Tahiri priti një delegacion nga Lugina,mungojnë përfaqësusit nga Medvegja!
Prishtinë,03 Shkurt(medvegja.net)
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur të premten në një takim përfaqësuesit politik nga Lugina e Preshevës në përbërje te të cilit ishin, Riza Halimi, deputet në parlamentin e Serbisë, Galip Beqiri, Kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve dhe Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit.
Në këtë takim u fol për situatën politike në Luginën e Preshevës si dhe për gjendjen shqiptareve etnik të kësaj pjese si dhe për efektet e marrëveshjeve teknike të arritura në Bruksel për përmirësimin e jetës së shqiptarëve atje.
Delegacioni i Luginës së Preshevës njoftoi zëvendëskryeministren Tahiri për zhvillimet më të reja në fushën e realizimit të të drejtave legjitime të komunitetit shqiptarë atje, duke potencuar në veçanti në sfidat dhe vështirësitë në planin politik, ekonomik dhe arsimor. Ata po ashtu vunë në dukje dukurinë e largimit të vazhdueshëm të shqiptarëve nga vendet e tyre nga mungesa e perspektivave të qarta për shqiptarët.
Tahiri, duke shprehur shqetësimin për gjendjen jo të mirë të shqiptarëve, premtoi angazhimin maksimal të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbështetje të drejtave etnike të shqiptarëve si dhe për ruajtjen e identitetit etnik dhe kulturor në trojet e tyre etnike.
“Të drejtat e komuniteteve janë të garantuara me standarde ndërkombëtare andaj Serbia duhet të respektoj këtë obligime ndërkombëtare karshi shqiptarëve të luginës së Preshevës dhe t’u sigurojë mirëqenie e perspektivë demokratike”, tha Edita Tahiri.
Duke folur për procesin e dialogut teknik në Bruksel, Zv/kryeministrja Tahiri tha se dialogu ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve teknike mes dy shteteve fqinje, Kosovës dhe Serbisë, dhe marrëveshjet e arritura deri tash janë me efekte pozitive edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës sepse sigurojnë lëvizjen reciproke dhe të njerëzve dhe mallrave.
Ajo në veçanti theksoi se njohja reciproke e diplomave universitare është një ndihmesë për gjeneratën e re të shqiptarëve të Luginës të cilët studiojnë në Kosovë dhe kanë nevojë për punësime dhe studime të mëtejme, dhe gjithsesi është një stimulim që ata të kthehen dhe të jetojnë në vendlindjet e tyre etnike.
Ajo po ashtu premtoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifave të sigurimit të automjeteve që po e vështirëson lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke iu bërë me dije se qëndrimi i Kosovës në dialog ka qenë për zgjidhje në favor të qytetarëve dhe se për shkak se Serbia ka insistuar për tarifa të larta atëherë Kosova është përgjigjur me reciprocitet.
Në fund të takimit, u vlerësua se intensifikimi i bashkëpunimit është në dobi të dyanshme. /Zëri/



3 Shkurt 2012 at 10:28 pm
Ndonëse,Medvegja ka më së shumti probleme sa i përket ,,Lëvizjes së Lirë”,përfaqësusit e saj vazhdojnë të injorohen.Dhe thujse asnjëher nuk ftohen në takime,ky nuk është faji i palës Kosovare,por i asaj të Luginës.
staffi i Portalit Informativ medvegja.net shpreh shqetësimin e saj për këtë injorim që ju bëhet përaqësusve të shqiptarëve në Medvegjë.
4 Shkurt 2012 at 5:34 am
“Medvegja.Net” ka te drejte per kete reagim dhe shqetesim pse, ne menyre permanente, injorohen udheheqesit dhe lideret Shqiptar te Medvegjes me rastin e vizitave ose takimeve me udheheqesit e Shqiperise, Kosoves dhe Nderkombetaret.
Nuk eshte fjala se, Deputeti, Halimi, Z-ti Beqiri dhe Z-ti Kambneri, nuk munden me perfaqesua edhe Medvegjen,por,pse situata me serioze dhe me e veshtire eshte ne Medvegje dhe se injorimi i vazhdueshem i perfaqesuesve te Medvegjes zmadhon edhe me ndjenjen e mos-perspektives se qendrimit te Medvegjesve ne kete vend te shejte Shqiptar.
Nga ana tjeter, Medvegja ka kuadro te mire qe munden vetem me shtua kualitetin e perfaqesimit te Lugines kudo dhe at si ata qe punojne e veprojne ne Medvegje ashtu edhe ata qe, per aresye te njohura, punojne dhe veprojne jasht Medvegjes.
Mbetet te besojme se udheheqesit e Lugines do te permiresojne kete praktik te deritashme dhe se ne keto aktivitete do te ftohen dhe perfshihen edhe udheheqesit e mire, te mencur dhe trima te Medvegjes.
