Të martën, në fuqi marrëveshja e lëvizjes së lirë me Serbinë?
Prishtinë, 30 tetor (medvegja.net)
- Nga e marta, shtetasit e Kosovës e Serbisë duhet të jenë në gjendje që të udhëtojnë përtej kufirit të përbashkët, falë një marrëveshjeje të re. Kosova e Serbia pritet të zbatojnë pjesë të një marrëveshje të lëvizjes së lirë të njerëzve më 1 nëntor, raporton KTV.
Marrëveshja u arrit gjatë bisedimeve të verës të ndërmjetësuara nga BE në Bruksel. Kreu i ekipit të Kosovës në ato bisedime, Edita Tahiri, ka thënë se mbështetur në marrëveshjen, targat e paligjshme të makinave do të zëvendësohen me targa RKS ose KS. Homologu serb i Tahirit në bisedimet e Brukselit, Borko Stefanoviq, thotë për SE-Times se makinat që mbajnë targat RKS nuk do të lejohen të hyjnë në Serbi.
Zbatimi i pjesës tjetër të marrëveshjes deri më 20 nëntor mund të jetë më shumë sfidues, pasi përfshin çështjet delikate të lëshimit të letërnjoftimit, lejeve të qarkullimit e sigurimit të makinave. Stefanoviq thotë se nëse autoritetet e Kosovës përpiqen të konfiskojnë kartat e identitetit të gjykuara të papranueshme, do të ketë pasoja.
“Këtë herë kemi diçka që nuk e kishim më parë dhe ky është reciprociteti. Nëse shqiptarët marrin karta identifikimi nga serbët në Kosovë, është e mundshme për pushtetin serb që të marrë kartat e identifikimit të shqiptarëve kur të jenë në Serbi” ka thënë Stefanoviq.
Koha Ditore



30 Tetor 2011
-Lajmet-