U mbajt debati “Si ta rikthejmë librin në jetën tonë-II”
Presheve,gusht(medvegja.net)

Debati “Si ta rikthejmë librin në jetën tonë – II”, ashtu siç ishte paralajmëruar, u mbajt në lokalet e bibliotekës “Mehmet Jusufi” në Preshevë. Debati filloj në orarin e paraparë, anëtarë të panelit ishin: z. Ferid Selimi, z. Xhahit Ramadani dhe z. Ejup Haziri, moderator Rinor Sadiku. Fjala iu dha z. Ferid Selimit, i cili ligjëratën e tij e përqendroi në kontekstin semiologjik, konkretisht në rëndësinë e dekodimit të kodeve që ofron libri. Në saje të një dekodimi të tillë njeriu do të arrijë të pasurohet me informata dhe dije, do të formohet intelektualisht dhe tek individi do të lind edhe nevoja për të reflektuar. Në këtë mënyrë ai do të bëhet i dobishëm për veten, rrethin dhe shoqërinë. Pastaj fjala iu dha z. Xhahit Ramadanit, i cili foli për rëndësinë e librit, duke folur për thëniet e mendimtarëve të rëndësishëm për librin. Ligjërimin e tij e hapi me thënien e Shekspirit se “Më shumë dua librin se fronin mbretëror”. Ai po foli për metodologjinë e leximit të librit, përmes së cilës rekomandoi se gjatë leximit duhet të nxirren shënime ashtu që të përfitojmë dyfish nga libri. Ligjëratën e tij e përmbylli me porosinë që kurrë libri mos të lihet anash, madje qoftë kjo edhe një faqe brenda ditës. Në fund iu dha fjala z. Ejup Hazirit, i cili që në fillim ceku rëndësinë e debatit dhe vazhdimësinë e debateve të tilla për ta promovuar librin dhe për të bërë më të afërt me lexuesin. Ai në mënyrë të përgjithësuar foli për rëndësinë e librit dhe imponimit të tij, individit që në moshën më të re. Ai morri shembullin e Nobelistit turk Orhan Pamuk, i cili deri në moshën 18 vjeçare i kishte lexuar të gjitha librat që i posedonte biblioteka e babait të tij, dhe që sot profesion të vetëm e ka librin. Debatin si moderator e udhëhoqi Rinor Sadiku, i cili përmes pyetjeve të tij ndaj audiencës dhe panelistëve e bëri debatin më aktiv, çka u vë re një pjesëmarrje më e theksuar nga ana e audiencës. Nga audienca u paraqitën alternativa interesante për promovimin e librit. Njëra ndër to ishte reklamimi i librit, kudo që jemi në autobus vende publike etj, në këtë mënyrë rënia në sy e librit do të ngacmonte lexuesit potencial. Po ashtu fushatë për promovimin e librit, që u cek nga audienca, ishte një fushatë e shpërndarjes së posterëve me personalitete të rëndësishme, duke qëndruar me libra në dorë dhe duke porositur, Lexo! Fushatë kjo e cila zhvillohet edhe në ShBA. Ashti si në konkluzionet e debatit të parë por edhe debatit të dytë u ritheksua nevoja e domosdoshme që:
- Prindërit e fëmijëve të merren intensivisht me kultivimin e librit në mjediset e tyre familjare, ashtu ta bëjnë atë të dashur për fëmijët e tyre.
- Mësuesit të merren në mënyrë edhe më intensive më nxënësit, duke iu bërë atyre të dashur librin përmes metodave më efikase. Këtu mund të përfshihen edhe librat me ilustrime.
- Pasurimin e bibliotekave me libra të rinj si dhe largimin e librave të vjetër (ideologjik) në plejadën e librave të cilët punohen gjatë punimeve lekturore nëpër shkolla.
- Nevoja imediate për të ofruar edhe më tepër me veprat e rilindësve shqiptarë, modele personalitetesh për të rinjtë shqiptarë.
KSR shpreh falënderim të përzemërt për të gjithë ata që kontribuan në këtë debat, siç janë: Stafin e bibliotekës “Mehmet Jusufi”, mediat dhe audiencën.
Klubi i Studiuesve të Rinj-KSR


25 Gusht 2011 at 4:25 am
Debati i II-te ne temen se si duhet t’a rikthejme librin ne jeten tone- i suksesshem dhe me konkluzione konkrete dhe te mira. Sikurse ne edukim dhe arsimim, po ashtu edhe ne krijimin e shprehive per leximin e librit, rolin me te rendesishem e kane:Familja, Shkolla dhe Ambienti ku jetojme. Me duket se konkluzionet edhe te ketij Debati jane shume te qelluara dhe cilesore dhe e kane identifikua dhe thene kete.
Thuhet se njerezit e njohur, qofte ne shkence, arte, letersi apo politike e bisnes, kane lexua dhe lexojne shume.Nuk jame as i mencur, as i njohur e as i suksesshem,por, gjate jetes kame lexua mjafte dhe shumecka qe kame gjetur ne libra me kane ndihmua ne jete.Librat, pra, mesojne shume.
Se pari, ne libra mund te gjeni shume informacione nga shume lemi te jetes. Keto informacione mund t’ju ndihmojne qe te jeni te suksesshem ne profesionin tuaj, qe te keni aftesi me te medha komunikimi dhe qe t’a gjeni vehten ne shoqeri.
Librat qe kane karakter profesional mund t’ju ndihmojne ne profesionin tuaj, t’ju japin ide te reja dhe t’ju bejne ekspert ne ndonje lemi. Idete e reja, sic dihet, ju garantojne sukses dhe ato e begatojne jeten dhe Boten.
Ka libra qe mund t’ju ndihmojne dhe ne shume gjera tjera: si t’a perceptoni realitetin, si te gjeni gjeresi ne te pamunit e problemeve si dhe harmonizimin e funksioneve emotive. Ajo qe permbane libri, ne fakt pershtypjet dhe pervojat e autoreve ose te heronjeve,ata dojne t’i ndajne me ju.Rrethanat jetesore mund te ndryshohen dhe problemet mund te zgjidhen lehte nese kemi koncept qe ndoshta eshte perpunuar dhe shtjelluar ne ndonje liber. S’do mend kur kemi kohe te lire, me mire eshte te lexojme nje liber te mire, se sa te degjojme radion ose te shikojme programe televizive.
Me lexiimin e librave do t’a begatojme vehten dhe do te perjetojme shumecka.Frika, dyshimet, mendimet e “heronjeve” nga libri do te na duken te njohura sepse shume here edhe ne i kemi kaluar dhe tani i kalojme problemet e njejta. Prandaj, kur permes leximit “konsultojme” mendimet e njerezve qe kane qene ne situata te njejta si ne, atehere, vijne edhe keshillat e mira dhe pergjigjet e sinqerta.
Libri mund te jete edhe udherrefyes shpirterore. Shume religjione, mesimet e tyre, i kane bazua ne libra. Jeta jone shpirterore mund te begatohet me koncepte te reja filozofike dhe mesim- te cilat mund te na ndryshojne qe t’a kuptojme jeten edhe ne nje menyre tjeter dhe ne menyre me gjitheperfshirese.
Ne jeten tone duhet te synojme gjithenje kah vlerat me te mira dhe me te dobishme te jetes, drejte gjurmave te mencurise dhe kah te vertetat me te medha. Ne kete drejtim LIBRI mund t’na ndihmon shume. Andaj, t’a rikthejme librin ne jeten tone.