RSS

Veteranët e UÇPMB-së në Luginën e Preshevës kërkojnë që përfaqësuesit shqiptarë të Luginës të përfshihen në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit

4 Shkurt 2011

-Lajmet-

Veteranët e UÇPMB-së në Luginën e Preshevës kërkojnë që përfaqësuesit shqiptarë të Luginës të përfshihen në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit

Veteranët e UÇPMB-së në Luginën e Preshevës kërkojnë që përfaqësuesit shqiptarë të Luginës të përfshihen në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit.

Këtë e ka deklaruar ish-kryetari i OVL të UÇPMB-së, Lulzim Ibishi, duke kërkuar alarmimin e këtij qëndrimi nga faktorët politik shqiptar në rajon.

“Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e delegacionit kosovar pasi këto bisedime me siguri do të bëhen ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, e jo ndërmjet dy gjegjësisht tri shteteve. Njëherë e përgjithmonë duhet të definohet dallimi ndërmjet këtyre dy popujve”, ka theksuar veterani i ushtrive çlirimtare shqiptare, Lulzim Ibishi.

Veteranët e UÇPMB-së kanë akuzuar autoritetet serbe për dënimin e nëntë shqiptarëve me mbi një shekull burg për akte të montuara.

“Aktgjykimi kundër nëntë shqipatrëve është plotësisht i motivuar politikisht. Këta të dënuar nuk kanë as edhe një lidhje me çfardo krimi. Për shkak të këtij procesi të montuar politik duhet vendosmërisht të reagojnë Institucionet e Kosovës, Shqipërisë, partitë pushtetare të Shqiptarëve të Maqedonisë dhe politika gjithpërfshirëse e Luginës së Preshevës e cila gjithë këtë duhet ta dërgojë deri te të gjitha Institucinet më të larta të Bashkësisë Ndërkombëtare.
Ky është obligim moralo – kombëtarë sepse e gjithë kjo është e sinkronizuar me programet anti – shqiptare siç është raporti i Dick Marty”, theksoi Lulzim Ibishi.

bujanoci.info

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply