe shtepite e veta te fajsohen ata vet. Vet shteti i Serbise eshte ai qe i shpernguli Shqiptaret e Medvegjes:
– Paramilitaret, ushtaret, policet e fqinjet iu plackiten, doxhen, vrane e masakruan aq shume Shqiptare te Medvegjes, Bujanocit e Presheves (per shembell ne Fushe Kosove), jo vetem si Shqiptare, por, pse,gjeja, i kane “ble me presion shtepite e serbve per t’i shperngulur ata”,
– Shteti i Serbise, pas 11. qershorit 1999., vendosi njesite policore e ushtarake ne fshatrat e banuara me Shqiptare per t’i frigesua, rrahe e maltretua, burgos e torturua- vetem me qellim qe te shperngulen nga Medvegja.
Sikur te mos ishin shperngul mund te ndodhte qe, Shteti i Serbise do t’i vriste, masakronte dhe do t’i dergonte neper burgjet famekeqe te saja, pikrisht, ashtu sic beri ne Kosove e Bosnje.
Me siguri qe qeveritaret e komunes dhe te shtetit te Serbise, qeshin me kenaqesi, kur ne grindemi dhe per te keqen qe ata iu bene Shqiptareve, ne e fajsojme vetvehten.
Dhe dic tjeter:Tupallen dhe fshatrat tjera Shqiptare te komunes se Medvegjes e kane udhehequr bujqit, punetoret, ndonjehere, edhe punetoret e arsimit, por, ata gjithemone kane qene ne nje front dhe kane punuar se bashku per te miren e qytetareve. Uniteti i partive politike Shqiptare dhe i gjithe Shqiptarve te Medvegjes per ceshtjet madhore, sic eshte kthimi i te shperngulurve me dhune, sot eshte imperativ i kohes. Per kete, Medvegjasit kane ndihmen e Diaspores se mrekullueshme, ndihmen e motrave dhe vellezerve nga Bujanoci e Presheva, por, edhe ndihmen e dy shteteve Shqiptare dhe tere Shqiptarise. Medvegjasit, per kthim ne vatrat e veta shekullore dhe per t’i gezua te drejtat njerezore qe u takojne, ndihme kane edhe prej faktoreve nderkombetar.
Andaj, per te keqen me te madhe qe na ka ndodhur mos te fajsojme njeri tjetrin, por, te jemi unik. Garat partiake, interesat dhe grindjet e vogla, personale e klanore, t’i leme per nje kohe tjeter. Per kohen kur mireqenja e Medvegjasve do te na lejoje qe edhe te kundershtojme njeri tjetrin, por, edhe atehere- jo si armiku me armikun por si kundershtare poltik dhe si njerez te civilizuar- sic ka hije Shqiptareve.
29 Qershor 2011 at 11:13 pm
Përshëndetje:
Për shpërngulje të popullatës shqiptare nga Komuna e Medvegjës nuk kem qka të bisedojmë çka të lodhemi më, por radha është e imja, pra Banja E Sijarines me fshatrat e veta ti bashkohet Kosovës ti jipen atributet e marrura me heret të bëhet Komunë dhe pastaj nuk ka nevoj kurëfar ndihme nuk ka nevoj për asgjë të gjtha problemet do të zgjidhen.
Pasi ju po heshtni nuk po punoni trojet do të flasin ne nuk rrim vetë edhe ne do të vim me Kosovë.!
Të gjithë që munden me kontribu në këtë drejtim ju lumtë..!
30 Qershor 2011 at 3:03 pm
Njeriu me logjik te shendosh,shkruan si juve Gurbetqar.Komentit tuaj nuk do ti kisha shtu asgje,perveqse asaj qe disave ose ju kan mbyll syt dhe nuk po shohin para vetes ose edhe qellemisht paguhen nga dikush qe ti mbyllin syte perball te vertetes.TV Presheva eshte dasht te raportoj pa ansham,duke i studiuar mire kushtet dhe rrethanat ne te cilat jan shperngul shqiptaret e Medvegjes.TV Presheves,por edhe televizioneve dhe mediave te tjera nuk ju duhet leja e askujt per me ingjizu Tupallen Kreshnike.
Eshte per keqardhje qe disa njerz si disa komentus,qe qendrojn prapa dikujt qe nuk ja don te miren popullit te vet.Mundohen me orientu opinionin e gjere me informata te gabushme ose thene me mire te rrejshme.Pushtetit te Srbise i shkon per shtati qe keshtu ti shoh shqiptaret e perqam.Ata ndoshta edhe me qellim mundohen te bejn keso ndarjesh ne menyr qe pergjegjesin e vet per debimin e shqiptareve nga Medvegja te ja hudhin vet shqiptareve.
Dhe nese ne bim pre e ketyre qellimeve,ateher i tregojm botes mbare se jem shume te dobet.
http://www.medvegja.net duhet te kete kujdes nga keta njerz
30 Qershor 2011 at 7:39 pm
Te nderuar bashkekombas,
U gezova shume kur e pash nje koment te shkruar sic duhet dhe te menduar mire (gurbetqari). Me gezon fakti qe nga komuna e Medvegjes del ky komentues dhe i qarteson shume gjera.
Eshte fakt qe ne komunen e Medvegjes organizimi eshte bere nga punetoret e arsimit ,perkatesisht nga drejtoria e shkolles se Tupalles dhe kolektivit arsimor.Ky organizim ka funksionuar si unik dhe ne te mire te shqipetareve per ate kohe(krahasoni shqipetaret ne Kosove).
Tani kur shqipetaret iken pa fajin e tyre ,u formuan dy parti politike per ta dobesuar poziten e deputeteve komunal ne Medvegje ngase kjo i konvenon me se shumti kryetarit te komunes .
Keta deputet paguhen per “mosberje” ose “hicberje” dhe kjo reflektohet ne gjendjen totale te popullates mirepo gjithashtu reflektohet edhe tek popullata qe ndoshta do ta rishqyrtonte kthimin ne vendlindje.
500 eurot e komunes nuk mund ti shfrytezoj askush per te mbet atje ,nese ne nderkohe nuk i sigurohet nje vend i punes me kontrate afategjate.
Te nderuar bashkevendas,
Shfrytezojeni kohen sa jeni ne Kosove dhe mundoheni qe ne menyre direkte ose indirekte te kontriboni per nje mireqenje te popullates tone ne Tupalle dhe ne komunen e Medvegjes ne pergjithesi.