RSS

Takim tradicional i 15 me radhë i shoqatës Medvegja në Fully,Zvicër

13 Qershor 2010

-Lajmet-


Takim tradicional i 15 me radhë i shoqatës Medvegja në Fully,Zvicër

Fully-Zvicër 12 qershor 2010(medvegja.net)

Dita e 19 dhe 20 qershorit të këti Viti është padyshim e veqant për shqiptarët në Zvicër në përgjithësi,për medvegjasit në veqanti.Është pikrishtë kjo kohë kur 15 vite më heret kishte filluar të mbahej turneu i futbollit të vogël në Fully të Zvicrës.

Këtë turne edhe tash e 15 vite tradicionalisht e organizon Shoqata e Pavarur Humanitare MEDVEGJA ,shoqat kjo e cila ruan,kultivon vlerat dhe traditat e shqiptarëve.Nuk mungon as aktiviteti human i kësaj shoqata,si në Vendlindje por edhe gjithandej në trojet shqiptare.

Siq ka bërë të ditur për medvegja.net kryetari i Shoqatës së Pavarur Humanitare MEDVEGJA,zotri Zenel Neziri,tashmë gjithqka është gati për këtë manifestim me karakter human.Ngase mjetet e grumbulluara nga ky turne do të dedikohen për projeketet e ndryshme në Medvegjë.Rendësi e veqant do të vazhdoj ti kushtoj shkollës së mesme në gjuhën shqipe në komunën e Medvegjës.

Manifestimi i cili përveq sportit, e karakterizon edhe një program kulturor-artistik e argëtus me këngë valle dhe humor,fillon në ora 18:30 ditën e shtune më 19 qershorë.Ku fillimisht do të luhet një ndeshje miqsore në mes të veteranëve medvegjas dhe deputetëve të kantonit të Valisit.Pjesmarrja e deputetëve të kantonit vlersohet si arritje e madhe për shoqatën Medvegja,gjë e cila e bën edhe më të veqant këtë manifestim,jubile.

Më pas, sipas skenarit ,vazhdon shfaqja e një programi kulturorë-artistikë i SH.K.A ,,Medvegja”,për të vazhduar me këngëtarët e mirënjohur Remzije dhe Nexhat Osmani.Gjithashtu të pranishmit do ti argëtojnë edhe ikonat e humorit shqiptarë Stupcat.

Ditën e diel në orën 9:00 do të filloj turneu i futbollit të vogël,deri më tani jan paraqitur mbi 30 ekipe të futbollit.Dhe ate nga shum vende të Zvicrës por edhe nga Franca,Gjermania e tjer,paraqitja e ekipeve do të vazhdojë deri më 17 qershor.
Përderisa pagesa për paraqitjen e ekipeve kushton 100 CHF,hyrja në manifestim do të kushtoj 20 CHF për të rritur ndërkaq për fëmi prej moshës 10-16 do të jet 10 CHF.

Për më shum informacione 0796376648

medvegja.net do të përcjell nga afër këtë manifestim

Shkruan Burim Uka
Medvegja Forum

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Takim tradicional i 15 me radhë i shoqatës Medvegja në Fully,Zvicër”

  1. Diar Says:

    Shum Mir Qe Keto Mjete Po u Investojkan Nvendlindje.

Leave a Reply