RSS

Tubimi tradicional “Takimet e Vendlindjes” në Medvegjë

2 Maj 2011

-Lajmet-

 
Një Maji – takim nostalgjie dhe dashurie për vendlindjen

Me këngë e valle, herë-herë edhe me lot në sy nga malli për vendlindjen, afro një mijë medvegjas e përmbyllën manifestimin tradicional “Takimet e Vendlindjes” në Tupallë të Medvegjës

Tupallë/Medvegjë, 1 maj 2011 (medvegja.net)

Historik i shkurtër

Një Maji – Dita e Punëtorëve, shënohet çdo vit në shumë vende të botës. Zanafilla e kësaj feste lidhet me kërkesat për miratimin e një ligji në SHBA për të drejtat e punëtorëve, ku përfshihej edhe kohëzgjatja prej 8 orësh për punën ditore. Ndërkaq në Evropë, Një Maji është bërë festë zyrtare nga Kongresi Socialist në Paris, më 1889, kurse në Shqipëri kjo festë u shënua për herë të parë në Shkodër, më 1905.

Një Maji për medvegjasit

Dita e Një Majit është e veçantë edhe për medvegjasit, ngase pikërisht në këtë ditë tash e disa dekada organizohet takimi tradicional, tani me titull simbolik “Takimet e Vendlindjes”, në fshatin Tupallë. Edhe këtë vit moti me shi i mëngjesit nuk i pengoi qindra shqiptarë që të tubohen në Tupallë, një fshat ky me bukuri të rralla natyrore dhe i banuar etnikisht nga shqiptarët. Shkolla e fshatit ishte shndërruar në qendër të vendtakimit të shqiptarëve të Medvegjës. Si gjithmonë, “Takimet e Vendlindjes” i karakterizuan këto aktivitete: turniri i futbollit, muzika, vallja me veshje kombëtare, e kështu me radhë. Thënë më ndryshe, në Tupallë u ringjall jeta e dikurshme, kur Medvegja ishte e gjallë nga shqiptarët autoktonë dhe jeta e tyre përditshme. Manifestimi “Takimet e Vendlindjes” këtë vit ishte mbështetur nga Komuna e Medvegjës dhe nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve.

Nuk munguan politikanët…

Kësaj radhe, për dallim nga viti i kaluar, në “Takimet e Vendlindjes” morën pjesë përfaqësuesit e dy subjekteve politike shqiptare në Medvegjë: Fehmi Beha, kryetar i Degës së Partisë për Veprim Demokratik, si dhe Rexhep Abazi, kryetar i Degës së Unionit Demokratik Shqiptar. I pranishëm ishte edhe zëvendëskryetari i Medvegjës, zotëri Florim Sahiti.
Takimet i shpalli të hapura kryetari i Këshillit Organizativ, Sokol Halimi, ndërkaq ato i përshëndetën edhe Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë; pastaj Slobodan Drashkoviq, kryetar i Medvegjës; Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, si dhe Selman Rexhepi, drejtor i SHKA “Shqiponjat e Medvegjës”. Gjithashtu pjesëmarrës të këtyre takimeve ishin edhe Nadër Sadiku, ish-kryetar i Preshevës, si dhe Nexhmedin Saqipi, kryetar i PDK-së nga Bujanoci. Nuk munguan as intelektualë të shquar nga Medvegja, të cilët kurrë nuk i harrojnë trojet e veta. Por, kishte edhe të atillë që nuk kishin pasur mundësi t’i vizitonin trojet e të parëve të tyre tash e 20 vjet.
Edhe pse nga organizatorët ishte paralajmëruar pjesëmarrja e kryetarëve të Preshevës (Ragmi Mustafa) dhe të Bujanocit (Shaip Kamberi), një gjë e tillë nuk ndodhi, për arsye të panjohura për ne.

Skenari i ngjashëm me vitin e kaluar

Ndonëse organizatorët për programin kulturor kishin paralajmëruar pjesëmarrjen e Shoqërisë Kulturore nga Tërnoci i Bujanocit, si dhe këngëtarit Imer Emini, as kjo nuk ndodhi. Por, për ta begatuar programin u përkujdes Shoqëria Kulturore Artistike “Shqiponjat e Medvegjës”, e cila, nën përkujdesjen e Aldita Dukajt, koreografe, ekzekutoi disa valle autoktone shqiptare. Veshja tradicionale medvegjase ishte në qendër të vëmendjes. Grupi folklorik i “Shqiponjave të Medvegjës” i këndoi disa këngë, ndërkaq emocione të veçanta zgjoi kënga “E du’ Tupallën”. Trashëgimtari i emrit të dëshmorit Florim Rushiti – Kingji, nipi i tij, e recitoi një poezi, kurse recitime kishin përgatitur edhe nxënësit e shkollës fillore “Zenel Hajdini”, si dhe ata të sh. f. “Banja e Sijarinës”.
Por, të pakët ishin ata që patën mundësi t’i shijonin momentet nga ky program, ngase organizimi jo i mirë dhe mungesa e një skene, nga e cila do të përcillej programi nga të gjithë po e pengojnë një gjë të tillë tash e pesë vjet me radhë.

Sporti

Turniri i futbollit të vogël i karakterizon “Takimet e Vendlindjes” në Tupallë të Medvegjës. Kësisoj, në këtë turnir morën pjesë mbi 10 ekipe, e një nga to ishte edhe ai nga Bujanoci, që me krenari e mbante emrin e dëshmorit të kombit nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Florim Rushiti-Kingji, nga Kapiti i Medvegjës. Në gjysmëfinale u takuan ekipet “Ukiqtë” dhe “Besnikët”, ndërkaq loja përfundoi me ekzekutimin e penalltive, kurse fitues dolën “Besnikët”.


Vendi i III-“Ukiqtë
Nga shorti i hedhur, pa ndeshje në finale shkoi ekipi “Banja e Sijarinës”, të cilit i takoi edhe vendi i parë i turneut tradicional “Takimet e Vendlindjes”, Tupallë 2011”, pasi në finale i mposhtën “Besnikët” ekipin me rezultat minimal, 1:0. Turneu kaloi pa as më të voglin incident. Në fund, nga Këshilli Organizativ u ndanë kupa për tri vendet e para.

Vendi i I dhe i II

E “Takimet e Vendlindjes” në Tupallë gjatë gjithë ditës vazhduan me këngë e valle, me daullistët e këtyre trevave, ndërkaq në mbrëmje në Medvegjë përsëri u rikthye heshtja e kobshme. Fshatrat e shqiptarëve përsëri mbetën pa vizitorët e tyre. Shtëpitë mbeten pa të zotët. Medvegja mbetet pa jetë.

A thua, kur do të vijë dita që të gjitha ditët e vitit të jenë “Një Maj” për Medvegjën?

G. Zeqiri & B. Uka /medvegja.net/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

14 Responses to “Tubimi tradicional “Takimet e Vendlindjes” në Medvegjë”

  1. sokoli Says:

    Ma merr mendja se sa i perket organizimit ka qen ne nivell pa kurfar incidenti,sa i perket ksaj shkreseqe ashte publikue per nje maj nga kta te medvegje netit duhet ta din se ket manifestim e kan organizuar 5 vet te bashksis lokale te tupalles dhe kan qene te ngarkuar me pune te shumta sepse nje numer nuk ka pas deshir te ndihmoj dhe nje e funditky manifestim nuk ka karakter politik por ka karakter qe ti takojn shqiptaret kudo qe jane qe te jemi sa ma unuk ma te forte.
    KSHILLI ORGANIZATIV I BASHKSIS LOKALE NE TUPALLE
    Respekt per te gjith

  2. ALBAN-i Says:

    Rrespekt per shkrimin e medvegja.net i cili eshte tejet gjithperfshires,bile aq mire e paskan pershkru sa po befasona.Me te vertet ishin takime te mira.
    Rrespekt edhe per organizatoret ,sepse eshte e natyrshme qe ka shume obligime kur organizohet diqka me permasa kaq te medha.

    sokol spo shoh kurgjo te keqe ne shkrimin e medvegja.net,perkundrazi shume mire po me doket.

    Artikull shume profesional,ju lumt dy paleve sepse me juve me te vertet jemi me afer vendlindjes.

    me nderime Albani

  3. antonio Says:

    Te nderuar bashkevendas ,

    Uroje qe vitin e ardhshem te merret Medvegja.net me organizimin e festes se nje majit pasi qe ne kete grup jane disa te rinje plot energji pozitive dhe munden me i qu proceset para .
    Z.Sokoli ka bere gjithe cka ka qene e mundur dhe vertet e ka bere organizimin mjaft mire ,mirepo prap po them qe per nje organizim te nje mase kaq te madhe per nje vend kaq te vogel do te duhej te angazhoheshin disa te rinje qe kane ide te reja dhe vullnet .

    Respekt per te gjithe Medvegjasit e ne vecanti per banoret e Tupalles(vendit me te bukur ne planet)!

  4. Arta Says:

    Mire kena kalu ,kjo ka rendesi.

    pershendes keshillin

  5. BekimKapiti Says:

    Aty ku punohet ka vend edhe per me pas kapak mangesi,gjithmon kritikat duhet me na sherby per mu permirsu ma shume dhe Takimet e radhes te jen edhe ma te mira se keto te keti viti.

  6. Albenian Says:

    medvegja.net-it duhet me ja hek kapelen,ju pergezoj G.Zeqiri dhe B.Uka per kete artikull kaq te mire.

