Shënohet dhjetë vjetori i daljes në skenë të UCPMB-së
Lugina e Preshevës, 26 janar 2010 – Në Bujanoc është pëtkujtuar dhjetë vjetori i daljes në skenë të ish Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë,si dhe nëntë vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit Besim Nazmi Faiku.
Para qindar qytetrëve të tubuar u theksua roli dhe rëndësia e krijimit të UÇPMB-së,për parandalimin e dhunës shtetërore Millosheviqiane të ushtruar ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare të kësaj ane, dhe njëkohësisht gatishmëria e saj për krijimin e paqës dhe kultivimin e demokracisë.
Përfaqësuesit e Këshillit Organizativ në fund të tubimit, bënë homazhe dhe vendosen kurora të freskëta me lule,në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Tërnoc të Bujanocit. Ndërkoh që u promovua libri “Yjet e lirisë” e autorit Halim Hasani.
Baki Rexhepi

Janari është një muaj që sjell shumë kujtime për shqiptarët, ka data të rëndësishme sidomos ajo “Flaka e Janarit” dhe dalja në skenë e Ushtrisë Clirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Një dekadë nga kjo e fundit. Një sfidë në ditë për ditë, në dhjet vjetët e trishtueshme për të përkujtuar në vjet për vjet atë ditë, kur dikush haptas, i cjerri maskën sërbisë dhe prishi planet e sajë…
26 janari, mundë të ishte edhe një ditë e zakonshme për ata që ndicnin kafenet e Bujanocit, Preshevës dhe në etnikumin shqiptar por jo edhe për ata të cilët nuk mundë të duronin qizmën e armikut në fytin e lirisë së Shqiptarëve e sidomos ajo qizme e përgjakur me gjakun e vllezërve tanë në tokën Shqiptare, që njihet tani Kosovë.
Ajo ditë nisi një etapë të re për të vazhduar me një luftë të pabarabart, në njerëz dhe makineri, por në fakt vullneti për liri mundë dhe shtrien për tokë cdo makineri.
Populli i përvuajtur nëpër dekada të shumta si kjo që ne kujtojmë sot, më 26 janar 2010, që i shtypur, i palqkitur, i djegur, i përzënë, i vrarë e i masakruar, populli që mbi gjithcka ngriti vlerën edhe më shumë se që mundë një popull tjetër të bënte, ai përkundër të gjitha sakrificave nxorri djemt më të mirë dhe më trima për luftë.
Populli dha djem shumë për t’iu njgitur maleve të luftonin ardhacakët nga karpatet dhe kriminelët nga Beogradi. Në mesin e atyre djemëve më trima kishte edhe aso që duke mos kursyer plumbin për armikun, nuk kursyen as jetën për Lirinë.
Ne sot jemi tubuar për të kujtuar jo vetëm atë datë, por kjo datë është një datë pikënisje për datat e tjera që pasuan mëtej, duke na lënë që ne të përkujtojmë, vullnetin e hekurt, guximin e pashembullt, virtytin e shtrenjt dhe rënjen e djemëve në altarin e lirisë, ata që ranë për të mos vdekur kurr.
Si pikënisje që u hapi rrugën proceseve të zhvillimeve dhe ndryshime politike, ju dha rast mundësive të shumta por që nga nënshkrimi i Marrveshjes së Konculit, këto mundësi për procese në vazhdim dhe në zgjidhjen e problemeve të shumta të Shqiptarëve e sidomos problemit politik ngeci në duart e atyre që si me dashje po ngulfatin dhe po e bëjnë të trishtueshëm këtë dhjetvjetor.
Ky dhjetëvjetor, kjo dekadë shenoi ngjarje të shumta dhe të dhimshme të njëpasnjëshme. Kurban të këtyre ngjarjeve ishin familjet Shqiptare, populli jonë liridashës, dhe në korrizin e më të mirëve të popullit, luftërave ra kjo dogmë dekadë.
Në dhjetvjetorin e sotëm në vendë se të kujtojmë dhe të ishim aty ku kemi patur mundësinë, ne sot kujtojmë djemt që ranë nëpër burgjet e Sërbisë me akuza të cmendura, ne kujtojm djemt që ranë në Burjget e UNMIK-ut në bazë të akuzave të cmendurisë Serbosllave e shoviniste, në bazë të një politike të fëlliqur.
Në dhjetëvjetorin e sotëm kujtojmë, se si dikur Europa lavire në vendë se që tani e një dekadë të ketë më kriminelt më të mëdhenjë të hisorisë së fundit nëpër burgje, ajo u heq vizat madje paralajmron se do të i përqafoje në gjirin e saj po këta kriminel Sllav si Sërbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Derisa shkelë përgjatë kësaj dekade përher vullnetin dhe dinjitetin e Shqiptarëve.
Më thuani ju sot, sa e dhimbshme është kjo kujtesë. Po, pikërishtë ashtu është sepse sot si atë ditë dhimbjeje kur u varrosën vëllezërit Saqipi kujtojmë dhe kemi dhimbje, po pikërisht edhe sot ndjehemi krenarë sepse jemi ende këtu dhe kujtojmë me epitet lavdinë e Shqiptarisë, pikërishtë si në atë ditë kur plotë sytë ngazëllim që pamë djemtë që sdo lejojnë tokën të shkelën e të lërojnë makineria e sllavëve.
Ne mbajtëm fjalën. Ne kuptuam dhe deshëm të ju japim mundësinë të gjithëve që dëshirojnë të punojnë për të mirën e popullit Shqiptar, e mirë që nuk erdhi dhe nuk po vjen.
Sot, 26 janar 2010, sot një dekadë, ne ende si në fillim, me një luftë më ndryshe, me një luftë për mbijetesën dhe me një luftë për të qenë të zëshëm, sepse ua kemi borgjë atyre që nuk u shuhet emri, sot të ngrejmë zërin, që tmos shuhet fati i Shqiptarit ne Kosove Lindore.
Sot, u thomë:
Lavdi Betëjës së UCPMB-së,
Lavdi Veprës së luftëtarëve,
Lavdi rënjes së Dëshmorëve të Kombit!
Arbër Ibrahimi
Ish nenkryetar i OVL-së ë UCPMB-së
Presheva.com
Foto Medvegja.net


