RSS

Shqiptarët e Medvegjes pengohen të hyjnë në territorin e Serbisë me tabela „Proba“

23 Tetor 2010

-Lajmet-

ME URDHËR TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME TË SERBISË, MAKINAT E REGJISTRUARA ME TABELA KS TË SHQIPATËVE TË MEDVEGJES, NUK LEJON TË HYJNË AS ME TABELA “PROBA” SIÇ ISHTE DERI MË TANI

Mutivod 22 Tetor 2010(medvegja.net)

është apsurde një gjë e tillë, unë u nisa si zakonisht të shkoja në shtëpinë time në Tupallë, për të kaluar pushimin e uikendit së bashku me familjen, por zyrtarët policorë në kufirin e Serbisë nuk më lejuan dhe më detyruan të kthehem, thot z. Jakup Xhema, të cilin policia kufitare serbe posa e kishte kthyer nga kalimi kufitarë në Mutivodë…

Kësaj të premtjeje, përkatësisht më 22 tetor 2010, në kufirin e Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë, në vendin Mutivodë, filloi të implementohet edhe një urdhëresë diskriminuese për shqiptarët e Medvegjës, me të cilën këtyre u ndalohet hyrja me makina të regjistruara me tabelet KS, me të cilat deri më tani mund të shkonin në Medvegjë, pasi që në vendkalimin kufitar paguanin një taksë prej afro 30 eurosh dhe ju hiqnin tabelat KS e në vend të tyre venin ato “PROBA”. Ishte kjo një lloj gjobe për ta, por që vetëm kështu mund të shkonin deri në shtëpi me makinat e tyre.

Mirëpo edhe kjo i pengoi Serbisë dhe kështu Ministria e Punëve të Brendshme të sajë lëshoi Ndalesën sipas të cilës shiptarët e Medvegjës nuk mund të hyjnë në territorin e Republikës së Serbisë as atëherë kur paguajnë taksat e parapara për këtë destinim.

Makina e z.J.Xhemës me të cilën ai nuk u lejua të shkoj në Medvegjë,në pikën kufitare në Mutivod

Kështu, të premten më 22 tetor 2010, z. Jakup Xhema nga f.Tupallë e Medvegjes, në kalimin kufitar të Mutivodës nga ana e policisë kufitare të Serbisë ndalohet dhe detyrohet të kthehet në territorin e Republikës së Kosovës, së bashku me familjen e tij, pasi që ishte nisur të shkoj në shtëpi për të kaluar pushimin e uikendit, siç bente çdo here deri më tani.
Në një bisedë të rastit vërehej se z.Xhema ishte dukshëm i shqetësuar, por edhe i brengosur për një veprim të tillë nga ana e policisë kufitare të Serbisë ndaj tij dhe familjes së tij, aq më tepër kur një gjë e tillë nuk i kishte ngjarë deri më tani, andaj ishte detyruar të kthehej prapa në territorin e Kosovës pët ta lënë makinën dhe nga këtu të provoj të thërras ndonjë makinë Taxi, për të shkuar disi deri në shtëpinë e tij në Tupallë.

Një gjë e tillë është e pa koment, aq më tepër edhe shumë e panevojshme dhe e dëmshme për kohën kur Serbia pretendon të bëj kërkesë për të hyrë në BE, e në anën tjetër bën shkelje drastike të të drejtave elementare të njeriut, duke penguar qarkullmin e lire të njerëzve, sidomos të shqiptarëve.

Nuk është hera e parë, por njëra nga shantazhimet në vazhdimësi të cilat bëhen ndaj popullatës shqiptare të Medvegjes, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë tani e më shumë se dhjetë vjet të zhvendosur nga trojet e tyre. Dhe atëherë kur këta tentojnë të kthehen së paku qoftë edhe për një pushim uikendi, apo vizitë familiare, atye u bëhen pengesa e ndalesa të llojllojshme, vetëm e vetëm që të mbahen sa më larg shtëpive e trojeve të tyre dhe sa më larg Medvegjës.
Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, në shkallën më të lartë të civilizimit njerëzor dhe të zhvillimit të demokracisë në botë.
Përndryshe shqiptarët e Medvegjës nuk mbajnë kurrfar faji për ate se nga një rexhim anticivilizues në vitet 1999/2000 u detyruan me force t i braktisin shtëpitë e tyre dhe të gjenden në situatën e rëndë të refugjatëvet, për të cilët askush deri më tani nuk brengoset se si dhe ku jetojnë, e të mos flasim për ate se tu krijophen kushtet për tu kthyer nështëpitë dhe në trojet e veta. Kjo është më tepër se krim në filim shekullin e 21.
Ftojmë organet e Republikës së Sebisë, Bashkësinë ndërkombëtare, shtetet shqiptare Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës që sa më shpejt të ndërmarrin masa të duhura për mbrojtjen e shqiptarëve të Medvegjes të cilët seriozisht janë të rrezikuar të qëndrojnë në trojet e tyre shekullore në Medvegjë.

Shkruan: prof. Rexhep Abazi

( autori është intelektual dhe punëtorë i arsimit shqip në Medvegjë më se dyzet vjet, kryetar i partisë politike UDSH, Medvegjë dhe këshilltar i Kuvendit komunal në Medvegjë).

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

2 Responses to “Shqiptarët e Medvegjes pengohen të hyjnë në territorin e Serbisë me tabela „Proba“”

  1. Diar Says:

    Me vjen shum keq qe po ndodhin keto gjera me te vertet me lejn pa ndonje koment edhe un kam ber shum perpjekje qe rikthimi i 35.000 Shqipetareve qe u debuan nga Kosova Lindore ne vitet 98-99 te nderkombetarizohet dhe te kombetarizohet kam fol edhe me levizjen politike Vetevendosje njeher jan interesuar por e kan harruar kete gje.Duhet ta Kombetarizojm kete ceshtje perderisa dalin Ministra e Kryeministra te Kosoves duke i peruruar me qindra shtepi te Serbeve qe po kthehen ne Kosov pse e njejta gje mos te ndodh ne serbi tani un i kam ber edhe nje pytje kryetarit te PVD-se per kete gje dhe se shpejti do te kem nje pergjigjje.

  2. Rreze Drite Says:

    Turp i madh

    po pse kjo te ndodh vetum me Medvegje?

    I kujt eshte ky plan per ti ndal njerzit te udhetojn ne vatrat e tyre shekullore?

    Pas keti lajmi qe e morem nga medvegja.net,un kam konsultu shum miq te mire ne Presheve dhe Bujanoc dhe ata se kan kete problem.Dhe me te vertet gjithqka mund te pritet nga shteti ,,demokratik” serb.

Leave a Reply