Urime me rastin e festës së Kurban Bajramit
Të nderuar vellezër e motra
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Shoqata Kulturore Bamirëse Medvegja FORUM, uron të gjithë besimtarët, miqtë dashamirët.
Lusim Zotin që kjo festë të shtoj paqen,lumturinë, dashurin dhe respektin për njëri – tjetrin në familjet dhe shoqërinë tuaj.
Festa e Kurban Bajramit është festë e sakrificës, solidaritetit, ditë e paqes dhe dashurisë. Kujtojmë zanafillën e kësaj feste kur i Dërguari i Zotit, Ibrahimi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ishte në gjendje ta flijoj më të dashurin e tij, djalin e tij Ismailin, në shenjë sakrifice dhe nënshtrimi ndaj Allahut.
http://www.youtube.com/watch?v=prCprenJfiY
Le të jetë kjo festë shkak që ne t’i kujtojmë ata që kanë nevojë për ne, të varfëritë , të dobëtit. Le të shërbej kjo festë që ne ti përmirësojmë raportet tona me të afërmit, miqtë tanë.
ME FAT FESTA E KURBAN BAJRAMIT!
Medvegja FORUM – Medvegja.NET
Kryesia,05.11.2011
MEDVEGJË – PRISHTINË
________________________
Urimi i Kryesisë së BIK me rastin e festës së Kurban – Bajramit
Të nderuar besimtarë!
Vëllezër dhe motra!
Të nderuar qytetar të Kosovës!
Nesër është dita madhështore e Kurban – Bajramit, festë kjo të cilën e karakterizon gatishmëria e njeriut që për Allahun e madhëruar të sakrifikoj si në aspektin shpirtëror ashtu edhe në atë material.
Këtë festë gjithashtu e karakterizon vendosmëria e besimtarëve për kryerjen e obligimeve të Haxhit, ku miliona besimtarë të bashkuar dhe të barabartë e lartësojnë emrin e Allahut Fuqiplotë dhe luten për paqe, mirëqenie dhe falje për të gjithë.
Të nderuar besimtarë!
Çdo festë e jona e ka urtësinë dhe porosinë e vet, por porosia e festës së Kurban – Bajramit qëndron fuqishëm mbi parimet e bujarisë, flijimit, sakrificës, pajtimit dhe solidaritetit. Kjo festë gjithashtu na e zgjon ndjenjën e dashurisë ndaj të vërtetës, ndaj drejtësisë dhe ndaj çdo gjëje që është e mirë dhe njerëzore. Në Kuran shkruan: “Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna”.
Prandaj çdo njeri duhet të kuptoj se jeton për të bërë vepra të mira dhe për ta luftuar të keqën. Çdo njeri ka për obligim të promovoj vlera të dashurisë, të përhap respekt, harmoni dhe kënaqësi te të gjithë ata që jetojnë pranë tij, pavarësisht përkatësisë nacionale apo besimit që i përkasin.
Të nderuar besimtarë!
Nesër kërkohet nga ne që festën e Kurban – Bajramit ta shndërrojmë në ditë të përtëritjes së lidhjeve farefisnore, në ditë respekti, në ditë faljeje, pajtimi dhe solidariteti.
Në këtë ditë feste kemi për obligim ti vizitojmë të sëmurit dhe të afërmit tanë, ti vizitojmë jetimët dhe skamnorët. Në këtë ditë feste të Bajramit prej nesh kërkohet t’i vizitojmë familjet e dëshmorëve, t’i vizitojmë familjet e atyre që kanë rënë pas luftës në përpjekje për mbrojtjen, konsolidimin dhe forcimin e shtetit të pavarur të Kosovës.
Ti vizitojmë këto kategori të shoqërisë sonë dhe të solidarizohemi me ta në mënyrë që çdo familje, çdo shtëpi dhe çdo cep i vendit tonë të e shijoj gëzimin e festës së Kurban – Bajramit.
Të nderuar besimtarë!
Në fund më lejoni që në emër të BIK-ut, në emër të Myftiut Naim ef. Tërnava dhe në emrin tim t’iu shpreh urimet më të sinqerta për festën e Kurban – Bajramit të gjithë vëllezërve dhe motrave tonë si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë, duke e lutur Allahun fuqiplotë që mëshira, paqja dhe begatia e Tij të mbretëroj mbi familjet tona përgjithmonë.
ME FAT FESTA E KURBAN – BAJRAMIT!
Dr. Fahrush REXHEPI
Zëvendëskryetar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës
________________________
Besimtareve te nderuar te Medvegjes, Bujanocit e Presheves si edhe mergates shqiptare nga keto tri komuna Ju urojme festen e KURBAN BAJRAMIT, me deshire qe ta kalojne ate ne gezim e dashuri.
Urojme GEZUAR PER TE GJTIHE.
Medvegje, 4 nentor 2011
UNIONI DEMOKRATIK SHQIPTAR PER MEDVEGJE,
prof.Rexhep Abazi, kryetar
________________________
Të nderuar vllezër dhe motra të rrespektuar bashkevendas të Medvegjës.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Shoqata e Pavarur Humanitare ,,Medvegja’’ në Zvicër, uron të gjithë antarësin e vet,shqiptarët e Medvegjës ,besimtarët e besimit islam, miqtë e dashamirët.
Festa e Kurban Bajramit është festë e sakrificës,harmonisë, solidaritetit, ditë e paqes dhe dashurisë.Le të jetë kjo festë shkak që ne t’i kujtojmë ata që kanë nevojë për ne, të varfëritë , të dobëtit. Le të shërbej kjo festë që ne ti përmirësojmë raportet tona me të afërmit, miqtë tanë.
Shoqata e Pavarur Humanitare MEDVEGJA,do të mundohet që edhe në ardhmën t’e jap një kontribut sa do të vogël,për ti përkrah familjet shqiptare në Medvegjë.
ME FAT FESTA E KURBAN BAJRAMIT!
Shoqata e Pavarur Humanitare,,Medvegja”
Kryesia Zenel Neziri,Kryetar
05.11.2011
Martigny-Fully,ZVICËR
________________________
Urim për festën e kurban bajramit
OVL e UÇPMB-së të gjithë besimtarëve të fesë Islame Ju uron gëzuar Kurban Bajramin me dëshirën që kjo Festë të na bashkojë akoma mes veti duke mënjanuar ndarjet e duke kultivuar unitetin në rrugën drejt aspiratave tona shekullore, si domosdoshmëri edhe sot aktuale për ne shqiptarët.
E bëftë Zoti që Festa e Kurban Bajramit të stolisë familjet tona me sa më shumë gëzim, dashuri, mirëkuptim e solidaritet të ndërsjellë .
Preshevë, 05.11.2011.
OVL e UÇPMB-së
Kryetar, Ramadan Ismaili
________________________
A gj e n c i a e L a j m e v e
MEDVEGJAERE
Medvegjë
URIME KURBAN BAJRAMIN
Më, 5.11.2011
staffi i agjencisë
________________________
Shoqata për trashëgimi dhe krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës në Preshevë i uron kurban – bajramin të gjithë besimtarëve muslimane të Luginës së Preshevës duke i dëshiruar festë të mbarë, harmoni në familje dhe mireqenie në jetë, ne emrin tim personal, të këshillit drejtues dhe anetareve të shoqatës.
Preshevë, më 04 nentor 2011
Kryetari,Xhemaledin Salihu
________________________
Urim nga Portali Shembulli
Portali Shembulli.COM ua uron të gjithëve festën e Kurban Bajramit.
Urojmë që paqja, dashuria dhe harmonia të ju shoqërojnë gjatë kësaj feste. Qoftë kjo festë pikënisje për një jetë më të mirë, përmirësim i raporteve me njëri-tjetrin.
Lusim Allahun të na pranojë veprat tona të mira,të na falë për gabimet tona dhe të shtoj unitetin mes nesh.
URIME!
________________________
Gëzuar festën e Kurban Bajrami nga SHHLP-Zvicër
Përmes pak fjalëve të këtij telegrami urues, iu drejtohemi familjeve të dëshmorëve, jetimëve, invalidëve të luftës, bëmirësve dhe të gjithë atyre që ai duan të mirën atdheut, se edhe ne pjesa tjetër e atdheut, që jemi në diasporë, si në ditë gëzimi por edhe sprova të ndryshme, jemi me atdheun tonë, prandaj, mundohemi të ndajmë këtë ditë gëzimi edhe me Ju vëllezër kudo që ndodheni.
Shoqata jonë humanitare, është munduar dhe po mundohet e do të mundohet edhe në të ardhmen, me kryesinë e saj dhe me anëtarët e vullnetmirët, që ti ndihmohet atyre që kanë nevojë. Kemi ndarë ndihma dhe së shpejti do të ndajmë edhe ndihma tjera. Prandaj, gëzuar këtë festë, le të mbretëroftë gjithmonë e mira në shtëpitë tuaja dhe në tërësi. Perendia e bekoftë popullin tonë dhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Gëzuar.
rrespekt Kriesija e SHHLP Gossau, St.Gallen



5 Nëntor 2011
-Lajmet-