Tadiqi “i shqetësuar” me dallimet ekonomike veri-jug në Serbi
Medvegjë , 9 prill 2010(medvegja.net)
- Presidenti i Serbisë, Boris Tadiqi ka vizituar të enjten Luginën e Preshevës, pa u mbushur as një muaj nga vizita që bëri atje zv/kryeministri shqiptar Ilir Meta. Presidenti i Serbisë u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të formojnë Këshillin e tyre Kombëtar, dhe në këtë mënyrë të marrin vetë “përgjegjësinë për zhvillimin e shtetit në të cilin jetojnë”.

Tadiq në Medvegjë
“Dëshiroj t’i inkurajoj shqiptarët tanë për të marrë pjesë në institucionet e tyre kombëtare në Serbi, për shkak se ky (Serbia) është vendi dhe shtëpia e tyre”, ka thënë ai gjatë vizitës. Si transmeton BallkanWeb, Tadiqi ka pemtuar se “përveç fakultetit të Medvegjës, të hapet Fakulteti i gjuhës shqipe edhe në Preshevë dhe Bujanoc”.

Amfiteatri ku ju drejtua studentëve shqiptar dhe serbë në Fakultetin Juridik dhe atë Ekonomik në Medvegjë
Në këtë mënyrë, Tadiqi ka përçuar në Luginën e Preshevës të njëjtin mesazh që çoi atje edhe Meta për shqiptarët e atjeshëm, që një perspektivë e re po hapet edhe për Luginën e Preshevës, ashtu siç u hap për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd.

Presidenti serb Boris Tadiq në Medvegjë
B92 shkruan se në kuadër të një vizite në qytetin e Medvegjës, presidenti i Serbisë është takuar dhe ka zhvilluar biseda me studentë të Fakultetit Ekonomik dhe atij Juridik në këtë qytet (Degë e Universitetit të Nishit), si dhe ka marrë pjesë në hapjen e minierës së arit, plumbit dhe zinkut, në vendin e quajtur “Lece”, në afërsi të Medvegjës. Të pranishëm ishin edhe studentë shqiptarë. Gjatë takimit me komunitetin shqiptar që jeton atje, Tadiqi ka deklaruar se është i shqetësuar për diferencat e mëdha ekonomike ndërmjet veriut dhe jugut të vendit.
Shkruan : Koha Ditore
Fotografit : Albert Salihu – Medvegja Forum


20 Prill 2010 at 12:32 pm
ESHTE VERTET DEKLARATE QESHARAKE KJO E TADIQIT.UNE VERTET E KUPTOJE SHQETESIMIN E TIJE,DHE BESOJE SE VERTET ESHTE I SHQETESUARE AMO JO PER PA ZHVILLIMIN PORE PER INVESTIMET EVOGLA QE JANE BERE NE KOSOVEN LINDORE.TI ZOTERI PARA SE TE SHQETESOHESH PER EKONOMIN DUHESH QE SE PARI TE LARGOJSHE NGA KABINETI QEVERITARE KRIMINELET E MILOSHEVIQIT APO MBETURINAT ME PLANE QUBRILOVIQE PER SHPERNGULJEN E SHQIPTARVE.2.DUHESH TE LESH ANASH POLITIKAT E TUA KUNDER SHQITAVE.3.DUHET MENJEHER TI LARGOJSHE FORCATE KRIMINELE FASHISTE TE XHANDARMERISE PREJ KOSOVES LINDORE.4.DUHET TE LIROJSHE GJITHE TE ARRESTUARIT POLITIKE DHE TE KERKOJSHE FALJE PUBLIKE PER DHUNE QE SHET USHTRUARE NDAJ TYRE DHE FAMILJEVE TE TYRE.5.DUHET TI DENOJSHE VERTET KRIMINELET E LUFTES PORA ATA I KE NE QEVERIN TENDE(SI PSH DAQIC).6.DUHET TE HEQESH DORE PREJ PLANEVE TE TIPITE PATKOI PER SHPERNGULJEN E SHQIPTARVE.DUHET TE PRANOSHE PUBLIKISHTE SE SHTETI YTE KA BER GJENOCID NE KOSOVE,KOSOVEN LINDORE,BOSNE ,KROACI DHE TE KERKOJSHE FALJE PUBLIKE PER GJENOCIDIN.E ME PASTAJ MUNDE TI FTOSH SHQIPTARET E KOSOVES LINDORE QE TE INTEGROHEN NE INSTITUCIONE E SERBIS.PO DUA VETEM TE JAP NJE SHEMBULL KONKRET:ME LIBERALIZIMIN E VIZAVE PER SERBIN SHQIPTARET E LUGINES SE PRESHEVES FILLUANE TE LARGOHEN ME TE MADHE PER NE EUROPE,DHE ZOTERIJU NE FJALE DEKLARONTE SE IKJA E TYRE ESHTE EKONOMIKE E JO POLITIKE.POR TI BRE ZOTERI A MOSE PO MEDONE SE NE HAJME BARE E NUKE E DIME SE PO MOSE TE KISHTE PROBLEME POLITIKE A NUKE DO TE ISHTE INVESTUARE NE TRI KOMUNATE.PO TE ISHTE VETEM PROBLEMI EKONOMIKE ZOTERI KEMI AQ MERGATE TE GATSHME SA MBRENDA NJE VITI DO TE NDRYSHONIN GJENDJEN NE KOSOVEN LINDORE.PER FATE SHUME TE KEQE EDHE DISA LIDER TE KOSOVES LINDORE DEKLARONI ASHTY,SDI DHE SI KUPTOJE A VERTET NUKE E DIJNE REALITETIN APO NDOSHTA PER ATA ESHTE OK SEPSE BISNESI ESHTE ME I LEHTE KESHTU SA NE KOSOVE AQ EDHE NE KOSOVEN LINDORE.ESHTE TURPE TE THUHET PROBLEM EKONOMIKE KURE VRITEN BURGOSEN MALTRETOHEN PER SHKAKE TE POLITIKES NUKE INVESTOHET E AT NA THOJNE PROBLEME EKONOMIKE.NDOSHTA VERTET KANE NEVOJE EDHE PER DISA FIRMA DHE SHTEPI E EKONOMIKISHTE NUKE JANE MIRE DO TE KISHTE QENE ME MIRE TE VIDHET EDHE PAKE SE KANE NEVOJE SI TADIQET ASHTU EDHE DISA LIDER TANE.