Shoqatat humanitare “Medvegja” dhe “Lugina e Preshevës” në Zvicër
UÇPMB-ja na rikujton, se vetëm të bashkuar do të arrijmë qëllimet tona
St.Gallen / Valis, 25.01(medvegja.net)
Me rastin e 12 vjetorit të daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc, dy shoqatat si motra nga Kosova Lindore, ajo e “Medvegjës” me qendër në Fully të Valisit dhe “Lugina e Preshevës” në Gossau të St.Gallenit, përkujtojnë ato ditë, kur kjo ushtri çlirimtare, ja bëri me dije regjimit të Millosheviqit, se këto treva janë shqiptare, kanë qenë dhe do të jenë, herë do kurë, këtu do të valojë flamuri kuq e zinjë me shqiponjën dykrenare.

Me këtë rast, përshëndesin familjet e dëshmorëve, fëmijët jetimë, invalidët e luftës dhe veprimtarët tjerë, që e kanë përkrahur këtë luftë çlirimtare dhe padyshim, përkujtimi për dëshmorët do të jetë i përhershëm. Asnjëherë, nuk do të harrohen ata që dhanë jetën për ato treva, që rrokën armën të përbetuar në flamurin tonë kombëtarë, se nuk lejojmë, të na shkelet e drejta edhe pse durohet mjaftë.
Populli jonë është paqësorë, tolerant, këto të mira i njeh e gjithë bota, prandaj, ajo luftë që u zhvillua në ato treva, ja bëri me dije gjithë botës demokratike, se në vendlindje dhe në vendin e të parëve, nuk lejohen të drejtat elementare nga një regjim i egër, që kryesuesi i saj vdiq turpshëm në burgun ndërkombëtarë të Hagës. Bota e civilizuar po ecë përpara, ndërsa tek ne, ende po përbuzen të drejtat tona edhe pse u zhvillua gjithë ajo luftë, e që la pas vetes, jo më pak se 28 dëshmorë.
Lavdi Ju qoftë përjetë dëshmorëve, ata janë lule e përjetshme, ata janë në ngjyrën kuq e zi të flamurit tonë, ngjyrën e gjakut, sepse kanë derdhur gjak për ato treva.
Me këtë përvjetorë, lusim faktorin politikë shqiptarë, në ato treva shqiptare, që të jenë edhe më të bashkuar, të punojnë edhe më shumë, të japin hapësirë gjeneratave të reja, të ngrejnë zërin kundër padrejtësive që po na bëhen e dijmë, se nuk e kanë edhe të lehtë, por ti drejtohen faktorit ndërkombëtarë sa më shumë, që realisht të ndryshoj gjendja atje për së miri, ashtu siç e meriton një popull i lirë.
Kanë kaluar 12 vjetë nga dalja e UÇPMB-së, por nuk do të harrohet asnjëherë ai vullnet i gjithë atyre të rinjëve dhe të rejave, që iu drejtuan luftës për liri, duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe moralit kombëtarë.
Të qëndrojnë gjithmonë krenarë familjarët e dëshmorëve, sepse bijtë e tyre do të jenë në përjetësi në mesin tonë, do të jenë në historinë më të re kombëtare. Ne si shoqata humanitare, asnjëherë nuk i kemi harruar familjet e dëshmorëve dhe nuk do ti harrojmë me ndihmat tona modeste dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Nuk mundemi ti ikim edhe një lajmi të hidhur, që po na mbahen në burgjet serbe, ende veprimtarët tanë, si Nazmi Hajredini dhe nëntë djemtë tanë të tjerë, që u morën në gjum para fëmijëve të tyre dhe ata pritet të rigjukohen më 31 janarë.
Shpresojmë shumë, tek faktori ndërkombëtarë, që të ngrej dorën nga ata që ende janë me mendje dhe formula të kryekriminelit millosheviq, që të lirojë ata djemë të pafajshëm dhe të dënojë ata që i maltretuan shumë, shihen edhe fotot, por ata qëndruan dhe do të qëndrojnë, sepse në gjakun e tyre, zemrën dhe shpirtin, është një flamur, është një ide, që nuk do të dorëzohen asnjëherë, për të kërkuar liri, sepse këtë liri e kanë të garantuar nga çdo normë ndërkombëtare. I presim me padurim, se do të lirohen të lirë e të pafajshëm, sepse nuk ka qenë dhe nuk është e as që do të jetë në mendësinë tonë kombëtare.
Diaspora shqiptare, anëtarësia jonë e gjerë, përcjell me çdo vëmendje çdo gjë që ka të bëjë për të ardhmen e atdheut tonë, prandaj, ne si diasporë, dëshirojmë shumë, që të jemi unikë të gjithë së bashku, të lëjmë inatet mes veti dhe të punojmë për të ardhmen tonë, sepse dikur, do na gjykojë rinia, do na gjykojë historia. Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit, perendia e bekoftë kombin tonë, miqtë tanë ndërkombëtarë.
/ Sektori për informim i SHH “Medvegja”, Fully-Valis / Sektori për informim i SHLP, Gossau/

27 Janar 2012 at 9:14 pm
“Komandantëve” të UÇPMB-së javë rikujtoj këtë “Marrëveshje” të TURPIT
MARRVESHJA E KONÇULIT
Konçul, 13.02.2001
-Pas tri orë bisedimesh me të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.
Piter Feith, dje rreth orës 15 e 15 minuta, në shtabin e përgjithshëm të UÇPMB-së në Konçul, u nënshkrua Marrëveshja për armëpushim në Kosovën Lindore.
Në emër të faktorit ndërkombëtar, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, Piter Feith, kurse në emër të shqiptarëve, marrëveshjen e nënshkroi komandanti i përgjithshëm i UÇPMB-së, Shefket Musliu.
Teksti integral i kësaj marmrëvesheje është si vijon:
Për P.C Feith, Përfaqësuesi personal i Sekretarit Gjeneral të NATO-s
1. Nënshkruesit pajtohen që pa kushte të respektojnë dhe të mbikëqyrin armëpushimin dhe do të përmbahen nga të gjitha aksionet ushtarake, dhunës dhe përdorimit të forcës kundër njëri-tjetrit dhe forcave të të tjerëve.
2. Nënshkruesit pranojnë të mbajnë autoritetin dhe kontrollin mbi të gjitha elementet e tyre të armatosura dhe forcave paramilitare, kudo që janë të vendosura dhe të pranojnë përgjegjësinë e plotë për veprimet e tyre.
3. Nënshkruesit njohin (pranojnë) dhe mbikëqyrin shtesën protokollare të Konventës së Gjenevës (Protokoll II), të 12 gushtit 1949, lidhur me mbrojtjen e viktimave nga konfliktet jo ndërkombëtare.
4. Marrëveshja vlen për të gjitha forcat e armatosura dhe paramilitare, duke përfshirë policinë e vendosur brenda apo afër kufijve të Zonës së Sigurisë, të cilat janë të definuar në Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.
5. Forcat e armatosura nënkuptojnë të gjitha palët, grupet dhe individët, të cilët e pranojnë autoritetin dhe komandën e nënshkruesve, duke përfshirë forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardat kombëtare, milicinë, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake, shërbimet e inteligjencës, ministrinë federale dhe serbe të Punëve të Brendshme, (trazirat) rebelimin special lokal dhe policinë anti-terroriste si dhe të gjitha forcat jo të rregullta.
6. Kushtet e marrëveshjes do të hyjnë në fuqi pas këmbimit të kopjeve të nënshkruara, në prani të Dërguarit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm dhe do të jenë efektive prej orës 00,01, 13 mars 2001.
7. MODALITETET
a) Palët pajtohen të mbajnë dhe respektojnë armëpushimin, i cili përfshinë të gjitha llojet e armatimit si dhe vendosjen e minave apo mjeteve të tjera të improvizuara eksplozive.
b) Palët pajtohen të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së cilitdo personel të komunitetit ndërkombëtar në rajon.
c) Palët pajtohen të ruajnë pozicionet e tanishme të forcave të tyre të armatosura, me përjashtim të armatimit të rëndë rreth Bujanocit, të cilat duhet të kthehen në kazerma, e jo të shfrytëzojnë armëpushimin për t`i ndryshuar pozicionet e veta.
8. KUFIZIMET
a) Palët pranojnë që KOMKFOR-i, në këtë fazë, të ruaj autoritetin nën kushtet e Marrëveshjes Tekniko Ushtarake mbi Zonën Tokësore të Sigurisë dhe Zonën Ajrore të Sigurisë. Ata pranojnë KOMKFOR-in si autoritet të vetëm, i cili vendos nëse, dhe nën çfarë kushte, forcat e RFJ-së lejohen të kontrollojnë dhe kthehen gradualisht në Zonën Tokësore të Sigurisë. Nëse ai vendos të lejojë një rihyrje të tillë, zonat në të cilat forcat e RFJ-së mund të hyjnë, do të jenë të definuar gjeografikisht dhe një definicion i tillë do t`i zëvendësojë referencat e mëparshme, të dhëna në këtë marrëveshje mbi “lokacionet e tanishme”. Në të gjitha aspektet e tjera, kushtet e dhëna do të vazhdojnë të vlejnë.
