“Stop diskriminimit, për zhvillim” është slogan që do të përcjell marshin protestues për 21 shtatorin e këtij muaji.
Marshi protestues fillon në ora 12:00 përball Gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë, për të vazhduar në drejtim të zyreve të Trupit Kordinues në Preshevë, e gjer te qendra e qytetit, tek hapsira përball KK Preshevës.
Organizatorë të kësaj proteste janë i gjithë spektri politikë vendas në bashkpunim më Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës.
Me 13 shtator, në qytetin e Bujanocit është organizuar protesta e parë me moton “2001-2011 BOLL MO”.

/Presheva.com/


19 Shtator 2011
-Lajmet-