Opinione
UNE JETOI GJITHNJE
16 shkurt 2010 (medvegja.net)
Të shkruash dhe përkujtosh jetën dhe veprën e të nderuarit z. Bafti Krasniqi dmth. të radhitësh edhe ndonjë gurë në murin kala të historisë kombëtare të popullit shqiptar të komunës së Medvegjës, në themelet e të cilit qëndron i skalitur thellë emri i këtij patrioti të madhë të kësaj pjese të skajshme të trungut etnik shqiptar..
Ta quash mësues i popullit Bafti Krasniqin, është padyshim nderë dhe respekt që i bëhet punës dhe veprës së tij, por Ai ishte më shumë se kaq. Ishte burim i shpresës për një të ardhme më të mirë për popullatën shqiptare të kësaj ane, baba i secilës shkronje e fjale shqipe që u shkrua në institucionet komunale të Medvegjës. Ishte një digë e madhe në të cilën u përplasen të gjitha përpjekjet serbo-sllave për të asimiliuar e shpërgulur shqiptarët nga trevat e tyre historike.
Baftiu asnjëher nuk u zbraps para sfidave dhe sakrificave që i kërkonte koha. … Mostra tutto

Bafti KRASNIQI
Nga secila betejë dilte fitimtar, i kalitur dhe i vendosur që të qëndroi stoikisht në rrugën drejt qëllimit të cilin ia kishte shtruar vetes – që bashkëvendasët e tij shqiptarë ti ndihmoi të shkollohen në vendlindjen e tyre, të sigurohen bursa e kredi për shkollimin superiorë në Kosovë dhe kështu të mbahej një lidhje e natyrshme me trungun etnik, prej nga ktheheshin shumë të rinjê e të reja me diploma universitare e mbi të gjitha ktheheshin të motivuar e kalitur në frymën patriotike e kombëtaer. Eshtë angazhuar pa ndërprerë në luftën e pakomprimis me pushtetarët serb dhe disa “shqiptarë” të mjerë, siq i quante ai, që bashkvendasët e tij të gëzojnë të drejtat dhe liritë njerëzore, politike e qytetare, të mos i nënshtrohen presionit serb i cili i shtynte drejt shpërnguljes e të jetojnë me dinjitet e krenari në tokat e tyre..
Atyre që patën fatin të jetojnë kohën e Bafti Krasniqit, padyshim iu ka ngelur në mendje kjo periudhë kur shqiptarët për herë të parë filluan të flasin me gjuhën e tyre amtare në administratën komunale, të përdorin flamurin kombëtar në festa e darsma pa qenë tê ndjekur e persekutuar nga regjimi serb.
Kur Pranvera Studentore e Prishtinës në vitet e tetëdhjeta filloi të lëkund themelet e kalbura të Jugosllavisë titiste, Bafti Krasniqi si nënkryetar komune në Medvegjë priste dhe përcillte çdo student që lëvizte nga Kosova për në vendëlindje dhe anasjelltas për t’u informuar mbi rrjedhën e ngjarjeve dhe për të dhënë instrukcionet e nevojshme që kjo lëvizje të mbahej gjallë dhe të radikamlizohej edhe më tepër.

Sa u gëzohej Baftiu këtyre ngjarjeve edhe pse ishte i vetëdijshëm se edhe vet do të jetë viktimë e kësaj pranvere të madhe.
I ndjekur dhe etiketuar si irredentist e nacionalist shqiptar, nga shovenistët serb dhe nga hyzmeqarët e tyre « që mbinin si këpurdhat pas shiut » u detyrua të lë postin e nënkryetarit, por asnjëher dhe për asnjë çast nuk ndërpreu veprimtarinë e tij patriotike e atdhetare, deri në frymën e tij të fundit.
Bafti Krasniqi vdiq me ëndrrën e tij të cilën në vaargjet e tija e përshkruante kështu:
Sikur të ishim një, si një grusht
S’ka ç’na bën as top as pushkë
Dhe pikërisht ndasitë dhe përqarjet në mes krerëve shqiptarë ishin alfa dhe omega e të gjitha luftërave të humbura, vuajtjeve e persekutimeve, ndjekjeve e shpërguljeve që iu bënë shqiptarëve në gjithë hapsirën gjeografike ku jetonin.
Në komunën e Medvegjës edhe pse ishte ky një teritor relativisht i vogël i banuar me shqiptarë, kjo dukuri negative ishte po aq e shprehur.
Edhe sot kjo ëndërr e Bafti Krasniqit dhe shumë intelektualëve të tjerë, që ti shof shqiptarët të bashkuar, vazhdon të mbetet vetëm ëndërr, ndërsa rezultat i kësaj dukurie është tkurrja e vazhdueshme e hapsirës etnike shqiptare.
Vepra e Bafti Krasniqit nuk duhet harruar. Emri i tij duhet përjetësuar në ndonjë emërtim rruge a institucioni kulturor në hapsirat e komunës së Medvegjës, në Preshevë e Bujanoc, e përse jo edhe ne Kosovë.
Baftiu ishte një pishtar, ishte qiriu vet, i cili u dogj që të tjerët të jetojnë në dritë.
Bafti Krasniqi ka mbetur fanar që shëndrit edhe sot këtë pjesë të Kosovës Lindore.
Njê epitaf mbi varrin e tij i cili në mënyrën më dinjitoze do të simbolizonte jetën, vepreën dhe sekrificën e këtij burri të madh do të ishte:
„Mos më pandehni të tretur
Unë jetoi gjithnjë
Me shpresë se nuk do të vdes
Deri atë ditë
Kur i fundit shqiptar
Në këto troje t’ket mbetur”
Shkruan : Ali HAJDINI
Fotografit : medvegja.net

1 Prill 2010 at 10:47 pm
BURR SI BAFTI KRASNIQI N’ KTO KATUNET TONA MUNET ME LE NIHER NE NIQIN VJET”
… Në vitin 1974, nën presionet e bëra nga demonstratat studentore të vitit 1968 që ndodhën në Kosovë, në Kushtetutën jugosllave u bënë disa ndryshime pozitive me të cilat popullit shqiptar iu njoft e drejta e pêrdorimit të lirë të simboleve kombëtare, përdorimi i gjuhës dhe deklarimi i lirë i identitetit nacional, fatar…
Pjesa dërmuese e këtyre ligjeve që u ikorporuan në Kushtetutën Jugosllave të cilat sadopak avanconin pozitën robruese të popullit shqipatar, në Komunën e Medvegjës mbetën vetëm shkronjë në letër meqenëse regjimi policoro-ushtarak serb nuk lejoi që të jetsohen në vepër.
…Duke përfituar nga këto ndryshime, Bafti Krasniqi ndërmori një fushat sensibilizimi të kryefamiljarëve duke i informuar ata me këto ndryshime dhe duke ju sygjeruar që të shkojnë në gjykatën Komunaale në Lebanë dhe të kërkojnë “shkurtimin” e mbiemrave.
Siq dihet deri në këtë periudhë në dokumentet e administratës civile dhe asaj pronsoro-juridike në komunën e Medvegjës, të gjithë shqiptarët pa përjashtim ishin regjistruar me prapashtesën sllave “viç”…
…Një ditë pazari në Medvegjë Baftiu kishte takuar vllaun më të ri të Zenel Hajdinit, Hajdinin i cili jetonte me familjen e tij nëntë antarshe në Tupallë dhe pasi ishin përshëndetur, iu kishte drejtuar me këto fjalë:
- “Hajdin e kam pas nërmen me dal te ti n’katund por masi te takova k’tu po e qelim ni muhabet. Ma merr menja se ka ardh koha me provue me ja nrrue mbiemnin Zenelit se me viç qysh ja kan shkrue kta po m’doket si mos me kan i joni”.
-”Po besa more Bafti mire e kie se une jam kan n’Lebanë e kjametin e kam pa me ja u shkurtue mbiemnin thmive e pêr Zenelin menja m’ka shkue po na t’pa shkolle o Bafti, e k’ta po t”qesin kodër mas bregut – jo Zeneli tash asht i dekun e nuk munesh ti me e dit a kish desht ai me ndrrue mbiemnin a jo, jo ai vet u shkrue qashtu edhe u njoft si hero i popllit me qat mbiemên… – e kshtu na kan thane sa here qi kemi lyp m’ja ba mbiemnin qysh e ka pas emnin babgjyshi, Hajdin Hajdini i pari’
–”Kallxom Hajdin kur munesh ti me ardh me mue me ra në Lebanë e po e provojme
eshe ni here bashk, mos mujm me ba diqka?”
-”Besa kur t’jesh ti i lirë o Bafti, une me punt e katunit muj me ardh kur te due”
Kêshtu pas disa ditësh kishin shkuar në Lebanë dhe atje, me gjithë argumentet që ia prezentuan gjykatsit serb, me gjithë sqarimet dhe thirrjen nê ligj e kushtetutë që kishtë bërë Baftiu, nuk ia arritën të bëjnë shqiprimin (shkurtimin) e mbiemrit të heroi të popullit ZENEL HAJDINI.
Hajdini edhe më parë e kishte njohur Baftiun meqenëse ishte dhëndër i mahallës, por temperamentin e tij, zgjuarsinë, patriotizmin dhe gadishmërinë për tu sakrifikuar për të drejtat dhe liritë e popullit të vet, ia kishte njohur dhe vlersuar me këtë rast kur ishin së bashku para gjykatës serbe në Lebanë.
Me tu kthyer në familje, Hajdini filloi ta përshkruaj personalitetin e Bafti Krasniqt dhe ndër të tjera tha:
“Burr si Bafti Krasniqi në k’to katunet tona (kupto – komuna e Medvegjës) munet me le niher në niqin vjet”
13 Prill 2010 at 1:19 pm
Nuk ka dyshim se ka qenë ashtu sa i përket shkurtimit të mbiemrit të heroit të popullit Zenel Hajdinit.Nuk ka dyshim për patriotizmin dhe atëdhedashurinë e Bafti Krasniqit,për gatsmërinë e tij me u ndihmuar famljeve shqiptare.Ne i jemi shumë mirënjohës sidomos për ndihmën që na ka dhënë studentëve shqiptarë për plotësimin e dokumenteve për kredi studentore ku ndihma e tij ka qenë shumë shumë e madhe.Respekt për jetën dhe veprën e të ndjerit Bafti Krasniqi.