RSS

Shqiptarët e Medvegjës urojnë Kosovën për zgjedhjen e institucioneve të veta shtetërore

26 Shkurt 2011

-Lajmet-

Shqiptarët e Medvegjës urojnë Kosovën për zgjedhjen e institucioneve të veta shtetërore

Medvegjë,Fully,Prishtinë 26 shkurt  2011(medvegja.net)

Siç dihet, me 22 shkurt të këtij viti, pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit 2010, Parlamenti i Republikës së Kosovës zgjodhi Behgjet Pacollin për president të Republikës së Kosovës, kurse Hashim Thaqi u rizgjodh kryeministër.
Kjo ngjarje nuk la pa i prekur as shqiptarët që jetojnë anë e mbanë trojeve shqiptare. Edhe shqiptarët e Medvegjës në katër anët e Botës e përcollën me vëmendje procesin e zgjedhjeve të institucioneve shtetërore të Kosovës. Andaj, ata i përcjellin përshëndetjet më të sinqerta vëllazërore presidentit Pacolli, kryeministrit Thaqi, krye-parlamentarit Krasniqi si dhe popullit të Kosovës.

Në një telegram për media të lëshuara nga Unioni Demokratik Shqiptar në Medvegjë, nder te tjera thuhet “Zgjedhje e Behxhet Pacollit President i Kosovës dhe rizgjedhja e Hashim Thaçit kryeministër, është një shpresë e mirë për ne shqiptarët e Medvegjës. Kemi përcjellë me kujdes zhvillimet e fundit që kur ka hyrë Kosova në proces zgjedhor e deri në ditën e sotme të kurorëzimit të krejt këtij procesi, ku populli i Kosovës u dëshmua edhe njëherë se është me kulturë të lartë qytetërimi.’’ Duke vazhduar “Shpresojmë se në bisedimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë, të vëni në pah problemet e shumta të grumbulluara për ne shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.’’thuhet nder te tjera ne telegramin e urimit të nënshkruar nga Rexhep Abazi ,kryetar i UDSH-së në Medvegjë.

Edhe Diaspora medvegjase me vëmendje të veçantë ka përcjellë çdo proces nëpër të cilin ka kaluar Kosova.
“Z.President, me Ju jemi takuar disa herë, ju keni premtuar, se edhe problemin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, nuk do ta leni anash, do mundoheni, që përmes miqve tuaj ndërkombëtarë që i ke, që edhe këto tre komuna shqiptare, të mos kenë fatin e trishtuar. Presim me padurim, që në të ardhmen, ta vizitosh Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën. Me zemër, urime z.president dhe perendia ju ruajt dhe ju dhashtë shëndet e mbarësi” – thuhet ne telegramin e urimit të nënshkruar nga kryetarët Zenel Neziri dhe Fazli Musliu të shoqatave simotra: Shoqatës “Medvegja” dhe “Lugina e Presheves” me seli ne Zvicër .

Ndërkaq, shqiptarët e Medvegjës të shpërngulur në Kosovë, përmes Shoqatës Kulturore Bamirëse “Medvegja Forum”, kanë uruar popullin e Kosovës për përfundimin me sukses të zgjedhjeve të dhjetorit dhe konsolidimit të institucioneve shtetërore.
“Me të dëgjuar lajmin për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, shpresa jonë për ngritjen e çështjes së Kosovës Lindore, edhe më tej është rritur. Duke njohur personalitetin dhe të bëmat tuaja për të mirën e kombit shqiptar, ne nuk dyshojmë në angazhimin tuaj të mëtutjeshëm për të mirën e shqiptarëve të Kosovës Lindore” – është urimi i Shoqatës “Medvegja Forum”, drejtuar presidentit Pacolli, kryeministrit Thaqi dhe kryetarit të parlamentit të Kosovës, z. Krasniqi./Zëri i Medvegjës/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Shqiptarët e Medvegjës urojnë Kosovën për zgjedhjen e institucioneve të veta shtetërore”

  1. Gurbetqari Says:

    Medvegjasit dhe Shqiptaret e tere Lugines, syte i kane drejte Kosoves (dhe Tokes Nene). Andaj, ata i gezon (dhe inkurajon) cdo pune e perfunduar me sukses ne Kosove.Pas krizes institucionale qe ndodhi ne vejshten e kaluar ( e qe eshte normale ne nje Shtet demokratik)perfundimi i suksesshem i Zgjedhjeve dhe konstituimi i institucioneve- eshte vertete sukses qe i gezon e inkurajon Shqiptaret e Medvegjes dhe Lugines ne teresi.Dhe, kjo eshte deshmi se Shteti i dyte i Shqiptareve- Kosova e Pavarrur e Sovrane, eshte ne rruge te mire drejt inkuadrimit ne BE dhe OKB- atje ku e ka vendin dhe ku meriton te jete.

    Eshte e sigurte se Presidenti i ri- Z-ti Pacolli dhe Qeveria e re, me ne krye me Heroin- Hashim Thacin, ashtu sic shpresojne subjektet politik te Medvegjes dhe Diaspora e mrekullueshme, bemirese dhe shume e organizuar e Medvegjasve dhe Presheves,kurre nuk do t’i harrojne tri trojet e shenjta Shqiptare: Medvegjen, Bujanocin dhe Presheven.

    Ju lumte subjekteve politik te Medvegjes dhe Diaspores se Medvegjes dhe Presheves- per kete URIM dhe PERGEZIM kaq te ngrohte dhe vellazeror.

Leave a Reply