Shkëputur nga Revista ,,Zëri i Medvegjës”
Në komunën e Medvegjës, siç duket nuk ka ligje të njejta për të gjithë
SEPSE SHQIPTARI NGA TUPALLA E MEDVEGJES NUK MUND TË NDËRTOJ OBJEKT NË BAJË TË SIARINËS,KURSE RUSI NGA RUSIA PO
…unë e kam respektuar ligjin dhe para se të filloja ndërtimin e objektit në Bajë të Siarnës, kisha marrë lejen për punë nga organet kompetente të komunës së Medvegjës, dhe i kisha paguar të gjitha detyrimet ligjore për një punë të tillë, thot z.Agim Ukiqi, njeriu i cili e filloi ndërtimin e një objekti afarist banesor, por të cilit nga një inspekcion i Nishit iu ndërpre puna, edhe pse nga organet kompetente komunale paraprakisht i ishte leshuar leja adekuate per ndertim …
Baje e Siarines,Medvegje, 12 mars (medvegja.net)
-Komuna e Medvegjes është njëra ndër komunat më të pazhvilluara në rajon. Ka pak njerëz të punësuar e edhe më pak afaristë të cilët do të investonin diçka në këtë komunë. Një investim i cili më vonë do të bënte edhe punësimin e ca njerëzve të kësaj ane, e kishte filluar afaristi nga Tupalla e Medvegjes, z.Agim Ukiqi, i cili hë për hë është edhe i vetmi shqiptar i cili pati mundësi dhe deshti të punoj diçka në këtë komunë, por fatkeqësisht puna e tij u ndalua posa ia kishte filluar dhe kishte bërë investime te medha.
Siç thot ai…unë e kam respektuar ligjin dhe para se të filloja ndërtimin e objektit në Bajë të Siarinës, kisha marrë lejen e duhur për punë, nga organet kompetente të komunës së Medvegjës dhe i kisha paguar të gjitha detyrimet ligjore për një punë të tillë.
Pasi që isha pajisur me të gjitha dokumentet e duhura, vazhdon më tutje z. Ukiqi, …unë ia fillova punës. Një ditë erdhi një komision, thanë se janë nga Nishi dhe pas inspektimit e berjes së një proçesverbali, më urdhëruan që ta ndërprej punën, gjoja se është bërë një gabim në administratën e komunës dhe do të rregullohej se shpejti. Unë shkova në komunë dhe kërkova sqarim, por më thane se komisioni i Nishit është organ më i lartë dhe ai e ka ndaluar punën. Unë kam ndërpre punën qe një kohë të gjatë, me se nje vit dhe gadi se deri tani do ta përfundoja objektin e planifikuar.Kam paraqitur padi në organet përkatëse kundër komunës e cila më ka shti në një lojë të panevojshme dhe më ka dëmtuar shumë. Materiali po më shkatërrohet, e unë ate e kam paguar, por edhe koha po ikën dhe kështu mua më kanë shkaktuar dëme të mëdha me papërgjegjësinë dhe gabimin apo qellimin e tyre. Unë nuk kam filluar të punoj pa leje, e kisha lejen valide nr. 04 351 492/09 IV, e sa për gabimet e tyre une nuk jam fajtor aspak, edhe pse po vuaj pasojat. Por më vjen çudi se si organet e një konune mund të luajnë me njerëzit e pafajshëm dhe me djersën e tyre, sepse unë at material nuk e kam marrë falë askund, por e kam paguar me par ate gatshme. Kisha një qëllim të mire që të bëj diçka për vendin tim prej nga e kam prejardhjen, do të punësoja disa njerëz pas kryerjes së këtij objekti, por edhe gjat punimit të tij, kjo do të ishte një ndihmë për këtë vend ku pak njerëz janë të punësuar. Unë kam punuar edhe gjetiu, por këso problemesh kurrë nuk kam pasë. Jam i zhgënjyer dhe shumë i brengosur, por tani nuk po më duket e çuditshme dhe me duket po e kuptoj se perse ky vend ka mbetur kështu i pazhvilluar deri ne kete mase dhe deri ne ditete e sotme . Siç duket këtu më shumë u pengojnë njerëzit të cilët duan të punojë diçka të mire dhe të dobishme per kete vend dhe njerezit e tij, se sa te mos punohet asgje.

