RSS

Telegrame urimi për përvjetorin e Pavarësis së Kosovës

19 Shkurt 2011

-Lajmet-

SHH “Medvegja” dhe SHH”Lugina e Preshevës: Gëzuar Kosovë

Edhe Shoqata Humanitare “Medvegja” si dhe Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” që veprojnë në Zvicër, urojnë vëllezërt e Kosovës, datëlindjen e tretë të pavarësisë, me shpresë, se vitin tjetër do ta festojmë më ndryshe, do ta festojmë me një situatë krejt tjetër në Kosovë Lindore.
Këto dy shoqata humanitare, kanë vepruar dhe janë duke vepruar në humanitet për ato treva dhe me modesti, sot, kanë uruar shumë veprimtarë që janë nga Kosova dhe që veprojnë në Zvicër e atdhe.Shoqatat si motra nga Lugina e Preshevës, në këtë festë, përkujtojnë edhe dëshmorët që kanë dhënë jetën, që ne të festojmë sot së bashku këtë ditë të madhe, këtë nëntor të dytë të popullit shqiptarë.
Këto dy shoqata, urojnë edhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaqi, ushtruesin e detyrës së presidentit Jakup Krasniqi, pastaj familjes Jashari, Haradinaj dhe të gjithë dëshmorëve, pa harruar edhe veteranët e luftës. Kryesitë e këtyre dy shoqatave, shpresojnë shumë, që në bisedimet që po priten në mes Kosovës dhe Serbisë, të jetë i kyçur edhe problemi i Kosovës Lindore.
Mbetem me shpresë, thonë kryesuesit e këtyre dy shoqatave, se Kosova nuk do ta harrojë Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën. Gëzuar të gjithëve tre vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

SHH”Medvegja” : Zenel Neziri, kryetar
SHH”Lugina e Preshevës” : z.Fazli Musliu, kryetar

______________________________________________

Unioni Demokratik Shqiptare në Medvegjë

Republikes se Kosoves dhe popullit shqiptar i urojme Trevjetorin e shpalljes se Pavaresise.Urojme qe Kosova si shtet sovran dhe demokratik te hece me hapa me te medhenje dhe me te sigurte ne nje ardhmeri me te mire dhe kah nje zhvillim me i shpejte per nje jete mire te te gjitheve qe jetojne dhe punojne ne Kosove.
Pokeshtu urojme per marreveshjen e arrijtur per mundesine e kolicionit per formimin e institucioneve shteterore ne baze te rezultateve nga zgjedhjet e 12 dhjetorit. Urojme qe sa me shpejt te behet konstituimi institucional dhe te formohen organet kompetente per udheheqjen e vendit. Na mbane shpresa se nuk do te harrohet as Medvegja e vogel por shume shqiptare dhe situata e veshtire e shqiptareve atje.

Medvegje, 16 shkurt 2011
Unioni Demokratik Shqiptar-UDSH Medvegje

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply