Ne Muhoc te Bujanocit me 12 korrik u mbajt perkujtimi i pesevjetorit te vrasjes se deshmorit Muhamed Xhemaili- komandant Rebeli
Statusi i pazgjidhur i deshmoreve te luftetareve te UCPMB-se i patolerueshem
...edhe ne kete vit pervjetori kushtuar deshmorit te kombit Muhamed Xhemaili u mbajt nga bashkeluftetaret e tij ne fshatin Muhoc te Bujanocit, por pa ndonje risi, perveq qe u perkujtua vepra dhe respekti ndaj komandantit i cili para pese vitesh u vra tinezisht nga nje dore tradhetare pa e ditur as sot e kesaj dite se kush ishte vrasesesi…
Medvegje-Bujanoc , 13 korrik 2010(medvegja.net)
Tani me pese vjet ne fshatin Muhoc te Bujanocit per cdo vit mbahet takim perkujtimor per komandantin e vrare ne menyre tinezare, z. Muhamed Xhemailin, komandant Rebeli, i cili u vra me 12 korrik te vitit 2005, tinezisht afer deres se shtepise, nga nje dore tradhetare pa e ditur as sot e keseaj dite se kush ishte vrasesi i tij.
Me nje kujdese te vecant dhe nje pergjegjesi te larte, Keshilli organizativ me ne krye z. Vesel Sabedinin, sic e quajne ne fshat mesuesei Vesel, kete vite kishin pergaditur nje akademi perkujtimore te nje niveli te larte. Ne kete akademi moren pjese vendoret e ketij dhe te fshatrave per rreth, familiaret e deshmoreve dhe te luftetareve te familjes: Xhemaili nga Muhoci, Elshani nga Suhareka dhe Mazreku nga Gjilani, nje delegacion i UDSH( ish LDI) nga Medvegja, nje delegacion nga UDSH e Bujanocit, perfaqesuesit e OVL te UCPMB-se etj.
Ra ne sy se edhe kesaj here, si zakonisht, munguan zyrtare te pushtetit lokal te te tri komunave shqiptare, Presheve, Medvegje dhe Bujanoc.

Ne fjalen e tij z. Vesel Sabedini, kryetar i Keshillit organizativ dhe kryetar i B.L. te fshatit Muhoc para te pranishmeve paraqiti nje ecuri te zhvillimit te ngjarjeve ne vazhdimesi duke perfshire nje periudhe te gjate historike te luftes se popullit shqiptar te ketyre trojeve qe nga vitet 1912 e deri ne ditet e sotme, duke permendur deshmoret dhe luftetaret e lirise se kesaj treve perfundimisht me luften e fundit te UCPMB.
Me kete rast ai ceku se keto troje ne vazhdimesi kane zhvilluar lufte te perhershme per te drejtat dhe lirine e tyre, por ne menyre te organizuar dhe me te suksesshme ate e bene te organizuar ne Ushtrine Clirimtare te Presheves, Medvegjes dhe Bujanocit, ne radhet e te ciles pati luftetar nga te gjitha trojet shqiptare, mbase edhe pati te rene deshmore sic jane: Agim Elshani nga fshati Ngucat i Suharekes dhe Besim Mazreku nga Gjilani.
Komandanti i brigades 114 „Agim Elshani“ Muhamed Xhemaili, ishte njeriu i pare i luftes ne keto ane dhe themelues i kesaj brigade. Me sukses e organizoi luften deri ne perfundimin e saj kur u neshkrua Marreveshja e Konculit, por dora tradhetare e armikut ate e vrau ne pabesi ne pragun e shtepise, atehere kur me se shumti i nevojitej kombit dhe familjes se tij. Ai la pas vedi bashkeshorten me dy djem dhe nje vajze, te jetojne pa te dhe ne kushte shume te veshtira per jete.

Tubimin dhe te pranishmit i pershendeti bashkeshortja e deshmorit znj. Enkelejda Xhemaili, e cila ne mes tjerash ceku se eshte e cuditshme qe edhe deri me keto dite nuk eshte zgjidhur statusi i deshmoreve te kombit dhe i familjeve te tyre.
Vellai i deshmorit Besim Mazreku ne fjalen pershendetese te tij falenderoi organizuesit dhe te pranishmit per ate qe po bejne per t’i perkujtuar deshmoret, kurse babai i deshmorit te kombit i rene ne kete lufte, z. Milaim Elshani, ne fjalen pershendetese shprehu falenderime per organizimin e perkujtimeve qe u behen deshmoreve te kombit dhe ceku se lufta dhe renja e perbashket e ketyre trimave na ben me dije se bashkimi kombetare eshte me se i nevojshem per shqiptaret.
Ishte prekese paraqitja e motres se deshmorit Agim Alshani, Mimoza Elshanit me recitimin gjysem vajtues i cili shumices qe ishin prezent ua solli lotet ne sy.
Tubimin e pershendeten edhe komandante dhe ushtare te UCPMB-se, te cilet ceken se deshmoret dhane jeten qe populli shqiptare te jetoj me mire e jo per kolltuqet e pushtetmbejtesve te cilet brengat e popullit po i harrojne si po ulen ne ato kolltuqe.
Prof. Rexhep Abazi nga Medvegja ceku se, eshte e pakuptimte qe deri me tani nuk eshte zgjidhur statusi dhe ceshtja e femijeve te deshmoreve te kombit dhe se kjo ceshtje nuk mund te vazhdoj te mbetet pa u zgjidhur, sepse deshmoret nuk luftuan per vedi por per neve qe sot te jetojme ne liri.
Me kete rast Keshilli organizativ ndau edhe ca mirenjohje per familjet e deshmoreve dhe per veprimtare te shquar te ceshtjes kombetare nga keto troje.
Me nje program modest kete manifestim e nderoi edhe Grupi folklorik „Shpetimi“ nga Medvegja me paraqitjen i instrumentisteve: z. Shefki Halimit nga Tupalla me kavall dhe te z. Kadri Abazit me mezhnica, instrumente te vjetra burimore folklorike me fryme.
Pas te gjitha ketyre aktiviteteve mbi monumentin e deshmoreve u vune lule dhe kurora nga familiaret dhe shoket e tyre.
Shkruan: Prof Rexhep Abazi


15 Korrik 2010
-Lajmet-