Prishtinë, 23 korrik (medvegja.net)
- Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë Konferencës Botërore të kryeparlamentarëve, që është mbajtur në Gjenevë, ka lobuar për njohjen e Kosovës. Në një intervistë për portalin presheva.com, kryeparlamentarja Topalli ka theksuar se qëllimi kryesor, për të cilin ajo ishte në këtë konferencë, ishte çështja e Kosovës. “Sa i përket Kosovës, të pranishmëve u konfirmova se*Kosova,*2 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, po progreson shumë shpejt në një rajon stabël e në paqe”, ka thënë Topalli, duke theksuar se e ka shfrytëzuar rastin që t’i ftojë të gjitha ato vende, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë. “Pavarësia është një realitet i pakthyeshëm.
Shqiptarët në Ballkan janë të vendosur të kontribuojnë në paqen e stabilitetin e rajonit. Më shumë se askush tjetër, ne shqiptarët, të ndarë në katër shtete, jemi të vetëdijshëm se Evropa dhe integrimi janë progresi dhe e ardhmja jonë.*Pra, e shfrytëzova rastin në Gjenevë që dy ditë para verdiktit të GJND-së për të zhvilluar takime me krerët e parlamenteve evropiane dhe Botërore, e veçanërisht me kryetarët e parlamenteve të*Afrikës dhe Amerikës Latine që të lobojë për njohjen e Kosovës”, ka thënë Topalli.
Ajo në Gjenevë është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, kryetarin e Parlamentit të Gjermanisë, Lammert, të Kinës Egjiptit, Kanadasë etj. Në të gjitha këto takime, temë qendrore ka qenë njohja e Kosovës.
“Historia për ne ka qenë e padrejtë, historia na ka borxh të madh ne shqiptarëve. Por, kam përshtypje se këto gabime me kalimin e kohës po përmirësohen. Sa i përket Preshevës, si një zemër e shqiptarisë në Ballkan, jam optimiste se edhe këtu kanë avancuar zhvillimet, edhe pse natyrisht ka mbetur edhe shumë për t’u bindur.
Beogradi dhe serbët me Kosovën tashmë janë bindur se me diskriminim dhe politikë të dhunës Evropa nuk do t’ia hapë dyert. Prandaj, edhe interesi i Serbisë, deshi apo s’deshi, është që të heqë dorë nda diskriminimi i shqiptarëve në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, troje këto të banuar me shqiptarë etnikë”, ka thënë Topalli, duke shtuar se nevojitet një trajtim më korrekt*edhe i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, sikur që e posedon sot pakica serbe në Kosovë. “Është e papranueshme të kërkosh diçka sot për dikë, përderisa dikujt ia cenon të njëjtën gjë?! Prandaj, sot shqiptarët, sikur në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë dhe Preshevë duhet dëshmuar se janë dhe mbeten faktor stabiliteti në rajon”, ka thënë kryeparlamentarja e Shqipërisë.
E pyetur lidhur me propagandën që po qarkullon për ndarjen e mundshme të Kosovës, Topalli ka shprehur mendimin se e ardhmja e Kosovës e Shqipërisë, madje edhe e Serbisë, bashkë me Preshevën, është Evropa dhe ky koncept i kësaj Evrope është e vetmja perspektivë e rajoneve të Ballkanit.
“Ne*shqiptarët angazhohemi për një Evropë të madhe dhe ky është synimi ynë dhe i çdo shqiptari që të integrohemi sa më parë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.
Për fund, do të shtoja se është koha që edhe shqiptarët e Preshevës ta kenë të drejtën e tyre të shkollohen dhe të bëhen akademikë në vendin e tyre. Pra, është koha për hapjen e një universiteti në Preshevë”, ka theksuar Topalli, duke shtuar se në agjendën e saj të vizitave figuron edhe Presheva. “Pa dyshim kam dëshirë të takoj atje njerëzit, të vizitoj dhe takohem me liderët, dhe pse jo ta pi një kafe para bustit të Skënderbeut në Preshevë, me vëllezërit dhe motrat e mia”.
Shkëputur nga gazeta LAJM



24 Korrik 2010 at 5:31 pm
Toka Nene, sot, ka udheheqes dhe lidere sipas shtatit te vet:pra, njerez te mire, te afte, patriot- te cilet ne qender te vemendjes dhe aktivitetit te tyre kane vetem mireqenjen e Shqiperise, Kosoves dhe te gjitha Trevave Shqiptare. Natyrisht, edhe mireqenjen dhe prosperitetin e Shqiptareve te Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes.
Kur ishte me se veshtiri, atehere kur ditet dukeshin nete nga tymi dhe netet dite nga flaka,vellezrit tane te Shqiperise, hapen kufirin, hapin dyerte e shtepive, strehuan dhe priten refugjatet nga Kosova, por, edhe te perndejekurit nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, ashtu sic bene vllau per vllaun.Toka Nene ndihmoi edhe Luften clirimtare te Kosoves.Pas Luftes hapi kufirin, ndertoi rruge ne menyre qe me te mos ket ndarje, ndihmoi reingjalljen ekonomike.Por, me me rendesi eshte perkrahja dhe ndihma duke e perfaqesua Kosoven ne cdo institucion Evropjan dhe Boteror (ku Kosove nuk kishte perfaqesuesit e vet).Ndihma dhe perkrahja vazhdoi dhe po vazhdon edhe sot.Do te vazhdoje edhe ne t’ardhmen.
Sa knaqesi eshte kur Shqiptari i Kosoves ose i Lugines sheh dhe degjon se me cfare entuziazmi perfaqeson dhe mbrone interesat e Kosoves Kryeministri i Shqiperise.Ose Kryetari- Bamir Topi.Cfare inkurajimi ishte vizita e Z.Kryeministrit shqiptare Presheves para disa muajsh. Me cfare respekti dhe dashurie Ai priti studentet e Lugines.
Sa gezim dhe sa energji pozitive per te qendrua ne keto treva do te beje vizita e Motres se Madhe te Kombit- Kryeparlamentares, Jozefina Topalli,ne Luginen e Presheves.