Keshtu do te dukej objekti i ri
Sa për ilustrim po cekim se jo shumë larg prej këtij objekti, komuna e Medvegjës ka dhënë leje për ndërtimin e një objekti, thuhet se është i rusëve, vetëm pesëdhjetë metra nga vendi ku filloi punimet z. Ukiqi, dhe pa kurfar pengese ai objekt u ngrit dhe qëndron sot e kësaj dite aty. Bile tani për tani nuk e shfrytëzon askush. A thua çka mund të jetë kjo punë kështu_. rusi mundet me ardhë nga Rusia, merr leje pa kurrfar problemi, ndërton dhe nuk e pengon askush, ndërsa shqiptari i lindur dhe i rritur këtu, nuk paska të drejtë as mundësi të punoj gjë, as atëherë kur paraprakisht kishte marrë të gjitha dokumentet e duhura per ndertim. Ky është një sinjal shumë i keq për neve, shqiptarët që jetojmë në Medvegjë, sepse është një lloj diskriminimi në baza nacionale dhe na bën me dije se shqiptarët ketu nuk janë të barabartë me të tjerët.
Keshtu Serbia “DEMOKRATIKE”vepron ndaj shqiptareve pakice ne Luginen e Presheves, ne kohen kur don te behet anetare e B.E ku te drejtat e pakicave kane vend meritor ne permbushjen e standardeve per anetaresim ne kete bashkesi.
Këtë çështje në seancen e Kuvendit komunal te Medvegjes e ngriten edhe këshilltarët shqiptarë, por zgjidhja e problemit nuk u bë. Edhe më tutje puna është e ndaluar, materiali i z. Ukiqit dëmtohet dhe shkatrrohet, kurse organet komunale të komunës së Medvegjës as që qajnë kokën për padrejtësitë dhe dëmet që u shkaktojnë shqiptarëve. Ndoshta duhet menduar që këshilltarët shqiptarë në Kuvendin e komunës të braktisin këtë kuvend si shenjë reagimi për padrejtësitë e shumëta, që në vazhdimësi i bëhen popullatës shqiptare e cila jeton në Medvegjë.
Sgkruan:Prof.Rexhep ABAZI(Autori është kryetar i UDSH dhe këshilltar i Kuvendit në Medvegjë)




12 Mars 2011 at 12:31 pm
Diskriminimet e shqiptareve po vazhdojn edhe ne aspektin ekonomik.Kete e deshmon edhe fakti se,pas bisedave qe zhvilluam me zotri Ukiqin ne lidhje me kete problem ai na tregoj se ati i ofrohen shuma te majme parash nga ana e ,,ruseve” per te shit kete pron ne kete menyr ata te vazhdojn ndertimin pa problem nga askush.Madje ruset e kan edhe perkrahjen e organeve komunale.
Kjo shihet shume qart se ketu po behen diskriminime ne baza etnike,por siq na beri te ditur z.Ukiqi ai me asnje qmim nuk do ti shes pronat e ti ne Baj te Siarines – pa marr parasysh shumat e medha te te hollave qe i ofrohen nga ,,ruset”
12 Mars 2011 at 2:48 pm
Rasti i zotëri Agim Ukiqit është dëshmia më flagrante me qëllimet finale të autoriteteve komunale në Medvegjë (nëse fare mund ti quajm autoritete),që s’është asgjë tjetër pos vazhdimësi e politikës globale serbe kundër Kombit Shqiptarë në përgjithësi e tani e disa vite kundër bashkvendasve në veqanti. Është thjeshtë vazhdimësi e shpërnguljeve etnike nën heshtje të kryera pas disfatës politiko-ushtarake të përjetuar në Kosovë…
Ky mentalitet nën mesjetarë i pushtetarve në Medvegjë për mendimin timë është “NON-COMENT”, dhe besoi që tani edhe fëmijët në djep e kanë kuptuar, se është paralajmrim i kjart për slavizimin total të tokës së Arbërit, për ç’ka besoi se më në fund të gjithë e kanë të kjart se për Medvegjën ka ardhë koha të kërkojmë alternativa relavante konformë rrethanave të kohës.
