Puna juaj është e shenjtë, prandaj, duke e kuptuar plotësisht konceptin humanitarë, jemi me Ju dhe do të jemi me Ju. Shoqata jonë humanitare siç e dini ka një veprimtari, apo është e lindur jo më pak se para njëzetë viteve dhe kur kemi marrur lajmin për formimin e shoqatës suaj, u jemi gëzuar këtij lajmi, por pritshim, se si të bashkohemi me Ju e të punojmë e bashkëpunojmë, duke e kuptuar si imediate bashkëpunimin. Falë publicistit tonë Dashnim Hebibi, ramë në kontakt me Ju dhe po vazhdojmë bashkëpunimin vëllazëror për një qëllim shumë të pastërt humanitarë.
Jemi takuar disa herë dhe po takohemi, po ja që kemi qëlluar jo më pak se 400 km larg me njëri tjetrin, por me zemër jemi shumë afër. Shumë do kishim dëshirë të jemi edhe ne në mesin tuaj, që të përcjellim punën tuaj fisnike për zgjedhjen e kryesisë së re, ne e dijmë, se Ju njëzëri do të zgjidhni ata që punojnë, sepse skamja është e skajshme në atdheun tonë. Të mos harrojmë dëshmorët e kombit, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve e sidomos jetimët. I keni parë sytë e jetimëve, që presin mbështetje nga ne dhe padyshim, se ndihma e çdo kujt që jep për ata, është e shenjtë dhe shkruhet me shkronja të arta në altarin humanitarë.
Duke e ditur, se koha është e kufizuar, ju kujtojë, se Medvegja është me një situatë më të rëndë se Presheva dhe domosdoshmërisht, duhet të jemi më të bashkuar, të punojmë më shumë dhe të jemi më unik, jo vetëm ne si dy shoqata, por edhe me shoqatën tjetër si motër në Zvicër Kosova Lindore dhe me veprimtarë të tjerë të Peonis Dardane.
Të falënderojmë këtë shtet mik të kombit tonë siç është Zvicra dhe të jemi edhe më bashkëpunes me këtë shtet dhe e dijmë, se ky raport i Dick Martyt nuk do na prish imazhin, sepse kemi miqë të mirë Zviceran dhe na njohin punën tonë e zemrën tonë humanitare sepse kemi një histori të ndritur si shqiptarë dem babadem.
Me unitet dhe vullnet, do ti arrijmë të gjitha. I drejtohem edhe të parëve tanë, që e drejtojnë Preshevën, Bujanocin, sepse Medvegja e dijmë se në duart e kujt është, që të punojnë më shumë për ato treva, të mos na harrojnë edhe neve mërgimtarëve dhe i drejtohemi edhe deputetit të parlamentit serb Riza Halimit, që të ngrejë zëri e tij për të kërkuar të drejtat primare në ato treva dhe të kujtojë Medvegjën se në çfarë pozite është, të mos kërkojë guhën shqipe në Parlamentin Serb, kur është një ëndërr dhe arsyetim se po punojmë, por të kërkojë njëherë ABC, planprogramin arsimorë në gjuhën shqipe nëpër shkolla atje, të drejtën e flamurit nëpër vende kyçe, si komunë, shkollë, shtëpi të shëndetit, të kulturës e kështu me radhë.
Kritikat duhet ti pranojmë si dashamirëse, sepse me rrahje gjoksi e me trumbetime, e nëpër kafene, e duke mbushur xhepat me euro e dollarë, nuk ka zhvillim e ndërkombëtarizim në ato treva. Të jemi më syçelë ne mërgimtarët, që të kërkojmë, domosdoshmërisht, që në këto bisedime që po parashihen të ketë në mes Kosovës dhe Serbisë, të jetë edhe problemi i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Ata që janë tradhëtarë, që kanë qenë dhe do të jenë, apo ata që hajnë me lugë të armikut e mbushin stomakun e qojnë ujë në mullirin e armikut, do ti gjykojë herë do kurë, perendia dhe padyshim edhe historia.
Nga zemra, urime këtë vit të ri, të mbretërojë suksesi në të gjitha sferat e jetës në familjet tuaja këtu në mërgim dhe atdhe.
Gëzuar dhe ju pafsha gjithmonë mirë.
Këtë telegram, me që nuk mundëm të jemi në mesin tuaj fizikisht, ia kemi besuar, mikut tonë, apo intelektualit tonë shumë punëtorë, publicistit Dashnim Hebibi, që ta lexojë para jush, por të jeni të bindur, se në çdo shkronjë të këtij telegrami jemi me Ju dhe do të jemi me Ju . Perendia ju bekoftë Ju, familjet tua, kombin tonë, shtetin mik të kombit tonë Zvicrën dhe të gjitha ato shtete që na kanë ndihmur dhe po na ndihmojnë. Mirupafshim.
Zenel Neziri, kryetar i shoqatës humanitare “Medvegja”-Fully
08.01.2011, Valis


14 Janar 2011 at 10:47 pm
Pershendetje nga Tupalla (Medvegje)
Pershendetje per Diasporen tone Medvegjase,per Shoqaten Humanitare me seli ne Fully.
Pranoni Faleminderimet dhe urimet per punen dhe veprimtarin tuaj jasht atdheut,per kontributin tuaj qe keni dhen deri me tani Medvegjes tone.
Jam i detyrar te shprehe brengen e gjithe familjeve shqiptare ne nevoje ne komunen e Medvegjes,keshtu duke rikujtuar gjendjen e veshtir ekonomike me te cilen ballafaqohen pjesa dermuse e ketyre familjeve,te cilat deri me tani jane ndihmuar mjafte me shkollimin e femijeve te tyre,duke mos pasur bare ne vete te paguajn transportin e femijeve ne fjale.Ka kaluar tash me nje periudhe relativisht e gjate,qe kur keni pushuar se ndihmuari ne kete aspekt keto familje,per ate interesimi ishte i madhe nga shume keta familjar ,se cilat ishin arsyet qe nuk po paguhet transporti i nxensave te shkolles se mesme ne Medvegje po ashtu edhe studentve qe tani ka nje numer me te madhe ne Universitetin ne Medvegje ?
Keshtu shprehim interesimin per nje bashkpunim sa me transparent me ju si Shoqate e vetme Humanitare Medvegjase nga te gjithe ne bashke familjaret ne kete komune,njeherit kerkojm qe te na informoni ne raste se keni mundsi te vazhdoni me kontributin tuaj,ndaj te cilit jemi mirnjohes te gjithe.
Faleminderit
Me respekt Albert.S
25 Janar 2011 at 4:02 pm
Jam Medvegjas jetoj ne F.Kosove une falenderoj shum shoqaten humanitare Medvegja per kontributin e saj.Mirpo deri kur ne medvegjasit nuk do te mesohemi qe te ndajme politiken nga humaniteti. Mua me vjen keq prej mergimtareve tane qe mundohen te ndihmojne familjet e mbetura ne Medvegje te cilet jan te vetmit,deri sa disa indivit ne medvegje edhe keto pak ndihma i shendrrojne ne debate politike pa asnje arsye siq ishte rasti i Tupalles.Une kisha lute te gjithe shqiptaret e medvegjes te ndihmojme keta nxenes e student mos te presim vetem diasporen e cila eshte e mrekullueshme e te lem anash thash e themet per te cilat jemi mjaft te prirur.Pra falenderim te sinqert shoqates jam i bindur se si gjithmone nuk do te kursehen ne ndihmen e tyre per vendlindje por prej nesh kerkohet se paku nje respekt ndaj vellezerve tane te cilet kurr nuk na harruan. U pershendes