Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, paralajmërojnë se do ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë së Serbisë, i cili pritet të nisë më 1 tetor. Sipas tyre, listat e regjistrimit janë shtypur serbisht me alfabetin cirilik, ndërsa në to nuk janë regjistruar saktë të kthyerit dhe personat e ikur.
Në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Serbi, thonë se kjo iniciativë do të dëmtojë interesat e shqiptarëve.
“Trupi Koordinues ka bërë përkthimin e të gjitha dokumenteve relevante, siç janë fletushkat dhe udhërrëfyesit për regjistrim.
Regjistrimi do të mbahet në të gjitha bashkësitë etnike me të njëjtat rregulla, pra të gjithë do të kenë listat në gjuhën serbe”, thonë nga kjo ministri.
Skender Destani, kryetar i Bashkimit Demokratik të Luginës, ka thënë për “Blic” se shqiptarët, sipas Ligjit për Qeverisje Lokale, kanë të drejtë t’i kenë listat e regjistrimit në gjuhën amtare.
“Nuk e kuptoj pse Qeveria nuk respekton rregullat e saj. Ligji për vetëqeverisjen lokale thotë se atje ku pakicat përbëjnë mbi 15 për qind të popullatës, gjuha e përdorur duhet të jetë në gjuhën e tyre amtare”, ka thënë Destani.
Riza Halimi, deputet në Kuvendin e Serbisë, thotë se regjistrimi nuk ka kuptim, sepse nuk ia del të vërejë se një numër i madh i njerëzve, për shkak të situatës ekonomike e politike, si dhe rrezikimit shoqëror e mosrespektimit të të drejtave të tyre, janë shpërngulur ose në Kosovë ose në Evropën perëndimore.
Vendimin për bojkotim të procesit të regjistrimit e ka marrë Kuvendi i deputetëve shqiptarë, të cilin e përbëjnë 65 përfaqësues nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. /presheva.com/


25 Shtator 2011 at 1:29 am
Pershendeteje, jo vetem presheva e bujanovci medvegja por edhe sangjaku vojvodina, duhet marre ket inciative, vetem perkrahje morale dhe qka ka nevoje prej vllezereve SHqiptar keni ju LUMTE!
26 Shtator 2011 at 11:22 am
Serbia perher na trajtoj si banor te shtreses se dyte dhe ne u pajtuam apo jo nuk na pyeti asnjehere, na i beri te gjitha ato te kqia qe pati mundesidhe prap nuk jan te kenaqur.”Pra jo regjistrimit”ne jemi ndryshe
Ata mburren me at se perse nuk u kemi zhdukur deri tani “kemi pasur mundesi”
flas per serbet lokal ,por asneri nuk mund te dal dhe te thot se un mora shqiptar te Medvegjes apo Lugines dhe i strehova ne shtepin time gjat luftes. koj te serbi nuk egziston se te serbi humanizem nuk ka pas dhe nuk do te ket kurr por vetem urrejtje dhe tortura ndaj te tjereve .
Ne jemi viktima por nuk duhet te jemi pjes e shtetit te urrejtjes