NJOFTIM
TURNIR NË FUTBOLL TË VOGËL
Medvegja Forum ju njofton se të dielën më datën 8 Gusht 2010, do të organizoj turnir në futboll të vogël që do të mbahet në Fushë Kosovë në sallën që gjendet në oborrin e shkollës fillore Selman Riza .
Turniri do të jet i karakterit human,të gjitha mjetet që grumbullohen do të shkojnë për ndihmë disa familjeve me kushte të rënda ekonomike në Medvegjë.
Paraqitja e ekipeve mund të bëhet nga data 01 gusht deri më 06 gusht 2010, në zyrën e Medvegja Forum në Fushë Kosovë ose te cili do antar i stafit. Paraqitja e ekipit kushton 12 €. Sistemi i lojës do të jetë 4+1, dhe çdo ekip mund ti ketë më së tepërmi 7 lojtarë.
Ndërkaq po të njejtën ditë në ora 19 në shtëpin e kulturës do të mbahet një koncert .



1 Gusht 2010
-Lajmet-