4 Shkurt 2012 at 11:00 am
Sa i perket perfaqesimit te shqiptarve te Medvegjes bashke me grupin e lugines nuk eshte e mire kjo ndarje por nuk eshte faji i perfaqesuesve te Bujanocit e as te Presheves por i vet Medvegjaseve qe fatekeqesisht keta te zgjedhur aktual ” nje pjes e ture” punojn per interesa te serbis dhe xhepit te vet duke filluar nga nenkryetari aktual( ne shekullin 21 me 7 vjet e gjys nenkryetar …etj…) qe i mungon gjitheqka qe ta kete at poste perveq vullnetit qe te jete ne sherbim te pushtetit te korruptuar qe po bejn gjtha te keqiat per ti shperngulur ata shqipetar .
p.sh duke ju mohuar te drejtat e veta,pre malet,kercenime,duke i punsuar njerzit qe nuk jan te arsimuar thuaj se hiq si eshte edhe vet me at klanin e vet, kjo e tera ne koordinim te drejteperdrejt me ata qe i urrejn shqiptaret. (nje pjes te fajit e ka edhe ajo Partia se keta persona fshihen nen hijen e saj, pra Udheheqesit e saj duhet te pozicionohen ne njeren ane jan te kenaqur me kete perfaqesim apo jo..)
Konkluzion: Shqiptaret e medvegjes ose duhet ta zgjedhin at qe din dhe e don popullin e vet ose me mire te bojkotojn gjitheqka sepse keshtu po shkon ne dobi te serbis pra ne zhdukjen e shqiptarve te Medvegjes.
Mjaft jan bere gabime “stop” vetezhdukjes nga trojet tona
4 Shkurt 2012 at 11:14 am
“” ne shekullin 21 me 7 vjet e gjys nenkryetar …etj…”"
ke kam fjalen per shkolle se mos mendon kush se eshte i ri , jo jo ai eshte i moshes afer 40 vjet. pra ne duhet ta kuptojm drejt se ai eshte si kukull dhe vegel e te tjerve me vete deshiren e tij. Por ne nuk duhet kursesi qe te lejojm qe te na perfaqesoj serbia me njerzit e vet.
4 Shkurt 2012 at 1:09 pm
Pajtohem plotesisht me “Leon”, fatekeqesisht duhet te jemi autokritike dhe te permiresojme vetevehten per fajet e tona, para se t’i kritikojme te tjeret.
Nuk na ka fai as Lugina e as Prishtina!!!
Kjo eshte tragjedi qe shqiptaret e Medvegjes ku do qe ndodhen i lejon vetes kete “LUX” per t’u perfaqesuar ne kete menyre.
Perkundrazi te mos ishin Lugina,Tirana dhe Prishtina, vaj halli per NE.
4 Shkurt 2012 at 1:26 pm
Problemi eshte edhe tek ne,por edhe te Riza Halimi qe medvegjasit nuk i llogarit hiq qe egzistojn…
7 Shkurt 2012 at 12:25 pm
Leter e Hapur.
Nenkryetarit te K.K te Medvegjes Zot.Sahiti
Delegatit te Asambles Komunale prof. Rexhep Abazi
Te nderuar Zoteri Abazi dhe Sahiti!
Ngjarjet e fundit politike qe zhvillohen rrethe Kosoves dhe Kosoves Lindore apo siq ju e quani,Lugina e Presheves, jam duke I percjellur shume me vemendje,nga diaspora.
Eshte per tu habitur qe dy takimet e fundit te delegacionin te Lugines me Ministrin e diasporas Zot.Makollin dhe zev.Ministreshen zonja Tahiri.
Ne keto takime nuk pashe asnje perfaqesues nga Komuna e Medvegjes si nga partite opozitare nga udheheqesit Komunale apo nje individi te levizjeve Medvegjase.
Sipas meje eshte shume hap I gabuar nga JU qe udheheqeni nga ate pak popullate te mbetur ne Komunen time te Medvegjes. Me mos aktivitetet tuaja politike dhe mos ngritjen e zerit tuaj ne arenen nderkombetare politike qe tani eshte momenti I fundit per Bashkimin e Trojeve tona, ju disi heshtni ne qetesi.
Te nderuar zoteri!. Ishte dikush qe edhe juve Medvegjaseve, ua mundesoi qe edhe nje here te formoni parti politike te keni pozit dhe opozit dhe te udheheqeni sado pake ne Asamblen Komunale me ato pake delegate qe keni. Por tani nuk eshte zgjidhje Kombetare me diskutime ne Komunen ku e perfaqesoni apo veproni, apo si duket jeni te knaqur ma ato rroga te nje Mesuesi, apo te nje nenkryetari qe zen nje karrik ne Komune, e sipas meje nuk gezoni kurrfar autorititeti.
Lufta e UQPMB-se ne ate kohe ishte ne tere rajonin.Ne nuk ndame Presheve,Bujanoc dhe Medvegje.Kurse tani ju Zoteri beni ndarjen ne parti te ndryshme dhe individ qe aspak nuk e ndihmuan at Lufte por edhe tani ne ate Liri qe sodo pak e keni, nuk ndegjohet zeri i juaj.
Ne shqiptaret e Kosoves Lindore tani kemi nje halle,nje armike dhe kemi kerkesaen gjithepopullore, Referendumin dhe Plateformen e Konqulit te dalura nga populli dhe nga Lufta.
Medvegja ka pake popullate tani qe jetojne ne ato troje ,po ka shume popullate qe braktisen Vendelindjen e tyre nga represionet e koherave te ndryshme.Mos harroni,ne Medvegjasit qe jemi ne diaspore edhe ne tere boten syte I kemi mu te Medvegja jone.Keni pas perkrahje te plote nga ne qe keni edhe tani. Por angazhimi I juaj ne levizjet e fundit politike jane per tu habitur.Duhet ta dini nuk ka zgjidhje me pushtetaret komunal ato jan infuzione dhe rren e Serbise, Fati I Kosoves Lindore eshte vetem Bashkimi me Kosoven Moter dhe Shqiperine Nene,kete e din edhe Serbija ,kete e dini edhe ju te nderuar.
Andaj,tani duhet te bashkoheni parti te llojeve te ndryshe,vllezer dhe motera, Atedhetare dhe Diaspore qe dalin nga komuna e Medvegjes.te kerkojme bashkim me Trojet tona.Tani une, dhe shume shqipetare qe percjellin gjendjen momentale ne keto treva, e pyesim veten! Valle a paska shqipetare ne Medvegje apo jo.
Dikur mas asaj lufte te shejte te UQPMB-se ne gjetem force dhe gjuhe te perbeshket ti bashkojme te gjitha strukturat politike dhe Humanitare te komunes se Medvegjes.Klubin Trojet,ne krye me Zoterine e nderuar Ismajl Muharremin,Krahu I luftes,Vendelinda,PVD-ja dhe veprimtare e atedhetare te asaj kohe I bashkuam forcat dhe filluam kthimin e popullates ne ato troje.Kurese tani ju Zoteri te politikes dhe deputete te Ansambles Komunale Medvegjase,harroni,apo nuke doni te kyqeni ne problemet Kombetare,qe keni perpara,apo mendoni qe Presheva dhe Bujanoci do mendojne edhe per Medvegjen tone sikur aty te mos kete njerez ,parti apo dikush qe ngrit zerin fuqishem ne keto levizje politike qe sot ndodhin ne rajon.
Medvegja me rrethine ishte poligon I torturave te te gjitha luftrave Ballkanike prej viteve1878 e deri me sot I nenshtrohet represioneve te llojeve te ndryshme.Medvegja eshte Vendlindja e Sahit Pashes,Veli Dedit, Hashim Hajdinit ,Vellezerve Xhema,Sadik Jasharit e Kingjit dhe te gjithe atyre shqipetareve Atedhetare qe rane vikim nga represionet e shkaut.
Tani te gjitha keto levizje politike qe behen, bien nen supet e juaja .Ju keni voten e popullit,perkrahjen e diaspores se fuqishme, ta ngritni zerin nderkombtarishte dhe te tregoni se edhe ketu ka shqipetare edhe ne kerkojme Bashkim me Trojet tona qe dikur mu politika evropiane na ndau.Vetem me nje moral kombetar dhe kerkesa qe dalin nga populli mund ta nxjerim Komunen e Medvegjes dhe Luginen nga nje ferr shekullor dhe ta Bashkojm Popullin Shqiptare me ta lasht ne Ballkan dhe te bejme Bashkim Kombetare.
Te nderuar zoteri!. Harrojeni termin Vllazerim Bashkim,Tani eshte vetem Bashkim, dhe ate Bashkim Kombetare ne te gjitha viset ku flitet shqip. Kerkesat e juaja partiake duhet te jene te keti lloji ,beni bashkimin e popullit ku edhe ju jeni te dalur nga populli, mos u ndani nga kerkesat Popullore,mos beni ndarje partiake, hiqni iluzionet e partive tuaja,permbushni kerkesat e Referendumit dhe Platformes se Konqulit,ato jane te shenjta dhe qojne popullin ne nje Liri te gjate dhe te mire dhe ben thyerjen e kufive artificial po ashtu bene Bashkimin Kombetare.Nese kerkesave te dalura nga populli nuk I permbushni apo beni pazare me armikun,mendoni mire qe Vllazrim Bashkim me Serbine do ua prishin djemte, vellezer dhe motra, patriote dhe atedhetare qe kane vetem nje kerkese! Bashkim Kombetare. Kurse ju te nderuar do leni nje histori te keqe per punen dhe obligimet qe moret nga populli.Mendoni mire mos beni leshim nga kerkesat e popullit.Trgoni qe edhe ju jeni nipat e Sahit Pashes dhe Rrahim Abazit.
Shaban Abazi ish komandant I UQPMB-se Zona e Medvegjes.