Lugina e Preshevës

SHQIPTARËT E LUGINËS KËRKOJNË THEMELIMIN E GJYKATAVE TË VETA

PRESHEVË- Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës kanë kërkuar themelimin e gjykatës themelore dhe asaj të lartë për tri komunat në Luginën e Preshevës, ka thënë kryetari i kësaj komune Skender Destani, transmeton agjencia serbe Tanjug.
“Vendimi i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës është që të kërkohet themelimi i këtyre dy gjykatave (themelore e të lartë) për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, me seli në Preshevë. Kërkojmë edhe themelimin e prokurorisë, po ashtu, me seli në Preshevë”, ka thënë Destani. Këshilltarët kanë kërkuar edhe përfaqësim proporcional të shqiptarëve në organet përkatëse shtetërore.

Këshilltarët e Komunës së Preshevës kanë dërguar ftesë këshilltarëve shqiptarë të dy komunave tjera për thirrjen e Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, në mënyrë që në një organ të tillë më të lartë të shqyrtohen çështja e pezullimit të gjykatave dhe i veprimit të mëtejshëm të përfaqësuesve shqiptarë në Luginë.

Perspektiva

Leave a Reply

Medvegjë toka ime
Radio Medvegja.net

Radio per momentin eshte offline,provoni me vone

Donatorët
  • arsim 120,00 EU (2006) 50,00 EU (2009)
  • bijevllase 100,00 CHF
  • embelsira 100,00 CHF
  • linda21 50.00 CHF
  • Arta 50.00 CHF
  • Florije.B 50.00 CHF
  • Besim_zh 50.00 EU
  • Bajram Rushiti 100.00 EU
E-mail
Hap e-mail @medvegja.net