Të festojmë tre vjetorin e pavarësisë së Kosovës me medvegjasit në Zvicër
Fully-Martigny, 7 shkurt 2010(medvegja.net)
Me rastin e tre vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, edhe shoqata humanitare “Medvegja“, organizon një koncert të madh për nder të kësaj dite. Duke ditur se Medvegja në çfarë situate është, medvegjasit, nuk rrinë duarkryq, por organizohen, ku edhe janë organizuar edhe para dy viteve për të festuar këtë datë të madhe, ose nëntorin e dytë të shqiptarëve.
E dimë, se në tërë Zvicrën, do të organizohen shumë manifestime, por i drejtohemi të gjithë bashkatdhetarëve, që të drejtohen tek ne, që ti japim një gotë ujë dhe të festojmë së bashku. Në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, kjo ditë, festohet brenda në familje e jo jasht në qytet, me të vetmen arsye, se paramilitarët serb, mezi presin që të bëjnë ate që dëshirojnë. Prandaj, i drejtohemi të gjithë bashkatdhetarëve pa dallim se nga cila trevë vijnë, që të na bashkohen në këtë festë, ku do ta festojmë madhërisht. Pra, me datë 12.02.2011 duke filluar nga ora 19.00 në sallën “Polyvallente La rosiere Place du Telepherique 1905 në Dorenaz.
Për programin artistik do të përkujdeset SHKA “Medvegja” me një program të larmishëm, ku shpresojmë dhe ju premtojmë, se do të kaloni mirë, pastaj këngëtarja e mirënjohur Teuta Selimi.
Ju mirëpresim dhe ju jemi falënderues për prezencën tuaj. Në këtë manifestim do të jetë prezent edhe TV Diaspora-RTK, agjencia e lajmeve kosovaere.ch, medvegja.net, presheva.com, si dhe gazetarë të gazetës ditore Zëri. Për info: 0796376648.
Këshilli organizativ i shoqatës humanitare “Medvegja”-Fully-Valis
Zenel Neziri, kryetar





21 Dhjetor 2011 at 10:02 pm
jame krenare me familjen time qe Zvicer. Ju pershendes nga Shkupi