Pos përkrahjes të parezervë që kam për Zotëriun e nderuar Agim Ukiqi, bëjë apel te ç’do Shqiptarë, posaqëisht te përfaqësuesit politik në Medvegjë që menjëherë pa humbur kohë të largohen nga Kuvendi komunal i Medvegjës, duke marë hapa të duhur për kërkimin e një zgjidhjeje afatgjate për Medvegjën, ku duke i parë pengesat permanente gjatë gjithë kësaj kohe, shprehi skeciptizëm se pa dëshirën tonë po na imponohet që ti drejtohemi drejpërdrejt bashkësis ndërkombëtare, që automatikisht nënkupton padëgjueshmëri qytetare ndaj drashkoviqianëve.
Në anën tjetër e inkurajoi Z.Agim Ukiqi të mos dëshprohet nga ky mentalitet mesjetarë sepse nga niveli i tillë s’mund të pritësh tjetër, por në emër të ZOTIT, në Vendlindjen që u lindëm-rritëm-ushqyem-shkolluam dhe i filluam hapat e parë të krijim-formimit si qenie njerëzore, kurrën e kurrës s’do ta lejojmë që Drashkoviqianët ta realizojnë sllavizimin e Medvegjës !
Aty e kemi origjinën dhe ardhmërin e sigurt, që nënkupton se epoka Drashkoviqiane për Shqiptarët e Medvegjës s’ka mbet tjetër pos një hije e harruar dhe e tejkaluar për kohën, kohë e cila prej që egziston njerëzimi më së miri ka dëshmuar se dinë t’ia japin verdiktin e merituar secilit që luan me ligjin e natyrës.
me nderime Fadil Selmani Gjenevë-Zvicër.
12 Mars 2011 at 5:16 pm
Shqiptarët e komunës së Medvegjës e kan kuptu politikën serbo- sllave qysh moti , dhe sa më shumë ne heshtim ata më shumë bëjnë presion dhe për bashkëvendasin tonë Z. AGIM UKËN nuk është risi por nuk ka mundësi ta ndryshojë vetë por vetëm durim do ti vijë fundi edhe kësaj .
Po kush duhet filluar .!
Dikush po .!
Po kush duhet filluar dhe të thot stop të keqës sipas meje :
Hapi i parë këshilltarë komunal duhet të jenë të përgjegjshëm para popullit për veprimet e tyre dhe te ndryshojnë politikën dhe të kthehen kah duhet e ti lënë interesat personale dhe inatet.
Hapi i dytë të gjithë shqiptarët e Medevegjës që ndodhen përkohësisht në Kosovë të këndellen, të mblidhen dhe ta formojnë një Këshill dhe të hartojë një plan veprues, dhe ti bashkërenditin veprimet për vendlindjen e tyre.
Kurse hapi I tretë, diaspora e Medvegjës duhet të konsulidohet dhe ta jap provimin për vendlindje ashtu si e dha për Kosovë, e këtë do ta arrin kur ti lënë anash animet përndryshe do të na mallkojnë trojet tona.
Hapi i katërt Qeveria e Kosovës .
Dhe në qoftëse I shfrytëzojm të gjithë këta mekanizma pa tjetër do të ketë sukse .
Sipas meje ka mundësi të ndryshojmë gjendjen atje .
Ka mundësi ta ndryshojmë statutin.
Ka mundësi ta ndryshojmë edhe hartën.
Por dikush thot kjo s’mvaret prej nesh e pergjigjeja ime është dhe do të mbetet sado të punojmë aq do të kemi, kështu ju kam thënë edhe në vitetet te 90’ta edhe sot edhe nesër .
Prandaj me heshtje mos mendoni që do ta vizitoni vendlindjen atëher sotp do të jetë për ne .
12 Mars 2011 at 9:18 pm
Pershendetje te shume-respektuar vendas!
Me vjen shume keq per z.Agim Uka per kete padrejtesi qe po i behet dhe shpresoj shume qe z.Agimi nuk do te dorezohet perballe ketij akti te lig qe vjen nga organet drejtuese te komunes se Medvegjes.
Plotesisht pajtohem me zoterinjet e nderuar qe shkruan me heret.
Nje ide per me mbajt Medvegjen dhe banjen e Siarines (sidomos) do te ishte per te gjithe neve qe kemi mundesi financiare ti blejm pronat serbo-malazeze sa me shume qe mundemi ,sepse nuk do te shkoj kohe e gjate edhe Medvegjasit e rinje do te kerkojne identitetin e tyre te vertet kombetar si dhe do te kerkojne ti vizitojn trojet e baballareve te tyre!
