Reportazh
Prezentim dinjitoz
Shqiponjat e Medvegjës në Festivalin Ndërkombëtar,,YLBERI I PRISHTINES’’
Prishtinë 24-25-26 shtator 2009(medvegja.net)
Organizuar nga komuna e Prishtinës në bashkëpunim me qendrën rinore u mbajtë edicioni i 9 me radhë i Festivalit Ndërkombëtar i fëmijëve,,YLBERI I PRISHTINES’’2009.
Me këtë rast morën pjes ansamble fëmijësh nga Medvegja , Prishtina, Durrësi, Ulqini, Vlora, Prizreni, Gjilani, Fushë Kosova, Besiana, Ferizaj, Shtimja, Sarajeva, Struga e tjer.
Festivalin e shpalli të hapur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, duke iu dëshiruar mirëseardhje ansambleve të pranishme.
Me kryetarin e Prishtinës Prof Dr Isa Mustafa
“Për Prishtinën është një ngjarje e rëndësishme që sot ta zhvillojnë këtë festival të fëmijëve, sepse fëmijët do t’i japin gjallëri Prishtinës, do t’i japin gjallëri kësaj qendre, do t’i japin gjallëri gërshetimit të kulturave tona”, është shprehur kryetari komunës, Isa Mustafa
Shoqëria Kulturore –Artistike ,,Shqiponjat e Medvegjës’’u prezentuan denjësisht me 3 pika,duke përfshi këtu,2 valle dhe 1 këngë.
Ditën e pare nga organizatorët ishte i organizuar parakalimi i ansambeleve të fëmijëve ,nga Sheshi Zahir Pajaziti në drejtim të qendrës së qytetit,ku edhe u mbajt Festivali.Ndërkaq më pastaj pasuan prezentimi i 17 shoqërive kulturore-artisike pjesmarrse në Festival.
Kurse në ditën e dytë të gjitha shoqërit kulturore e artistike vizituan disa vende të Kosovës,vlen të përmendet,Shpella e Gadimës.
Veshja tradicionale e shqiptarëve të Medvegjës zgjoi një interesim të jashtëzakonshëm te të pranishmit.
Pika e parë-valle
Madje kjo veshje,kjo valle ,kjo tradit,nuk la pa prekur as Nderkombëtarët ,e që , atë ditë nuk ishin të pakët .

Pika e dytë-këngë e përcjellur me qifteli
Pika e tretë -valle
Ajo qka i karakterizoj Shqiponjat e Medvegjës nga të gjitha shoqërit artistike ishte veshja e veqant që ka Medvegja,si dhe e tërë paraqitja ishte drejtpërdrejt,për dallim nga shoqërit tjera që ishin playback(me CD)
Insert i shkurtër (amater)nga dita e tretë,dhe paraqitja e Shqiponjave të Medvegjës-grupmoshat e vogla
Medvegja Forum /Burim.U











22 Nëntor 2009 at 5:38 am
JU, Shqiponjat e Medvegjes
Te kesaj treve Shqiptare
Sa te varfur do te ishim pa JU.
JU Shqiponjat e Medvegjes
Qe gezimin dhe dashurine e bashkoni
Sa MAGJI- jeta me JU.
7 Shkurt 2010 at 9:19 pm
JU SHQIPONJAT E MEDVEGJËS
VALËVITUNI HAPNI KRAHT
NXINJANI JU RRUGËN TË KEQES
KORBAT S´DON T´JU LËNË REHAT
JU SHQIPONJAT E MEDVEGJËS
VIGJILONI ÇDO CEP T ÁTDHEUT
LËSHONI ZËRIN NJËRA TJETRËS
SI NË KOHËN E SKËNDERBEUT
JU SHQIPONJAT E MEDVEGJËS
MOS PRANONI TË JENI T´NDARA
KËRKONI FOLET TË BASHKUARA
SI I KA PASË SHQIPJA PËRPARA
MOS UA LEJONI KORBAVE
N´KËTO FOLE ME NGRITË KOKË PËRPJETË
SE KËTO ÇERDHE TË SHQIPONJAVE
KANË QENË DHE DO MBETËN PËRJETË
JEMI TË NJË NËNE;MEDVEGJË NËPËR MOTE
kur dhemb zermra ime,dhemb dhe zemra jote.