Prishtinë më 27 dhjetor(medvegja.net)
-Përfaqësues të kompanive të sigurimeve nga Kosova dhe Serbia janë takuar në Vjenë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për të diskutuar rreth tarifave të larta që qytetarët janë të detyruar t’i paguajnë me rastin e kalimit të kufijve nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas.

Foto : Edita Tahiri,zavendëskryeministre e Republikës së Kosovës
Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se tarifat e sigurimeve për lëvizjen e lirë do të jenë më të lira dhe se procedurat do të lehtësohen.
“Bisedimet kanë filluar. Javën e kaluar, kompanitë apo byrotë e kompanive të sigurimeve të Kosovës dhe Serbisë, së bashku me palën e tretë, BE-në, janë takuar në Vjenë pikërisht për këtë çështje, për të diskutuar arritjen e një marrëveshjeje komerciale, e cila në fakt do të ndjekë modelin që ka Kosova me Shqipërinë dhe me Maqedoninë. Unë jam e bindur se një marrëveshje e tillë do të jetë shumë shpejt, pasi që edhe pala serbe ka dhënë sinjale gatishmërie për këtë zgjidhje”, ka theksuar Tahiri për Radion Evropa e Lirë.
Sipas saj, Qeveria e Kosovës, që në fillim, nuk ka qenë dakord për këto tarifa kaq të larta, pasi “një gjë e tillë e vështirëson lirinë e lëvizjes”.
Ndërkaq, Vlladimir Qirkoviq, komandant i Policisë së Kosovës në vendkalimin kufitar Merdare, thotë se, pavarësisht ankesave të qytetarëve për çmimet e larta, ato paguhen.
“Çmimet vërtet janë të larta. Nuk e di pse. Është e pamundur që një gjë e tillë të vazhdojë, por çfarë të bëjmë. Vendimet e shtetit janë të tilla”, thekson ai për Radion Evropa e Lirë.
Ditë më parë, Beogradi ka vendosur tarifën prej 100 eurosh për kosovarët, të cilët duan të qarkullojnë në shtetin serb – vendim, të cilit Prishtina zyrtare i është përgjigjur me reciprocitet. Ky sigurim zgjat 30 ditë.
Automjetet me targa të Serbisë që duan të hyjnë në Kosovë për qëndrim 15-ditor, duhet të paguajnë nga 15 deri në 145 euro – varësisht llojit të automjetit.
Këto çmime thuhet se kanë shkaktuar pakënaqësi të banorët shqiptarë të Medvegjës Bujanovcit dhe Preshevës. Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se me vendimin e ekzekutivit kosovar janë “getoizuar” shqiptarët e kësaj zone.
Ai i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojë menjëherë vendimin e saj për këtë çështje./Zëri/


30 Dhjetor 2011 at 1:25 am
shpresojme