URIME 28 NËNTORI – DITA E PAVARËSISË
Medvegja.net të gjithë shqiptarëve ju uron Festën e 28 Nëntorit ditën e Flamurit e të Pavarësisë
________________________
Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në të gjitha pjesët e botës 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe paraqitjen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, daljen në skenë të UÇPMB-së në ZO-Preshevës.
Bazament i këtyre festave është Dita e Flamurit Kombëtar!
28 Nëntori, një datë emblementike në memorien e kombit tonë….Mbetet një krye datë për ne shqiptarët. Do të shërbeje çdo here si një tempull,ne pragun e së cilit përpara se te hymë do dëgjojmë sigurisht gjëmimet shekullore te historisë!!!
Në këtë ditë të shënuar, me pietet përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.
Trojet tona u vaditen me gjakun e bijëve tanë më të mirë. Ata ranë në fushën e betejës për këtë flamur,duke u bërë simbole të krenarisë shqiptare,shembuj frymëzimi për gjeneratat e reja.
Emri i tyre u bë flamur,ngase ata lindën ,u edukuan,u rriten dhe u shuan per mëmëdhene,duke qene gjithmonë e gjithherë në shërbim te shqiptarizmit.
Sot një pjesë e shqiptarve jetojnë të lirë, por me besimin dhe vullnetin e mire ,se në një të ardhme të jemi të gjithë bashkë,nën një shtet dhe nën një flamur. Ndaj detyra e sfida te medha na presin perpara,per te realizuar amanetin e atyre qe ranë.
Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne, ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë.
Të punojmë që festat e tjera të Nëntorit të na gjejnë të Bashkuar në një shtet të vetëm.
Lavdi atyre qe u flijuan për këtë ditë, respekt te përjetshëm.
Preshevë, 26.11.2011.
OVL e UÇPMB-së
Kryetar, Ramadan Ismaili
________________________
UNIONI DEMOKRATIK SHQIPTAR-UDSH per Medvegje, uron festat e nentorit, e ne vecanti DITEN E FLAMURIT, te gjithe shqiptareve ne Republiken e Shqiperise dhe Republiken e Kosoves, si edhe te gjithe atyre qe aktualisht jetojne jashte dy shteteve shqiptare, duke deshiruar qe sa me shpejt shqiptaret te gjenden ne nje shtet shqiptar.Mbase shqiptaret e Presheves, Medvegjes dhe Bujanocit keto festa do i kalojne duke protestuar kunder padrejtesise, diskriminimt dhe dhunes qe ushtrohet ndaj tyre, na mbane shpresa se do vije dita kur edhe ne do festojme per keto dite te medha te festave kombetare shqiptare.
UNIONI DEMOKRATIK SHQIPTAR per Medvegje,
prof. Rexhep Abazi, kryetar
Medvegje, 27 nentor 2011
________________________
Shoqata per Trashegimi dhe Krijimtari Kulturore e Lugines se Presheves ne Presheve, te gjithe Shqiptareve te Lugines se Presheves, ne Shqiperi, ne Kosove, Ne Maqedoni e ne diaspore i uron 28 Nentorin-Diten e Flamurit dhe Diten e Pavaresise se Shqiperise me deshire qe te gjithe Shqiptaret te jetojne dhe veprojne sebashku per nje bashkim kombetar ne Europen e Bashkuar, e cila duhet te jete qellim themelor i çdo Shqiptari ne te gjitha trojet shqiptare.
Shoqata uron 28 Nentorin anetarsise dhe te gjithe simpatizanteve e vullnetareve te saj qe sebashku ta kalojne me shendet, te mira dhe te bashkuar Festen e Madhe, Flamurin e Ismail Qemalit, me te gjithe te afermit, miqet, dashamiret, shoket dhe me te gjithe Shqiptaret anekend te trojeve shqiptare.
Festa e Dites se Flamurit eshte Feste e madhe e Shqipetarise, andaj edhe te bashkuar dhe me nje veprim te perbashket te te gjithe Shqiptareve ne Lugine te arrijme te gezojme te drejtat individuale dhe kolektive qe na takojne ne arsim, kulture, informim dhe ne te drejten e perdorimit te lire te Flamurit e simboleve te tjera shqiptare deri ne bashkimin e te Gjithe Shqiptareve ne Europen e Bashkuar. Vetem keshtu do ta arrijme prosperitet dhe progres ne çdo lemi te jetes, pa idhrime, pa nderskojca, pa interese partiake, pa interesa politike pa interesa individuale, por te ngrejme larte interesat kolektive dhe ato te perbashketat.
Ideali i Shqiptareve te Lugines eshte i qarte, drejt e te bashkuar ne Europen e bashkuar.
GEZUAR 28 NENTORI-DITA E FLAMURIT DHE DITA E PAVARESISE SE SHQIPERISE.
Xhemaledin Salihu,
kryetar i Shoqates per Trashegimidhe Krijimtari Kulturore ne Presheve
________________________
Të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ju urojmë 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Urojmë që 100 vjetori i ngritjes së flamurit kombëtarë në Vlorë të na gjejë të bashkuar. Populli ynë nuk do të pushojë asnjëherë për të rikthyer të drejtën e vetëvendosjes, por asnjëherë nuk do të përpiqemi që të drejtat tona t’i realizojmë në dëm të asnjë populli tjetër. Do të tregojmë pjekuri në çdo cast, ngase jemi komb paqëdashës.
AL Medvegja e Re
Medvegjë, 27 nëntor 2011
_______________________
Lëvizja e Progresit Demokratik, me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ua uron gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit Kombëtar. Megjithëse rajoni i Luginës së Preshevës edhe më tej vazhdon të mbetet një vend me probleme politike rreth mosrregullimit me ligj të përdorimit të lirë të simboleve kombëtare, LPD kërkon që këto festa kaq të dashura për shqiptarët, të kremtohen me dinjitet dhe unitet. Për shqiptarët e Luginës së Preshevës, kjo festë le të jetë një bashkim rreth simbolit tonë kombëtar, i cili na ka bashkuar në luftë dhe paqe, le të na bashkoj edhe në të ardhmen rreth realizimit të aspiratave tona kombëtare, për të cilat u angazhuan dëshmorët e të gjitha kohëve.
Urime 28 Nëntori dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar Dita e Flamurit Kombëtar!
NGA KRYESIA E LPD-së
Jonuz Musliu – kryetar,njëherit edhe kryetar i Kuvendit komunal në Bujanoc



28 Nëntor 2011
-Lajmet-