Beograd 8 korrik 2010(medvegja.net)
Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë Galip Beqiri me deputetin Riza Halimi u takuan të premten me Shpëtim Çaushin, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Beograd. Vizita e parë e kryetarit të KNSH-së ishte në radhën e vizitave për konsolidimin dhe koordinimin e veprimeve të përbashkëta për zgjidhjen e problemeve që preokupojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Në takim u biseduan çështjet me interes, si në fushën e arsimit, kulturës, simboleve, përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe dhe çështjet tjera në mënyrë që sa më shumë të intensifikohet prania e shtetit shqiptar në rrjedhat shoqërore të shqiptarëve në Serbi./Telegrafi/



9 Korrik 2010
-Lajmet-