RSS

Vritet ish-ushtari i UÇPMB-së Besim Ymeri nga Rainca

28 Shkurt 2011

-Lajmet-

Vritet ish-pjesëtari i UÇPMB-së Besim Ymeri nga Rainca

Cyrih, 27.02.2011(medvegja.net)

Në një zënkë në Neuchatel të Zvicrës vritet në rrethana mizore bashkëkombësi dhe ish-pjesëtari i UÇPMB-së i zonës së Karadakut Besim Ymeri nga Rainca, Komuna e Preshevës.

Besim Ymeri ishte ish-pjesëtarë të UÇPMB-së për zonën e Karadakut të Preshevës. Besimi u radhit që nga ditët e para në njësitë e UÇPMB-së, ku më vonë sistemohet në Policinë Ushtarake të UÇPMB-së për zonën e Karadakut. Ai ishte një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të dëshmorit të UÇPMB-së Nijazi Azemi, i njohur si komandant “Mjekrra”.

Vrasja ka tronditur gjithë bashkëvendësit, bashkëluftëtarët, shokët dhe miqtë e Besimit. Jo vetëm Rainca por e gjithë “Lugina e Preshevës” humbën një ish-luftëtarë të denjë të UÇPMB-së. Shkathtësia dhe trimëria e tij e bënë atë gjatë luftës të pavdekshëm, kurse liria e bëri që të ndahet nga kjo botë pa pritur dhe pa dashur.

Besimi 32 vjeçar jetonte dhe punonte në Neuchatel të Zvicrës dhe e lenë pas gruan me dy fëmijë.

Lavdi Dëshmorit Besim Ymeri dhe gjithë Dëshmorëve te Kombit!

Muhamet Ilazi

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply