RSS

TË RINJTË I BASHKUAN TË GJITHË-Koncert Fushë Kosove nga medvegja.net

11 Gusht 2010

-Lajmet-

Fotoreportazh:

Në 4-vjetorin e ekzistimit, Medvegja.net-Forum organizoi aktivitete për Diasporën

TË RINJTË I BASHKUAN TË GJITHË

Fushë-Kosovë, 9. VIII. 2010 (medvegja.net)

Në vazhdën e aktiviteteve me rastin e 4-vjetorit të ekzistimit, Medvegja.net -Forum organizoi të dielën, më 8 gusht, dy aktivitete mjaft atraktive për Diasporën: turnir në futboll të vogël dhe koncert muzikor.
Që në orët e hershme të mëngjesit, në palestrën sportive në Fushë-Kosovë, filloi turniri në futboll të vogël, i cili tanimë është bërë tradicional dhe i cili zgjoi interesimin e shumë futbolldashësve që të marrin pjesë në të. Kështu për pjesëmarrje u paraqitën gjithsej 11 ekipe, të cilat e paguan nga një shumë simbolike (12 euro), mjete këto të cilat u dedikohen familjeve në nevojë në komunën e Medvegjës. Në fund, pas një gare të fortë midis rivalëve, fitues doli ekipi me emrin shumë simbolik dhe domethënës, “Trojet”. Ekipi fitues u stolis me kupën kalimtare, ndërkaq kupat u dhuruan nga z.Shaban Uka .

Ndërkaq në mbrëmje, Shtëpia e Kulturës në Fushë-Kosovë, sikur të ishte edhe një herë sa është, vështirë se do t’i zinte të gjithë të interesuarit për të qenë të pranishëm aty. Në hapje të koncertit të pranishmit i përshëndeti Burim Uka, udhëheqës i Medvegja-Forum, i cili u shpreh i kënaqur me praninë dhe interesimin e publikut, ndërkaq premtoi organizime dhe aktivitete të tilla edhe në të ardhmen.

Njëkohësisht staffi i Forumit ,Arsim Syla,Burim Uka,Driton Beha,Florije Bislimi,Faton Beha,Ilir Arifi,Liridon Zejnullahu dhe Jeton Emini,ndanë mirënjohje në përvjetorin e katërt të ekzistimit të Forumit, të cilat u takuan atyre që janë vlerësuar se e kanë ndihmuar dhe kanë kontribuar në mbarëvajtjen e punës: Asllan Ismajli, Shoqata Humanitare Bamirëse “Medvegja” në Zvicër, Shaban Uka, Jonuz Fetahu dhe Arsim Krasniqi.

Tubimin dhe përvjetorin e Medvegja.net-Forum e përshëndeti z. Zenel Neziri, kryetar i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Medvegja” në Zvicër, si dhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Fushë-Kosovës,si dhe me një telegram urimi edhe Skender Destani, kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës.
Më pas filloi pjesa muzikore e koncertit me reperin e njohur Gold Ag(Arian Agushi ), i cili krijoi atmosferë shumë të pëlqyeshme për të rinjtë e shumtë. Pas tij në skenë doli këngëtarja e re medvegjase Arlinda Kosumi, me një pikë të shkëlqyeshme muzikore, për t’ua lënë radhën grupit folklorik “Shpëtimi” me disa pika muzikore, të përcjella me çifteli, fyell e kavall, nën udhëheqjen e prof. Rexhep Abazit; e më pastaj SHKA “Shqiponjat e Medvegjës”, me një vistër vallesh popullore me veshjen karakteristike medvegjase, nga të cilat në veçanti u pëlqye “Vallja e Pavarësisë”, nën udhëheqjen e drejtorit, Selman Rexhepi. Nuk munguan as rapsodët e mirënjohur Hatem Hajrullahu dhe Gani Demolli, të cilët e therën qiellin me këngët e tyre me motive atdhedashurie. Të gjithë pjesëmarrësit u shpërblyen gjithashtu me falënderime nga stafi i Medvegja.net-Forum.

Me pjesëmarrjen e tyre, mbrëmjen e begatoi edhe SHKA “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova me disa valle të realizuara me shumë mjeshtëri.

Interes të veçantë zgjuan vargjet e poetes Miradije Avdullahu, nga Italia, me origjinë nga Kapiti i Medvegjës, e cila shprehu emocionet e saj në formë poetike, kushtuar Medvegja-Forum dhe nostalgjisë për vendlindjen.

Organizimi i tillë doli se është me shumë interes, meqë në këtë mënyrë të rinjtë njihen dhe ofrohen ndërmjet veti, shkëmbejnë përvoja dhe miqësi. Por, veç të rinjve, në këtë mbrëmje kishte njerëz të të gjitha moshave. Me një fjalë, aty u gërshetuan të gjitha: edhe mosha, edhe politika, edhe synimet e orientimet e ndryshme. Prandaj, shtohet pyetja: Kush më mirë se të rinjtë i bashkon të gjithë?


Zenel Neziri,Kryetar i shoqates humanitare Medvegja ne Zivcer


Zotri Asllan Ismajli


z.Jonuz Fetahu


z.Arsim Krasniqi


z.Shaban Uka


Fitusit e vendit të tret në turneun e Futbollit -Medvegjalit-


z.Burim Islami,kapiten i Beni Com,fitusit e vendit të dyt


Ekipi i Trojeve,fitusit e Turneut të organizuar nga Medvegja Forum


Ndarja e mirënjohjes GOLD AG


GOLD AG


sh.k.a.Shqiponjat e Medvegjës


Grupi Folklorik Shpetimi nga Medvegja


Ansambli Zeri i Kosoves nga Fushe Kosova


z.Hetem Hajrullahu dhe z.Gani Demolli


Drejtoresha e Departamentit për kultur dhe musafir të tjer


Z.Hetem Hajrullahu


Prezentusja,Vjollca Kosumi


Sh.K.A,,Shqiponjat e Medvegjes”

Ansambli Zeri i Kosoves nga Fushe Kosova


Ansambli Zeri i Kosoves nga Fushe Kosova


Ansambli Zeri i Kosoves nga Fushe Kosova


Zonja Miradije Avdullahu-Zumberi nga Italia,Poete


Kupa e vendit të tret


Shqiponjat e Medvegjes

Shkuan: Jonuz Fetahu
Fotografit : Arta Uka

2 Responses to “TË RINJTË I BASHKUAN TË GJITHË-Koncert Fushë Kosove nga medvegja.net”

  1. Bijevllase Says:

    Zoti ju bekoft ..keni bere pune te mir veq urime dhe SKA TE NDALUR sukseset po shifen kjo pune qe po beni jep vullnet te tjereve qe te ndjekin rrugen e Juaj qe edhe ata te bejn diqka per vendlindjen e vet Medvegjen .
    FLm gjith staffit complet te http://www.medvegja.net:D
    Jeni shum te rinj por pun te Madhe keni bo Ju lumt
    Ju faleminderit shum

  2. AlbeNian Says:

    Nje rini si kjo i duhet Medvegjes ju lumt edhe nje her.Pranoni pergezimet tona te sinqerta ,sepse me te vertet po beni pune te medha.Pajtona me mendimin e z.Bijevllase plotesisht

    ju hekim kapelen

Leave a Reply