  7. Medvegja4Ever Says:

    Duhet me pas bashkepunim ne organizime gjithmone,nese dojm me pas sukses sa me shume.Te gjithve na takon mi kontribu vendit tone ne mundesit qe kemi .

    Me rendesi jan majt Takimet e Vendlindjes,e tjerat mujn edhe mu rregullu .

  8. sokoli Says:

    Ju zotri me emrin anonim antonio edhe te gjithve ju faqleminderoj per te gjithat por mundem tju them se jane kane te ftuar tegjith tupallalit

    Vlen te cekim se ne si bashksi lokale kemi tentuar te organizojn bashksia lokale sepse tegjitha pergjegjsit i merr bashksia lokale,por jo te jame une kryetar nuk kam pas deshir por kshilli organizativ ka tentuar sepse dikush duhet ti presin rrepticat.
    kemi kaluar shum mir jam shum i knaqur qe nuk kemi pasur asnje incident pikspari,edhe komisionet kan punuar secili punen e vet dhe nuk ju kemi perzier kurkujt ne pun te tyre.
    Neve na ka brengos vetem mungesa e qytetarve ton me automjetet e tyre qe edhe pse nau premtua ne mledhjen e par te na mundsohet ky kalim nuk u realizua per ata e niejm veten te brengosur.
    KRENOHEM ME KSHILL TE BASHKSIS LOKALE PER PUNEN E PA LODHUR QE U ORGANIZUAN NE MANIFESTIMIN E MAJIT DHE RESPEKT TE VEQANT PER KREJT QYTETARET QE NA GEZUAN ATE DITE DHE MOREN PJES NE KET TUBIM MADHESHTOR.

    SOKOL HALIMI KRYETAR I BASHKSIS LOKALE TUPALLE Me respekt

  9. Medvegja.net Says:

    medvegja.net do te mundohet te perkrah(permes informimit te qytetareve)secilin aktivitet qe e organizojn shqiptaret e Medvegjes.Qofte kjo ne Medvegje,ne Kosove apo edhe ne Diaspor-gjithmon duke u bazuar ne kapacitet dhe mundesit qe i ka si portal informativ.

    Ne jemi shume krenar,qe edhe pse pa kurrfar kompenzimi,tash e 5 vjet po arrijm mi mbulu te gjitha ngjarjet me rendesi per medvegjasit.
    Ne jemi shume krenar gjithashtu qe tash e 5 vite kemi arrit qe te informojm opinionin e gjer per organizimin e Takimeve te Vendlindjes ne Medvegje.Madje kete vit edhe realizuam intervist me kryetarin e keshillit organizativ,disa dite para 1 majit.Me qellim qe opinioni i gjer te informohet nga dora e par.

    Si gjthmone deri me tani,do te mundohemi qe te jemi sa me profesional te paanshem ndaj askujt e aq me pak te nenshtruar ndaj presioneve qe mund te shfaqen..

    Rrespekt per te gjithe

  10. khooxx Says:

    super u kon kreitt (A) edhe weni i par patjeter me merit :P ju pershendes t`gjithwee

  11. bislim Says:

    pershendetje te vecante Burimit dhe samirit nga mr, Bislim Pireva per punen qejane duke e bere

  12. Burim Uka Says:

    Faleminderit shume zotri Bislim Pireva,edhe neve ju pershendesim shume sinqerisht.Njeherit eshte nder,knaqesi dhe privilegj te ju kemi ne mesin tone.

    rrespekt

  13. Musa Pali Says:

    Në viti 1978, në takimin e shkollave fillore me emrin “Zenel Hajdini” ishin prezent me qidra shqiptarë të kësaj komune po në këtë vend. Fatkeqsisht nuk mund ti gjej disa fotografi të cilat dëshmojnë për një prezencë të tillë të shqiptarëve të asaj kohe që jetonin aty e jo që kishin ardhur nga vendet ku sot kanë emigruar.
    Është për tu përshëndetur puna e KËSHILLIT ORGANIZATIV TË BASHKËSISË LOKALE TUPALLË, që me vetmohim bënë këtë organizim.
    Dhashtë zoti që një ditë këtyre njerzve tu lind ideja të hapin perspektiva që të mundësojnë këthimin e familjeve shqiptare autoktone që sot shumica prej tyre kanë zënë vend në Kosovë ose jashtë atdheut.

  14. luani Says:

    me gzon shum kur isho keta vendas te mi ne trojet ne tupall sepse para shum vite ato fshatra ishin te banuar me shum shiptar ishte gjallri por tash ato fshatra jan te boshatsura inshalla do te na ndimon zoti dhe te kthen ata vellazer prap ne keto troje te bukura

Leave a Reply