RSS

U shënua dita e komunës së Medvegjës

25 Maj 2011

-Lajmet-

U shënua dita e komunës së Medvegjës

Medvegjë 25 maj 2011(medvegja.net)

Me rastin e 20 majit, ditës së komunës së Mëdvegjës, në ambientet e shtëpisë së kulturës nga ora 11 është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal të Medvegjës. Përveç këshilltarëve komunal prezent ishin edhe anëtarët e Këshillit Komunal të Medvegjës, drejtorët e ndërmarrjeve dhe institucioneve publike si dhe mysafir të tjerë. Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit politik e fetar të shqiptarëve të Medvegjës,të prirë nga zëvendëskryetari Florim Sahiti.

Pas fjalimit hyrës të kryetares së Kuvendit Komunal të Medvegjës, zonjës Natasha Filiq, të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i komunës, z. Sllobodan Drashkoviq. Pas përfundimit të pjesës zyrtare të takimit, për të pranishmit ishte përgatitur edhe një koktej. /Komuna e Medvegjës/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

2 Responses to “U shënua dita e komunës së Medvegjës”

  1. Gurbetqari Says:

    Eshte mire qe edhe keshtu,ne menyre shume modeste, u shenua 20.Maji- Dita e komunes se Medvegjes.Kjo dite eshte shenua edhe ne te kaluaren qe nga LDB. Gjithemone, pjese te “Programit te shenimit” te kesaj dite kane qene: seancat solemne,ndarja e mirenjohjeve, akademite dhe programet kulturore,dhe ne fund- koktelet e pashmangshem.Mirepo, pjesa kryesore e festimit te Dites se komunes se Medvegjes, gjithemone ka qene inaugurimi i ndonje objekti ekonomik, te ndonje shkolle dhe objekteve te infrastruktures.

    Viteve te 90-ta edhe Medvegjasit (Serbet, Shqiptaret dhe te tjeret) shume iu u gezuan kur sistemi totalitar nje-partiak kaloi ne Histori. Nga sistemi shume- partiak dhe demokracia priten shume: lirine me te madhe,lirine e shprehjes dhe religjionit, sigurimin e vendeve te punes, standard me te larte, infrastrukture me kualitative per nje jete me te begatshme…Por, ndodhi e kunderta.Medvegja mbeti po thuaj pa Shqiptare ( u perkulem atyre qe akoma s’e kane braktisur Vendlindjen),por, kete vend te bukur e braktisen edhe te tjeret.Fajtori kryesor per kete ishte dhe eshte edhe sot politika.

    Medvegja ka te gjitha potencialet per nje zhvillim te madhe: ka pasuri ne minerale, potenciale turistike, pasuri te pashterreshme ne pyje, ka kushte per bujqesi, ne vecanti, per pemtari e blegtori. Medvegja pati dhe ka edhe sot potencial te madhe ne njerez. (Viteve te 80-ta sipas nje Analize, thuhej se nga kjo Komune ka aq doktore te shkencave (Shqiptare e Serb) sa qe , sa i takon kuadrove, i tere Universiteti i Nishit mund te vendoset dhe te punoi ne Medvegje).Po ashtu, sipas vleresimit te ekspeteve te Bankes boterore, asnje vend ne Bote, pervec Kalifornise ne SHBA, nuk ka kushte me te mira per pemetari e blegetori se Medvegja me 524 km (katrore) te saj.Sikur te privatizoheshin dhe te fillojne punen, vetem ne kapacitetet e tanishme, mund te ri-punesohen mbi 1.600 punetore, pa e llogaritur te ashtuquajturin- sektorin shoqerore.

    Per Medvegjasit, Sqiptaret e shperngulur dhe ata qe akoma jane aty, por, edhe per Medvegjasit e tjere, s’ka formule tjeter per te qendrua ne vendin e vet ose per t’u kthye aty- po qe se nuk sigurohen vendet e punes dhe liria e plote.Te rritureve u jep pune, kurse, te rinjeve shkollim. Kjo eshte formula kryesore per te drejten themelore te qytetareve dhe te Popujve.

    Te shpresojme se ne vitin e ardheshem do te jete ndryshe- me mire.

  2. Diar Says:

    Gurbetcar pajtohem me ty por Shqipetaret e 3 komunave te Kosoves qe jan te administruara nga Serbia duhet te kerkojn qe te kthehen ne vendlindjen e tyre shkau nuk do te vij nga Beogradi ti mer per dore Shqipetaret e ketyre 3 komunave dhe ti dergoj ne vendlindje Shqipetaret duhet te kerkojn vet kthimin ne vendlindje sikur Serbet qe po kthehen ne Kosov ashtu te kthehen edhe ne Medvegj Bujanoc Preshev tu japin Traktora Shtepi kafshe shtepiake etj.

Leave a Reply