RSS

Sot po zhvillohen zgjedhjet për Këshillin Nacional edhe në Medvegjë, UDSH-ja i bojkoton

6 Qershor 2010

-Lajmet-

Sot zgjedhjet për Këshillin Nacional në Medvegjë, UDSH-ja i bojkoton

Medvegjë 6 qershor ,(medvegja.net)

Sot me 6 qershor në Medvegjë,Preshevë dhe Bujanoc po mbahen zgjedhjet për Këshillin Nacional të shqiptarëve.

Vendëvotimet në të gjitha qendrat e Medvegjës janë hapur nga ora 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe Uninoni Demokratik Shqitarë(UDSH), këto dy subjekte do të dalin në votime për formimin e këshillit nacional kurse partitë PDSH, BDL dhe LPD bojktotojnë këto zgjedhje.

Në anën tjetër, sipas informatave që disponon medvegja.net, UDSH në Medvegjë po i bojkoton këto zgjedhje,për arsye, siç thuhet, të parregullsive në procesin zgjedhor.

Jonuz Fetahu,anëtar i kryesisë së UDSH-së

“Dega e UDSH në Medvegjë i ka bërë të gjitha përgatitjet për pjesëmarrje në procesin zgjedhor për formimin e Këshillit Nacional Shqiptar,
por në momentin e fundit ka vendosur për bojkot për disa arsye, të cilat duhet vlerësuar me gjakftohtësi, pas përfundimit te procesit zgjedhor”, thotë Jonuz Fetahu në një prononcim për medvegja.net, anëtar i Kryesisë së Degës së UDSH për Medvegjë dhe kandidat me nr. 2 në listën zgjedhore të UDSH-së.

Këshilli Nacional i Shqiptarëve, garanton me ligj, të drejtën në arsim, kulturë, në informim, në përdorimin e simboleve kombëtare, dhe të drejtën e përdorimit të lirë të dygjuhësisë

Medvegja Forum

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply