RSS

Takim i përbashkët i këshilltarëve shqiptar të Kuvendit Komunal të Medvegjës

6 Shtator 2011

-Lajmet-

Takim i përbashkët i këshilltarëve shqiptar të Kuvendit Komunal të Medvegjës

Medvegjë,7 shtator(medvegja.net)

Të enjtën më 8 shtator do të mbahet takim i përbashkët i këshilltarëve shqiptar të Kuvendit Komunal të Medvegjës.Takimi mbahet në sallën e Kuvendit komunal me fillim në ora 11:00.Takimi është thirrur nga Klubi i Vendlindjes TROJET,ndërkaq në te tashmë e kan konfirmuar pjesmarrjen të gjithë këshilltarët Komunal si dhe nënkryetari i Medvegjës zotri Florim Sahiti.


Ndërtesa e KK të Medvegjës

Siq ka bërë të ditur për medvegja.net Prof.Dr.Gani Jashari nga Klubi Trojet takimi do të ketë dy pika për rend dite dhe atë:

-Procesi i Regjistrimit të popullsis
-Situata e përgjithshme në Medvegjë

Duke folur për procesin e regjistrimit të popullsis Prof.Dr. Gani Jashari tha se në Medvegjë nuk ka kushte relevante për pjesemarrjen e shqiptarëve në këtë proces të regjistrimit.Ne përshendesim vendimin e marr nga Kuvendi i Këshilltarëve shqiptar të Medvegjës,Preshevës dhe Bujanocit për Bojkotimin e këti procesi,përfundoj në prononcimin e ti për medvegja.net Prof.Jashari.

Vlen të theksohet se Kuvendi Komunal i Medvegjës ka gjithsejt 8 këshilltar shqiptar. 5 vin nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik dhe 3 nga radhët e Unionit Demokratik Shqiptar.

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

2 Responses to “Takim i përbashkët i këshilltarëve shqiptar të Kuvendit Komunal të Medvegjës”

  1. sokoli Says:

    Ne si bashksi lokale e pershendesim ket takim dhe eshte i qelluar ne momentin e fundit kur popullit shqiptar i kanoset rreziku per egzistimin ne trojet tona shqiptare.
    Vlen te ceket se politika slave eshte shume e rrezikshme per shqiptare.
    Sode me daten 07 09 2011. ne fshatin Tupalle ishte derguar nje djale nga svirca ku ju kishte dhane nje matrijal nga komuna per tu organizuar nje lloj regjistrimi ku ne ate dokument shkruante qe te regjistrohet gjendja socijale por kishte edhe prapavin e vete dhe kshilli i bashksis lokale e largoj nga tupalla qe pa marr para syshe gjendjen e veshtir te popullates mos te bej ket lloj regjistrimi.
    Dokumentacijoni ju kishte dhane ne gjuhe serbe ku ne edhe fotokopijuam nje karton te tille dhe seshpejti do te jete ne net.
    Ne shprehim deshiren ta dime se sa jane te njoftuar kshilltaret tane te cilet vetem per sy e faqe si dhe per nje meditje shkojne ne kuvend.
    Edhe dje me 06. 09. 2011 ne tupalle erdhen dy puntore komunale dhe tentuan te marrin disa deklarata nga drejtori i shkolles dhe puntoret e shkolles ne lidhje me ligjin e serbis dhe ju ben pytje se a ju pelqen dhe a eshte i mire ligji i serbis ku nga tupalla nuk ju deklaroj askush.
    Nje puntor i shkolles i pyti pse nuk kane ardhe serbet me ba ket deklarat por ju .
    TE pa tekst shkuan nga tupalla.
    NE GJDO MENYRE EDHE SERBET EDHE NJE GRUP I SHQIPTARVE MUNDOHEN TA ZHDUKIN TUPALLEN SE VETEM TUPALLEN E KANE NE SY
    ME RESPEKT TE MADH PER TEGJITH SHQIPTARET E MEDVEGJES
    KRYETARI I BASHKSIS LOKALE SOKOL HALIMI

  2. Gurbetqari Says:

    I nderuar STAFF i “Medvegja.Net”- me padurim presim te na informoni per takimin e perfaqesuesve te Klubit i Vendlindjes “TROJET” me keshilltaret Shqiptar te Kuvendit te komunes se Medvegjes.Besoje se shume shpejte do te kemi kenaqesi te lexojme raportin nga ky Tubim. Ju falenderoj.

Leave a Reply