Tiranë-Preshevë,28 dhjetor(medvegja.net)
Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i bën thirrje institucioneve të Kosovës që të heqin taksat, gjegjësisht policat kufitare për shqiptarët e Luginës që jetojnë në tri komunat në jug të Serbisë.
Sipas tij ky vendim ka izoluar në plotësisht shqiptarët duke i rikthyer në gjendjen e njëjtë të vitit 1999.

“Serbia paraprakisht e ka programuar mirë për qytetarët serbë. Të vertemen taksë e paguajnë qytetarët e Luginës së Preshevës, që jetojnë në kushte ekonomike-sociale shumë të ulta. Këta banorë janë të izoluar njësoj si në periudhën e luftës”, tha Ragmi Mustafa, Kryetar i Komunës së Preshevës.
Z. Mustafa thotë se qeveria e Prishtinës para se të ndërmerrte këtë vendim do të duhej të merrte parasysh dëmin që do t’iu shkaktonte bashkatdhetarëve të saj në Luginën e Preshevës. Madje ai thotë se, edhe 3 ditë pas bllokimit të shqiptarëve askush nga qeveria kosovare e veçmas kryenegociatorja Edita Tahiri nuk ka dhënë asnjë sqarim lidhur me këtë çështje.
Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës rikujtojnë gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale të shqiptarëve. Ata i bënë thirrje qeverisë kosovare të hap kufirin për shqiptarët dhe të jetë me e kujdesshme për bashkëkombësit e vet./TopChanel/


30 Dhjetor 2011 at 9:59 pm
Shqiptaret e Lugines se Presheves jane te lidhur ekonomikisht ,familjarisht,shkencerisht etj me Kosoven . Gjithe kapaciteti kontribues i shqiptareve te lugines i dedikohet Kosoves dhe as 1 % shtetit ku jetojm ,prandaj republika e Kosoves eshte dashur ta shikoj interesin e Lugines ne radhe te pare.
Kjo marreveshje per mendimin tim nuk do te jete afategjate dhe se shpejti do te bie poshte.
Durim bashkeatdhetar te mi te nderuar!
1 Janar 2012 at 7:22 am
Viti i Ri-2012, le te jete me fat dhe i suksesshem per Shqiptaret e Lugines, te Dy Shteteve Shqiptare, te gjitha Trojeve Shqiptare dhe te Diaspores. Le te jete ky vit i levizjes se lire,vit qe te gezojne te drejtat e tyre ne punesim, arsim, informim,kulture dhe ne te gjitha fushat dhe vit i sigurise se tyre te plote.
Deshiroj qe viti 2012. te jete vit qe do t’i bashkoj edhe me Shqiptaret,qe t’u sjell dashuri, shendet dhe gezim. Le te jete ky vit kur Medvegja do te gjalloje perseri me kthimin e te shperngulurve,
“Medvegja.Net”-it, “Medvegjes se re” dhe “Presheva.Net”-it, mediumeve shume te dashura te Shqiptareve te Lugines, u deshiroj plote tekste dhe shkrime me te cilat do t’na gezojne dhe ngrohin shpirtin.