RSS

Studentët shqiptar të Universitetit të Nishit në Medvegjë të paknaqur me trajtim

4 Nëntor 2010

-Lajmet-

 

Studentët shqiptar të pa knaqur në Medvegjë

Medvegjë 4 nëntor 2010(medvegja.net)

Studentët shqiptar të Universitetit të Nishit në Medvegjë të paknaqur me trajtim që ju ofrohet në Fakultetin e Juridik-ut dhe Ekonomik-ut .Ata me këtë rast kan drejtuar në organet kompetente në Beograd,Nish dhe në Medvegjë shqetsimet e tyre të vazhdushme.Medvegja.net ka arrit të siguroj textin e plot si dhe një kopje të kësaj kërkese që studentët shqiptar e drejtuan në institucione të ndryshme:
-Ambasadës së Republikës së Shqipëris në Beograd
-Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd
-Ministris së Arsimit në Beograd

-Trupit Koordinus për Preshevë,Medvegjë dhe Bujanoc
-Kryetarit të komunës së Medvegjës
-Fakultetit Ekonomik dhe Juridik në Nish.

UNIVERSITETI I NISHIT
Fakulteti Ekonomik-Jurdik
Paralelet në Medvegjë
Studentët shqiptarë

Kërkesë për shqyrtim:

Obligimet dhe kompetencat kanë marrë karakter të një loje,të një marketingu, i cili deri më tani është përdorur pjesërisht në suaza të caktuara të politikës ,të cilën e bartin organet që u zotuan se premtimet e dhëna do t’i përmbushin deri në masën e domosdoshme për studime normale në gjuhën amtare – shqipe.
Studentët shqiptarë ne Universitetin e Nishit në Medvegjë përsëri vitin e ri akademik e fillojnë me probleme të ngjashme, ku si shtesë problemet kanë arritur deri te xhepi i vetë studentit.
Preokupim madhor paraqet Buxheti – financimi i një viti shkollor për këta studentë, sepse pjesa dërmuese e tyre nuk janë pjesë e këtij buxheti.
Po ashtu, problemet me përkthim vazhdojnë të jenë brengë e rëndësishme e studentëve shqiptarë.
Organet kompetente po heshtin, në kohën kur studentët shqiptarë në fakultetin ekonomik, tërë semestrin e parë (dimëror) e kaluan pa literaturë të përkthyer, ndërkaq të njëjtit studentë sot nuk gëzojnë ndonjë afat të posaçëm, apo një mundësi që do t’iu ofrojë një vit të ri akademik pa vetëfinancim.
Duhet të pranojmë faktin se të gjitha këto probleme me të vërtetë po e humbin vullnetin e këtyre studentëve për mësim dhe njëherësh po e humbin kuptimin e të gjitha premtimeve publicistike të cilat ndoshta edhe hamendën opinionin e gjerë.
Për të qenë me konkret, kërkojmë nga organet të cilat mundësuan hapjen e këtij Fakulteti në gjuhën shqipe që të shqyrtojnë kërkesën tonë sa më parë që është e mundur, dhe të jenë më real me premtimet e tyre.

Ne kërkojmë takim të jashtëzakonshëm me këto organe dhe përgjigje për këtë kërkesë, në mënyrë që të kuptojmë njëherë e mirë se cilat janë shkaqet që ne, si studentë shqiptarë, ballafaqohemi me probleme të tilla gjatë gjithë kohës së studimeve.
Studentët shqiptarë të Universitetit të Nishit, Paralelet në Medvegjë të cilët mbështesin një kërkes të till :
Albert Salihu (Ekonomik), Besnik Salihu (Ekonomik) , Vjollca Syla (Ekonomik),Naim Deliu(Ekonomik),Edona Hajdini (Ekonomik),Ganimete Veseli (Ekonomik),Blerim Emini(Ekonomik),Edita Osmani(Juridik),Emine Sadiku(Juridik) ,Selvie Hiseni(Juridik) ,Vjollca Salihu(Juridik) ,Adelina Kadriu(Juridik)

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply