Shkruan : Refik HASANI
Shqiptarëve nga Komuna Medvegjës , Bujanoci dhe Preshevës i duhet një Këshill Nacional . Vonesa e formimin të një institucioni jashta dhe mbi partiak është me karakter fatal për jetësimin e Referendumit të 1 e 2 mars 1992 . Zhagitja e hartimit të një Projekt-platforme politike si dispozita përfundimtare për liri dhe të drejtat e popullatës shumicë nga Krahina shqiptare e mbetur nënë sundimin e Serbisë . Këshilli Nacional i shqiptarëve nuk i duhet as Serbisë , prandaj ai edhe nuk duhet të bëhet as për inati dhe as për hatër të saj , por duhet të themelohet për mbrojtjen e dinjitetit të vet shqiptarëve në këto hapsira .
Në hapsirat e ish-ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi , i vetmi minoritet që nuk e ka të themeluar Këshillin Nacional janë shqiptarët e mbetur nënë sundimin e serbisë . Përfaqësuesit e subjekteve politike në këtë rajon, ende si duket nuk e kanë kuptuar që formimi i i këtij këshilli tashmë është vonuar së tepërmi . Mosthemelimi i Këshillit Nacional është vonuar si rezultat i përçarjeve të partive politike shqiptare është nevojë e kahmotshme , kërkesë e kohës . Pranimit i disa subjekteve politike për kyçjen e tyre në Trupin Koordinues , nuk është dhe nuk mundë të jetë pengesë për fillimin e formimit të këtij Organizmi . Pra, duhet bërë sa më parë themelimi i Këshllit i cili do t`i përfaqësoj interesat dhe kërkesat legjitime të popullit shqiptarë, të shprehur gjatë Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 . Populli doli masovikisht në votimë për përcaktimin plebishitarë dhe i thanë PO Referendumit , për autonomi territoriale politike me të drejtë bashkëngjitjes me Kosovën . Ne mendojm se duhet të inkuadrohen edhe qytetarët të cilët nuk janë të angazhuar politikisht . Në këtë Këshill nuk duhet të përfaqësohen vetëm subjektet politike që veprojnë në këtë Krahinë , por edhe është i papranueshëm sipas rregullores për pakica kombëtare, nën ombrellën e Serbisë . Vonesa nuk duhet arsyetuar dhe është në duartë e shqiptarëve , asesi nuk mundë dhe nuk është pengesë formim i një të ashtuquajtur Trupi Koordinues Qeveritar . Prandaj ky Rajon të inicoj dhe të shpallet me Status Special dhe Kuvend të autonomisë sikur në vitin 1992 . Të mobilizohemi edhe më tepër të gjithë , të formojm dhe të arrijmë në këtë finale që Shqiptarët përmes Këshillit Nacional , do të mund të tejkalojm shumë probleme, të cilat nuk gjejnë zgjidhje në administratën Komunale . Formimi i këtij institucioni tepër me peshë do të jetë ndër çështjet politike më prioritare . Pra, shqiptarët në vitet e 90-ta duke organizur referendumin dhe ngritur kuvendin për tri komuna , ku kemi prir në krahasim me disa etniktete të këtë pjesë të Europës . Kurse tashmë ne shqiptarët kemi mbetur në gjysmë në disa proceseve edhe pas organizimit të luftës së organzuar në vitin 2001 sepse është humbur kohë dhe energji mjaftë në formimin e Këshillit Nacional .
Kush duhet ta përbëj Këshillin Nacional?
Ftesat për thirrjen e takimit të parë të këtij Këshill duhet të nisen nga dhe nën patronatin e një personi jashta Partive Politike . Duhet të tubohen të gjithë anëtarët , të hartojn dhe të nënshkrujn një deklaratë me shkrim dhe publike , që të shprehin gatishmërin e tyre për të nisur punën për datën e themelimit të këtij Këshilli . Duhet parapar dhe nxjerrë në sheshë procedurën konstituive që të krijohet një komision për themelimi të këtij mekanizmi shumë të nevojshëm . Përmes së cilit shqiptarët e këtushëm do të flisnin me një gjuhë . Në kët Këshill duhet të përfshihen njerëz të dëshmuar , me kapacitet intelektual, moral dhe politik , përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike duke menduar për tërë shqiptarët pa dallim , jo vetëm në tri Komunat por edhe nga Beogradi e Serbia qendrore , atdhetarë, intelektualë, ish-luftëtarë, të burgosurve politikë , organizata joqeveritare, shoqatave të dala nga lufta, si dhe përfaqësuesit e bashkësive islame si dhe veprimtarëve të shumtë . Duhet të hyn me numër të barabartë të anëtarëve si dhe nga një përfaqësues të organizmave tjerë jopolitikë . Kryesuesi i këtij Këshillit duhet të jetë një person që është jashta politikës . Kryetari , kryesia, sekretari dhe Kuvendi Nacional duhet të jetë funksional derisa të zgjidhet Këshilli, por nga dikush duhet të ndahet një fondë që të funksionoj ky këshill dhe të ketë zyrë dhe seli të veta . Para se të ndodh rendi apo ligji duhet pajtimi i palëve që të merren vesh për njërën apo tjetrën. Kjo duhet të përgatitet përmes një grupi punues që do ta emëronte Kuvendin , si një strukturë përfaqësuese gjithëpërfshirëse.
Si duhet të funksionoj Këshilli Nacional?
Këshillit Nacional ka për detyrë të hartoj qështjet fundamentale të shqiptarëve dhe të ngrisë , shtroj dhe debatoj deri në miratimin e një platforme që do të jet obligative për të gjithë shqiptarët . Këshilli do të themelohet jashtë dispozitave ligjore Serbe në fuqi , nuk do të duhej të kufizohej vetëm në tri komunat: Medvegjë , Bujanoc , Preshevë, por ai do të duhej patur mandat për tërë shqiptarët që jetojnë në Republikën e Serbisë . Subjektet politike e di që e kanë shumë vështirë të ofrohen por e vetmja rrugë është duhet të ecim përpara zvarritje e kohës nga politika . Është humbur mjaftë energji e kotë ndërmjet disa subjekteve politike dhe udhëheqjes së pushtetarëve lokal, për kyçjen apo moskyçjen e shqiptarëve në Trupin Koordinues . Sikur kjo energji të derdhej në drejtim përë gjetjen e formës , shqyrtimit të modaliteteve të krijimit të një Këshilli Nacional gjërat do të ishin shumë më mirë . Subjektet politike të shqiptarëve gabim pas gabimi popullin e kan hutuar edhe më shumë duke mos qen unik jo vetëm rrethe Trupit Koordinues por edhe pjesëmarrjes në zgjedhje nacionale të Serbisë dhe qështjeve kryesore që popullata ballafaqohen për çdo ditë . Ka shum argumente se serbët nuk janë gati të bashkëpunojnë me shqiptarët, dhe se gjitha proceset politike nga ana e Beogradit janë zhvilluar për të fituar në kohë dhe për ta penguar njoftimin , sensibilizimin dhe alarmimin e opinionit të mbredshëm dhe të jashtëm që qështja e shqiptarëve nga tri Komunave nuk është zgjidhur , por pret për tu shtruar në tavolinën e bisedimeve .
Çka do të arrihej me forminin e Këshillit Nacional?
Këshilli do të angazhohet për të drejtat e popullatës që i takojnë një nacionaliteti , duhet të ishte avokat nacional, duke kërkuar dhe plotësuar të çarat e ligjit që ka të bëjë me të drejtat dhe liritë e nacionalitetit që ju takojnë shqiptarëve . Do të jetë një zë unik dhe shumë fuqishëm në aspektin ndërkombëtarë . Sot është koha dhe momenti që të merren vendime të drejta, të arsyeshme , të qëndrueshme dhe afatgjata për statusin e shqiptarëve të ksaj Krahine . Ajo çka mundë të arrihet përmes këtij këshilli, padyshim se nuk mund të arrihet përmes institucioneve komunale dhe këtë duhet ta kenë parasysh këshilltarët shqiptarë të tri komunave . Do paraqitet programe për zhvillimin ekonomik dhe pengesat e shumta në zhvillimin e vlerave të trashgimisë kulturoro-historike të ksaja hapsire etnike shqiptare . Do të lëvizte , do të intensifikonte por edhe do të kontrollonte punën e partive politike , do të lunte rolin e një urë lidhëse në mes të partive politike shqiptare, organizatave joqeveritare, atyre të dala nga lufta si dhe intelektualëve tjerë, me popullatën shqiptare . Bashkërisht dhe nuk do të kishte hezitim me legjitimitet lidhur me nismat kapitale . Kërkesat e këtij Këshilli do të mirren me bindje më të plotë nga popullata vendase dhe faktori ndërkombtërë dhe do të realizohen më lehtë . Do të ngritë qështjen e banorëve si kategori e të zhvendosurve të luftës dhe pagesën e dëmeve të luftës së fundit . Duke u bazuar në këto fakte e shumë të tjera të cilat dihen, u bëjmë thirrje institucioneve të pushtetit lokal të tri komunave të mos bien nën ndikimin e lojërave të kujtdo qoftë në mënyrë që të mos dëmtohet e ardhmja e këti Rajoni . Herë njëra parti politike e herë tjetra po mundohen të bëjnë një platform politike , por kjo është më shumë për konsum të opinionit sesa realisht që ka diqka konkrete sepse ajo mund të zbatojnë vetëm një platformë partiake . Kjo më shumë shprehet , para , gjatë dhe kur të caktohet data e zgjedhjeve për pushtetin lokal përë tri Komunat .
Apelojm te të gjithë qytetarët që të unifikohen qëndrimet e subjekteve politike shqiptare , të asociacioneve dhe shoqatave joqeveritare , që së pari të thirret një konsultë nga ndonjë person me ndikim që të bisedohet shumë shtruar për formimin e Këshillit Nacional , në këtë institucion apartiak , sepse vetëm me një unitet do të realizohen të drejtat përfundimtare të shqiptarëve të ksaj hapsire etnike shqiptare .
Autori është publicist i pavarur nga Malësia e Bujanocit .
29.09.2009

1 Tetor 2009
-Lajmet-