b) Pas ri hyrjes nga policia do të kërkohet të veprojë në mënyra të pa anshme dhe t`i zbatojë ligjet e RFJ-së /Serbisë, pa ndashmëri në baza etnike, fetare, apo racore.
c) Asnjë kusht i kësaj marrëveshje nuk mund të interpretohet si diçka që anulon të drejtën për vetëmbrojtje. Vetëmbrojtja nënkupton përdorimin e asaj force të domosdoshme dhe proporcionale, për ta mbrojtur veten, apo të tjerët nga një sulm, apo nga ndonjë sulm i mundshëm. Secili përdorim i forcës duhet të kufizohet në shkallën, intensitetin dhe kohëzgjatjen e domosdoshme për vetëmbrojtje, e jo më shumë.
Hakmarrja nuk është vetëmbrojtje dhe do të paraqesë shkelje të armëpushimit të Zonës Tokësore të Sigurisë. Kufizimit i shtohet edhe ky pasus:
Në lidhje me paragrafin 8 nën (a), këtu deklaroj se unë dhe komandantët e mi nuk pranojmë përgjegjësinë mbi aksionet spontane të elementëve të shqiptarëve lokalë në Sektorin C (Lindje), në Zonën Tokësore të Sigurisë.
Shefket Musliu, Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së dhe Mustafë Shaqiri.
Dëshmoj. P.C.Feith, Përfaqësues Personal i Sektorit Gjeneral të NATO-s.
(Marrë nga monografia , “Konçuli gjatë historisë” të autorit Hysen Ahmeti)
Në këtë “Marrëveshje” ndër të tjera thuhet: “Në lidhje me paragrafin 8 nën (a), këtu deklaroj se unë dhe komandantët e mi nuk pranojmë përgjegjësinë mbi aksionet spontane të elementëve të shqiptarëve lokalë në Sektorin C (Lindje), në Zonën Tokësore të Sigurisë.”!!!
Pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje,u vranë komandantët e UÇPMB-së,Nijazi Azemi dhe Ridvan Qazimi.
Nijazi Azemi – komandant “Mjekra”, nga Mogilla e Vitisë ishte Komandant i Brigadës 115 “Karadaku” dhe Zëvendës-komandant i Zonës Operative të Preshevës të UÇPMB-ës. Ai ka rënë më 26 mars 2001, në afërsi të fshatit Stanec, në veriperëndim të Preshevës.
Ridvan Qazimi, i njohur me emrin komandant Lleshi, një nga udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u vra më 24 maj 2001 në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit.
Qeveria jugosllave pranoi se udhëheqës i luftëtarëve shqiptarë, Ridvan Qazimi, u vra në një përleshje, kur trupat jugosllave hynë në zonën e sigurisë që ndan Kosovën nga Serbia. Zëvendës-kryeministri serb, Nebojsha Covic, tha se zoti Qazimi, u vra gjatë një shkëmbim zjarri në afërsi të pikës malore Guri i Gjatë, në pjesën veriore të zonës së sigurisë. Trupat serbe hynë dje në sektorin e fundit të kësaj zone. Çoviç hedh poshtë pohimet se vrasja e zotit Qazimi ishte një atentat.
Udhëheqësit shqiptarë në rajon thonë se zoti Qazimi, u vra nga një snajper. Përfaqësuesit e shqiptarëve akuzuan forcat serbe për vrasjen e komandant Lleshit duke e cilësuar këtë vrasje si një shkelje të rëndë të marrëveshjes për kthimin e trupave jugosllave në këtë zonë.
http://www.voanews.com/albanian/news/a-30-a-2001-05-24-8-1-85596637.html
Në emër të kësaj Marrëveshje, popullata e mbetur në Kosovën Lindore është shndërrua në BURG KOLEKTIV ushtarako – policor në zemër të Evropës.
Serbia, jo vetëm të gjallët që i mbanë në një KAMP KOLEKTIV USHTARAK, por edhe të vdekurit i dhunon nëpër Varre!!!
- TUUUUURP!!!!
-Po,prapë po them se vaji i burrit është kënga!!!
http://www.youtube.com/watch?v=5s1nHNXRrc8
http://www.youtube.com/watch?v=dvrFbA7gHpo&feature=related