Pervec kesaj banja e Siarines eshte njera nder mrekullit e Europes ,per shkak qe Gejzer ka vetem ne Finland dhe askund tjeter ne Europe,keshtu qe investimi i rueseve nuk behet per shkaqe perfituese ,mirepo behet me qellim qe ata(ruset)
Shpresoj per nje ndergjegjesim kombetar te Medvegjasve,sidomos diaspora ne Zvicer mundet me qene “katalizatore” i zhvillimeve pozitive per rajonin tone!
Respekt per te gjithe!
13 Mars 2011 at 1:55 pm
Përshëndetje medvegja.net !
Kur po i lexoj këto padrejtësi që ju bëhen shqiptarëve në Medvegjë,po ndihem shumë keq.Fajin për këto padrejtësi nuk e kan vetum sërbët-sepse nga ata edhe nuk presim diç më mirë,por e kan edhe veglat e tyre që folin shqip.
Pasi që ky është një problem politik,atëher ku jan politikanët!?
Ku jan ata këshilltarët komunal shqiptar!?
A mjafton që kjo të ngritet vetëm një herë në kuvend dhe të shuhet ky debat?
Ku është Partia për Veprim Demoktratik,e ku Unioni Demokratik Shqiptar?
Pse këto subjekte politike nuk e bojktojn punën e Kuvendit Komunal,deri sa nuk zgjidhen problemet e qytetarëve të tyre?
A e dinë këto parti politike se nga 1700 punëtor sa ka gjithsejt Medvegja me rrethinë,vetum afër 60 prej tyre jan shqiptarë.!!
Ku është këtu parimi i proporcionalitetit,në bazë të përqindjes së popullsis?
Në vend se këshilltarët shqiptarë të mirren me zgjidhjen e këtyre problemeve,ata sot janë të ndarë e të përçar, inatosur mes veti.
Problemi i Agim Ukës,nuk është vetum i ti sepse nesër mund të na ndodh secilit.Ky problem është problem kombëtar i shqiptarëve në Medvegjë.Shikoni për rreth në Medvegjë,dhe mendonu mirë a ka ndonjë biznis që e mbajn shqiptarët në Medvegjë.I vetmi ky njeri ka investuar në këtë komun,edhe pse pengesat jan evidente.
18 Mars 2011 at 4:42 pm
Pajtohem shum me zotrin Antonio shum shpejt do tiu sjell te dhena per popullsin e Medvegjes ne vitin 2012 ku ka shum shpresa te medhaja qe te dalim SHUMIC ne Medvegj dita e dites ka shperngulje si te Serbet ashtu edhe te Shqipetaret sot mora informacione se 60 nga 1700 punetor sa jan ne medvegj qenkan Shqipetar duke mar parasysh % e Shqipetareve ne Medvegj Se paku duhet te jen 400 Shqipetar te punesuar nga Shteti + ne biznese Private. Ju pershendes shum te gjitheve KOHA DHE ZOTI JAN NE FAVOR TE SHQIPETAREVE GJITHCKA QE ESHTE MAR MEZOR DO TE KTHEHET HERET A VON DURONI EDHE PAK SA TE VDESIN PLEQT SERB TE MEDVEGJES E DO TI MARIM PRONAT FAL E SDO TI BLEJM HIQ
26 Prill 2011 at 6:23 am
I nderuar Z.Ukiqi,
Shpresoj se keto informata do ti perkthen dhe do ti dergosh ne nivele me te larta gjyqesore, jo ne serbi as ne kosove por ne evrope, se po t’i ndalohej ndoj serbit ne gracanice ndertimi do kuptonte menjhere e tere evropa.
Ne na vjen keq po me siguri do jesh syqele dhe kete problem mos e le me kaq
13 Maj 2012 at 4:17 pm
Por a e dini o shqipetar se Europa shtrig e din edhe per kete. Po eshte ajo Europe qe shqipetaret ne Mitrovicen Veriore nuk i lejon me i renovu-ndertuar shtepijat e veta qe shkau ua djegu-sosi,por vallë mos haroni se shkau eshte armiku i perbetuar i joni dhe vetem pushka mund te na i sjell lirin dhe drejtesin s’bashku me SHBA.
Por edhe një gjë duhet t’a dim se deri sa shqipetari te jet ujk njëri per tjetrin kur s’ka per ne liri. Vetem te bashkuar arrihet lirija e jo duke kerkuar ndihm nga Europa shtrig qe gjithmon na ka tradhtuar dhe do te na tradhtoj ne llogari te shkive.