

Klinë 8 maj 2011(medvegja.net)
Klina dhe fshati Çabiq i Klinës, vendlindja e komandant Mujë Krasniqit, gjatë tri ditëve bashkuan mbi 60 ansamble folklorike, grupe dhe shoqëri me mbi 1000 antarë nga të gjitha trojet shqipëtare duke filluar nga jugu i Shqipërisë Saranda, Gjirokastra, Vlora Shqipëria e mesme dhe e veriut, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Diaspora si dhe Shqiponjat e Medvegjes.
Në një atmosferë festive artdashës të shumtë, rapsodë, grupe folklorike nga hapësira të ndryshme shqiptare performuan para të pranishmëve me këngë e valle.
Shqiponjat e Medvegjes së bashku me shoqërit nga F.Kosova,Skenderaj dhe Klina ishin të ftuara të merrnin pjesë në hapjen solemne të festivalit ku nën tingujt e himnit kombëtar, ushtarët e FSK-së bënë ngritjen e flamurit duke shënuar kështu edhe zyrtarisht hapjen e festivalit.Festa vazhdonë gjat tër ditës me aktivitete të ndryshme dhe defilime të gjitha shoqërive rrugëve të Klinës.

Mbrëmjen e parë në mesin e 19 shoqërive me një performans të shkëlqyer u prezentua edhe Shoqëria Shqiponjat e Medvegjes, me skenarin e stafit udhëheqës të shoqërisë ( Selman Rexhepi, Rizah Sadiku, Behlul Hajdini, Gjyla Hajrullahu, Fadil Jakupi) nën koreografin e Aldita Dukaj, Shqiponjat u paraqitën me këto pika:
- Këngë kushtuar dëshmorit Hashim Hajdini
- Vallja e vajzave
- Kënga Oj Kosovë po thrret Lugina
- Valle instrumentale
- Këngë për Mujë Krasniqin
Festivali vazhdoi edhe mbrëmjen e dytë kurse kulminacioni arriti mbrëmjen e tretë, deri ne orët e hershme të mëngjesit vazhdoj festa. mbi 60 përfaqsues të shoqërive pritnin me ankthë shpalljen e fituesve të festivalit.
Në ora 3 të mëngjesit juria profesionale shpalli fituese këto shoqëri:
Vendi i tretë : Shqiponjat e Medvegjes
Vendi i dytë: Gjilani
Vendi i parë: Gjirokastra
Me duartrokitje frenetike nga shikuesit e shumtë u përshëndetën fituesi te festivalit.
Gjithashtu edhe stafi udhëheqës i Shqiponjave ishte shum i lumtur që vullneti, angazhimi, mundi dhe puna shumvjeqare për të prezentuar në mënyrën sa më të mirë vlerat kulturore, artistike, muzikore të Medvegjes më në fundë po shpërblehet në arenën mbarkombëtare


11 Qershor 2011
-Lajmet-