RSS

Viti i Ri i gëzon fëmijët edhe në Tupallë

30 Dhjetor 2010

-Lajmet-

Viti i Ri i gëzon fëmijët edhe në Tupallë

Tupallë-Medvegjë,29 dhjetor(medvegja.net)

Në prag të festës së Vitit të Ri, në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë të Medvegjës, fëmijët nxënës morën dhurata.

Këshilli i Bashkësisë Lokale në Tupallë e kishte marrë një inciativë që të gjithë nxënësve të kësaj shkolle t’u ndajë nga një dhuratë, në mënyrë që festa e Vitit të Ri të shënohet edhe për ata, siç bëhet në mbarë botën.

Nxënës të shkollës fillore “Zenel Hajdini” Tupallë

Dhuratat në emër të Këshillit të Bashkësisë Lokale në Tupalle i ndau kryetari i kësaj bashkësie, zotëri Sokol Halimi, i cili shprehu kënaqësinë e tij të veçantë që këtyre fëmijëve mund t’ua shtojë sadopak buzëqeshjen.

Edhe fëmijet e shkollës shprehën gëzimin e tyre që edhe këtë vit nuk u harruan dhe kështu festat e fundvitit u bënë më të këndshme për ta./Albert Salihu-medvegja.net/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply