Takimet e Vendlindjes-1 Maji në Medvegjë
Tupallë-Medvegjë 1 Maj 2010(medvegja.net)
Përderisa në Botën demokratike 1 Maji ,dita e punëtorit,shenohet me protesta.Në Medvegjë rrespektivisht në fshatin Tupallë,1 Maji shenohet tradicionalisht tash e 40 vite si një fest që i bashkon medvegjasit me një vend.
Pikrisht në mengjesin e 1 Majit 2010,medvegjasit anë e mban trojeve shqiptare ja kishin mësy vendlindjes së tyre.Madje ata nuk i kishte penguar as largësia qindra kilometërshe,vetum e vetum që keto takime ti realizojn me familarët e tyre në vendlindjen e tyre.
Nuk munguan as medvegjasit nga Zvicra,Gjermania,Italia si dhe shtetet e ndryshme perendimore.Por edhe me të shumt ishin ata që nga Republika e Kosovës në mënyrë të organizaur me autobus mbi 7 sosh ju ishin drejtu vendit të tyre Medvegjës rrespektivisht Tupallës.

Nga aspekti Kombëtar
Shikuar nga ky aspekt këto Takime jan shum të rëndësishme,sepse një herë në vit i tubojn shqiptarët e Medvegjës në vendin e tyre.

Në fëtyrat e njerëzve vreheshin emocione të ndryshme,kishte nga ata që nuk kishin qen në Tupallë tash e 15 vite e padyshim se për ata ishte një dit e veqant.Nuk mungonin as lotët dhe malli për vendlindjen.Por kishte edhe nga ata që mendonin se këtë vit është dasht të anulohen aktivitet Kulturore.Dhe kjo për të vetmën arsye: sepse një ditë më parë ekspertët e mjekësis ligjore kishin filluar gjurmimet për varreza masive të shqiptarëve të Kosovës.Dhe atë shum pran Tupallës ne vendin e quajtur Llogor në Sijarinë.
Aspekti Politikë
Edhe kësaj radhe u vren ndasit e mëdha që kan subjektet politike shqiptare në Medvegjë por edhe në Luginën e Preshevës.Munguan udhëheqësit e strukturave komunale të Bujanocit,ndërkaq sipas atyre të Preshevës ata nuk ishin të ftuar fare.I pranishëm si gjithmon ishte Riza Halimi,deputet popullor dhe njëherit kryetar i PVD-së.Ndonse jo zyrtarisht në Medvegjë rrespektivishtë në Tupallë ishte i pranishëm edhe kryetari i Preshevës zotri Ragmi Mustafa,i cili nuk u prit nga organizatorët,por u prit ngrohtësisht nga qytetarët e Medvegjës.

Ragmi Mustafa,kryetar i Preshevës
Përderisa të pranishëm ishin edhe kryetari i degës së PVD-se në Medvegjë zotri Fehmi Beha dhe përfaqësus i PDSH-se në Medvegjë zotri Sejdi Kosumi në këto takime mungoi zotri Rexhep Abazi,kryetar i UDSH-se në Medvegjë.Të pranishmit fillimisht i përshëndeti Sokol Halimi kryetar i Bashkësis Lokale në Tupallë,për të vazhduar më pas me kryetarin e Medvegjës zotri Sllobodan Drashkoviq.Ndërkaq krejt në fund të pranishmit i përshëndeti Riza Halimi,deputet i Kuvendit të Serbis dhe njëherit kryetar i Partis për Veprim Demokratikë.
Aspekti Kulturorë-Sportiv
Nga aspekti kulturor kësaj radhe organizimi ishte më i mirë se në tri vitet e kaluara.Për këtë u përkujdesën valltarët-recitusit-dhe këngëtarët e Sh.K.A,,Shqiponjat e Medvegjës” nga Prishtina.Të cilët egzekutuan valle-këngë Folklorike si dhe recituan vjersha të ndryshme.

Kësaj radhe koha ishte e mir,dhe kjo ndikoj që vallja dhe hareja të mos përfundoj deri në orët e vona të mbrëmjes.

Sporti është edhe aktiviteti kryesor i këtyre takimeve,madje këto takime gjithmon identifikohen me sport.Ndonse interesimi ka rënë dukshëm,megjithate në turneun e futbollit të vogël morën pjes mbi 10 ekipe.Nga to epiteti i më të mirit i takoj ekipit që mbante emrin e Dëshmorit të Ushtris Clirimtare të Kosovës Florim Rushiti -KINGJI i cili ishte nga Kapiti i Medvegjës.

Finalja
Ditës së madhe të një majit po i afrohej fundi,medvegjasit u shpërndan të qet,Tupalla mbeti thujse e zbrazët.Shtëpit e boshtatisura ,mbetën në heshtje të thellë.Me shpres që pronarët e tyre të vërtet do të ju kthehen prap një ditë.
Mirupafshim në Takimet tona të radhës …
Shkruan: Burim Uka
Fotografitë : Medvegja Forum


2 Maj 2010 at 6:45 pm
Burim Ukes, nje falenderim i madh per Raportin e mrekullueshem,kurse, “Medvegja.net”-it per fotografite e bukura.Pasi qe besoj se Burimi eshte nga Lagja e Ukajve (“Ukiqve”), dua te theme se Ai eshte mjeshter i mire i pendes, ashtu sic ishin mjeshter te futbollit kusherinjet e Tij:Shahini, Zena, Shabani e sidomos Agimi.
Trojet e Tupalles, mbi gjysem shekulli, jane vend i tubimit te Shqiptareve te Medvegjes. Kurse, mbi 30. vite marrin pjese edhe Shiptaret e Presheves e Bujanocit,te Prishtines,Kamenices dhe vendeve tjera.
Deri ne fund te viteve te 50-ta u mbajsjhin dy manifestime: Nje Maji dhe Gjashte maji. Me se tepermi me ndikimin e punetoreve te atehershem te arsimit,u braktis festimi i 6.Majit (pasi qe kjo date nuk ka te beje asgje me Shqiptaret), kurse, programi i festimit te nje Majit u begatua me futboll- si aktivitet sportiv.
Prej atekohe, ne Program ishin: muzika e domosdoshme (“surla” dhe tupani),garat ne vrapim dhe hedhjen e gurit, vrapimi i kuajve dhe, natyrisht, garat ne shejtari (te cilat me vone u braktisen).Por, pika kryesore, prej atehere,eshte futbolli i vogel. Dikur merrnin pjese prej 30-4o. ekipe.
Valltaret me te mire te asaj kohe ishin: Veli Uka, Arif Zeka, Qerim Aliu, Syle Ferati, Mehmet Emini dhe te tjere. Ne shejtari me pushke, shenjester ishte nje gure i vogel i bardhe.Nganjehere, guri “qendronte” deri ne oret e pasdites, por, kur i rroknin pushket pleqet: Halil Mustafa, Hajdin Uka e Shaban Sinani… atehere, pas disa te shtenave guri u bente cope.
Ne garat ne futboll, qe prej vitit 1980. merrnin pjese edhe ekipet shume te mira nga Bujanoci, Presheve, Kamenica si dhe “Flamurtari” i Prishtines. Se cfare ishte kualiteti i futbollit, me se miri tregon fakti se “Flamurtari” vetem nje here fitoi vendin e pare, kurse, rasteve tjera mezi arrinte deri ne gjysem-finale dhe finale. Futballistet me te mire atehere ishin Rexhep Uka, Rrahman dhe Ramiz Jakupi,Ferat Xhema,Sejdi Kosumi,kurse, me vone:Abaz dhe Melazim Kadriu, Ramiz Emini, Shaban, Shahin dhe Agim Uka e tj.
“Muzikantet”, vite me rradhe, ishin nga Hogoshi, kurse, me vone, nga Fushe kosova.
Eshte shume mire qe “Takimet e Vendlindjes-Nje Maji” vazhdojne te mbahen pa nderpre dhe te jene vend dhe date per t’i bashkua Shqiptaret e Medvegjes dhe Luginers.Me deshire, qe shume shpejte, Ata te kthehen shtepive dhe pronave te tyre, ne menyre qe festimi, pas perfundimit te Programnit, te Trojet, te vazhdoje ne shtepite bujare te tyre.
Dhe, sic perfundon autori i artikullit-Mire u pafshim ne Takimet e rradhes. Por, edhe ne numer edhe me te madh dhe me unik. Nje Maji i ka tubua dhe bashkua Shqiptaret e Medvegjes, pa dallim mosmarreveshjeve te vogla mes tyre. Tani, e sidomos tani, ndasite dhe perkatesia partiake, nuk duhet t’i ndaje Shqiptaret e Medvegjes (as Lugines).
5 Maj 2010 at 11:12 pm
Faleminderit per fjalet e mira zotri i nderuar,dhe njekohesisht per te gjitha keto informacione kaq te rendesishme.Informacione keto qe ndoshta shum prej nesh nuk i kemi dit.
Fjalet tuaja na dhene shtytje edhe me te madhe qe edhe me shum te punojm per te miren evendit tone.
rrespekt Burimi
6 Maj 2010 at 8:49 am
flm per postimet jan shum te mira ju kisha lutum qe keni nej ingjizim per 1 majin ne tupall respekt lulie daki
7 Maj 2010 at 11:32 pm
pershendetje per gjith medvegjasit une jomm nag bujanoci dasht tu ju pyes per diqka a jeton tash familje shqiptare ne baj te sjarines ose jan asmilu edhhe ato
8 Maj 2010 at 8:01 am
Pershendetje z.Shenolli
Para se gjithash ju falenderojm qe keni gjet kohe ti shkruani keta rreshta.Nderkaq sa i perket pytjes suaj,ndonse numri ka fillu te zvoglohet.Sepse Banja e Sijarines 80% te popullsis e ka pas shqiptare,megjithate ka ende shqiptare qe jetojn ne kete qytez dhe eshte problem te asimilohen shqiptaret deri ne ate mase.
rrespekt
8 Maj 2010 at 11:40 pm
po sa banor tash jeton ne medvegj perafresiht ne cilet venda ka ma shum shqiptar se kam deshir shum me vizitu at vend po thojn qe shum pak ni numer i vogel jeton shqiptar edeh ma shum pleq sdi ao esht e vertet kjo
14 Maj 2010 at 8:45 am
JU LUTEM A KA KUSH NEJ INQIZIM ME POSTU TE 1 MAJIT 2010 ME RESPKT LULIA
17 Maj 2010 at 11:17 am
ç’do aktivitet që lidhet me Vendlindjen është i mirseardhur dhe i rëndësishëm për mbajtjen e një kontinuiteti të domosdoshme i cili është jetik për identitetin dhe origjinën tonë të vërtet,duke qenë njëkohësisht i vetëdishëm se në kohën që jetojmë faktori Intelektual-Fizik-matrial është i domosdoshëm për ruajtjen e këtyre vlerave sublime, që nënkupton; secilit na takon ta kryejm punën që na takon konformë mundësive tona reale.Me nderime Fadil selmani, Gjenevë Zvicër
18 Maj 2010 at 9:18 am
Pershendetje te nderuar bashkevendas,para se gjithash shfrytzojme rastin te ju falenderojm qe po ndani kohe te skhruani ndonje koment kohe pas kohe. medvegja.net eshte pasqyrja e vetme permes botes virtuale ne gjuhen shqipe ne Medvegje.ne ndihemi krenar qe tash e 4 vite po arrijm ti mbulojm te gjitha ngjarjet me rendesi te veqant per medvegjasit.staffi i medvegja.net po ben qmos qe te njoftoj dhe informoj bashkevendasit ane e mbare botes per rrjedhat dhe ngjarjet qe e karakterizojne vendlindjen.
perndryshe e nderuar lulie video per ngjarjet e nje majit kije ne forum,jo shum por jan disa
rrespekt staffi
1 Qershor 2010 at 6:52 pm
Gjenevë, më 01.06.2010.
Ne që për momentin jetojmë dhe veprojmë jasht Vendlindjes, mednjen dhe zemrën e kemi atje përherë. Kur njeriu për shkaqe X ose Y detyrohet të largohet nga Vendlindja, at fillimisht e bënë përkohësisht edhe pse neve Shqiptarëve në përgjithësi përkohësia po na zgjatë shpeshëhere me kohë të papërcaktuar, me ç’ka krijohet përshtypja se jemi mësuar të presim. Unë kamë mbi dy dekada që jetoi dhe punoi në Zvicër, momentalisht në Gjenevë në një qytet të bukur Internacional, por asnjëher se largoi nga mendja Vendlindjen time, të cilën me bashkëpuntorë e kemi cilësuar dhe e konsiderojmë si të shenjt. Andaj edhe pse s’jemi përherë atje, kurrë s’kemi pushuar për tu angazhuar konkretisht për vendin që na lindi,rriti,ushqeu dhe shkolloi, n’at vend ku edhe i filluam hapat e para të egzistimit si qenie njerëzore.Për Medvegjën Iliro-Dardane diaspora s’pushon të punuari kurrë me ç’ka konkretisht e kemi dëshmuar ç’do herë, ndërsa pas shpërnguljeve etnike nën heshtje të bashkvendasve, përqëndrimi ynë kryesorë i veprimtaris është pikërisht për Medvegjën.Ne s’kemi ezotuar as në kohëra më të vështira e mos të flasim sot, edhe pse s’presim mrekullira që t’na kuptojnë të gjithë në vizionïn pë një Medvegjë të lirë e të hapur si dhe të integruar në hapsirën demokratike me vlera reale që nënkupton një Medvegjë me perspektivë për ç’do qytetarë të saj, në të cilën në emër të Zotit do të lulëzoi mirëkuptimi,prosperiteti dhe vetëdijetësimi i përgjithshëm, si parim univerzal dhe synim i njerëzimit posaqërisht në shekullin XXI. Zoti e bekoft Medvegjën Iliro-Dardane. Me nderime Fadil Selmani, Gjenevë Zvicër.
2 Qershor 2010 at 1:29 pm
Fadil Un Ne Facebook Ne Grupin Medvegja Forum Kam Dhene Nje Ide Per Kthimin e Shqipetarve Dhe Rritjen Ekonomike Te Zonave Te Banuara Me Shqiptar Ne Komunen e Medvegjes Mund Ta Shikosh Ne FACEBOOK Ne Grupin e Ketij Forumi Un Aty Kam Treguar Harten e MEdvegjes Dhe Zonat e Banuara Me Shqiptar Ku Shqiptaret Jan Me Shum Se 3000 Banor Por Mendimi im Eshte Se Duhet Te Behet Nje Komun Tjeter Me Emrin TUPALL Dhe Nje Komun Me Emrin Medvegj Kjo Komuna e Tupalles Do Te Perfshinte Nje Zon Prei 3200-3300 Banor Prei Tyre 2600 Shqiptar Dhe Komuna Tjeter(E Medvegjes) Ta Ket Territorin Verior Te MEdvegjes Se Sotme Ku Dihet Se Dominon Popullsia Serbe Me 88% Kurse Shqipetaret NE Ate Komun Do Te Ishin Nen 500 Banor Dhe Ne Ate Komun Te MEdvegjes Do Te Hynte Edhe Qyteti i Medvegjes Sepse Eshte i Banuar Me Serb(2400) Kurse Pjesa Jugore Komuna e Tupalles Do Te Ishte e Banuar Me Shumic Shqiptare Dhe Si Qender Do Ta Kishte Fshatin e Tupalles Dhe Ky Do Te Ishte Nje Zhvillim i Madh Per Komunitetin Shqiptar Ne Trojet e Veta ETNIKE Nga Kjo Komun Shqiptaret Do Te Perfitonin : Vende Per Punesim,Hapjen e Vendkalimeve Kufitare Me Kosoven,Kthimin Te Pakten 2000 Banor ( NE KOMUNEN E TUAPLLES),Rrug Te Reja,Shkolla Te Reja,Do Te Perfitonin Ne Turizem,Ne Arsim Dhe Ne Shum Gjera Te Tjera Pastaj Pasi Qe Kjo Komun Ti Plotesoj Te Gjitha Gjerat Qe Deshirojn Qytetaret Ateher Duhet Te Behet Edhe Kthimi i Shqipetareve Ne Komunen e Medvegjes( MEDVEGJES VERIORE) DHe Keshtu Shqipetaret Do Ta Rikthenin Medvegjen. NE E DIM SE ESHTE E PAMUNDUR TE KTHEHET DIASPORA PA QEN KUSHTET PER TU KTHYER NE VENDLINDJE SE PARI DUHET TE BEHEN KUSHTET PASTAJ DUHET E BEHEN 2-3 Fabrika Per Punesimin e Nje Numri te Madh Shqiptaresh i Cili Do Te Ndikonte Qe Te Ktheheshin Edhe Familjet Nga Kosova Dhe Keshtu 2 Komunat e Medvegjes Do Te Ishin Komunat Me Te Zhvilluara Shqiptare Ne Kosoven LINDORE.
2 Qershor 2010 at 4:28 pm
gjenevë 2 qershor 2010.
po zotëri Diar që besoi se është pseudonimi yt e kam perë hartën në fjalë por unë jam i mendimit se ne Shqiptarët e Medvegjës domosdo duhet ta kërkojmë rikthimine statutit komunë Banjën e Sjarinës se ajo ishte Komunë para asaj të Medvegjës. Kur Serbët (me dëshir si quaj kështu por me termin siç e kemi zakon ne Shqiptarët “shkiet”) arrijnë të krijojn Komuna të reja në Kosovë, pse ne se bëjmë një gjë të tillë kur dihet se ne jemi autokton në tokat tona,ndërsa këta të lartpërmendurit ardhacak në tokën e Arbërit!?… Sa i përket kthimit kemi paraqit edhe ne vizionet tona në kuadër të Shoqatës Humanitare Medvegja në Zvicër (bashkthemelues i cilës jamë) dhe kemi koordinim të shkëlqyer me shumicën apsolute të bashkvendasve medvegjas kudo që janë ata, në përjashtim të një minoriteti që ende se kanë kuptuar kohën në të cilën jetojmë. Nuk e di se ku jetoni por me siguri që jeta është e tillë dhe do të takohemi për të diskutuar konkretisht për Medvegjën, të cilën e vizitoi ç’do herë që jamë në Kosovë.
2 Qershor 2010 at 9:11 pm
Po Diar nuk mendoj se eshte ide e keqe kjo e jotja,megjithate un mendoj qe Komun shqiptare ne territorin e Jabllanices duhet te jet Banja e Sjarines me fshatrat shqiptare.
Edhe ashtu deri ne vitet e 80-ta Banja e Sjarines ka qen komun,dhe me sa un kam informata me plan te decentrealizimit te Serbis parashihet qe Banja …e Sijarines te jet prap komun.Edhe sa kohe do te shkoj nje gje e till nuk e dim,por shpresojm jo shum larg.
Pershendetje te veqant edhe per zotri Fadilin si dhe per te gjith vendasit tone qe po bejm nje pun jashtezakonisht te madhe ne kuader te shoqates Medvegja ne Zvicer.E me kete po perkrahin shum projekte finaciarisht duke perfshi ketu shkollimin e atyre pak nxenesve qe kemi ne Medvegjen tone .Me sa un kam njohuri shoqata Medvegja ka perkrah edhe disa familje qe jan kthy ne Medvegje para 3 viteve…
rrespekt Burim Uka
8 Shkurt 2011 at 10:37 am
Me ne fund edhe diqka nga vendlindja e ime.Ju pergezoj per nisjen Tuaj te mrekulluar.Pse jemi vonuar me ket inicijativ gabimi eshte i yni por sidoqoft me mir von se kurr.Shum gjera i kemi pa te thena per vendlindjen ton.Une jam i lindur ne Cvirce dhe klasen e par te shkolles fillore e kam mbarue ne shkollen e re te shelnjet ne vitin 1955.Per ju me te ri ndoshta qe nuk e dini ajo shkoll ne vitin e permendur u hap ne vitin 1955 te jasharovit.Mbase kjo shkoll ende punon.Msuesi i par ne at shkoll ka qen mulla Osman Murati me medresen e mesme te kryer me vitin 1937.Ketij at vit ju bashkangjit edhe msuesi Rexhep Bajrami.Ne vitin 1956 familja e ime transferohet ne Prishtin dhe faktikisht lidhja e ime me vendlindjen nderprehet.Per me tutje me siguri do shkruej per revisten Tuaj dhe tonen per ti sqaruar ca gjera te harruara e te panjohura per gjeneratat me te reja.Pershendetje dhe pun te mbar nga Sherif Veseli nga nenkapija.
28 Prill 2011 at 11:03 am
A mundet dikush te me informoj, une qe kam babe e babgjysh te lindur ne Tupalle dhe qe nuk kam dokument te serbise si mund ta vizitoj vendin ku i kam kalu me pare pushimet me te mira… cka po bejne politikanet e asaj ane per kete ceshtje, apo do t’ju lihen ato treva serbeve,pas vdekjes se prinderve tane ne femijet nuk do mund te shkojme atje dhe kjo pa kurfar dyshimi eshte coptim i trojeve.
19 Maj 2011 at 10:05 pm
ju pershendes dhe ju pergezoj per punen qe beni per te mos u harruar ato treva shqiptare